Ngjarja është vendosur në ndalimin me ligj të pijeve alkoolike në vitin 1930. Një polic i korruptuar zbulon se kontrabandisti më popullor i qytetit ka qenë i infiltruar me vampirët.
Pasi zgjohet dhe zbulon se i është nënshtruar një kirurgjie plastike për ndryshim gjinie, një vrasës kërkon me çdo kusht të gjejë doktoreshën përgjegjëse për këtë gjë.
Një i plagosur me plumb kokës, e gjen vetën në spital pa ndjenja dhe kur zgjohet i duhet të zbuloje se kush e plagosi e cili është vet. Mos e humbisni këtë film plot aksion!
Në Kaliforni, në vendin e mollëve, 900 punonjës sezonalë u ngritën “në betejë të dyshimtë” kundër pronarëve të tokës. Grupi vazhdon një jetë më vete, më të fortë sesa ajo e anëtarëve individualë të tij dhe më të frikshme. E drejtuar nga Xhim Nolani, greva bazohet në idealizmin tragjik, në “kurajën për të mos u nënshtruar apo dorëzuar kurrë.” Botuar në vitin 1936, libri "Në Betejë Të Dyshimtë" konsiderohet si vepra e parë e madhe e autorit fitues të çmimit Pulitzer, Xhon Stajnbek.
Një grup gangsterësh të drogës ju hakmerren një grup policëve si dhe familjeve të tyre shkaku se ata përfshihen ne nje aksion per ti zbuluar dhe per ti kapur ata gangëster të drogës.
Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
Një komedi me në qendër tre roje sigurie muzeu që sajojnë një plan për të vjedhur veprat e artit me të cilat janë lidhur shumë, përpara se t'i transferojnë në një muze tjetër.
Në veri të Nju Jorkut, dy adoleshentë kanë për detyrë të pastrojnë rulotën e vjetër të babit të njërit prej tyre në një pronë të braktisur. Djaloshat habiten kur gjejnë brenda tre kriminelë në arrati.
Një avokat i ri mbrojtjeje has vështirësi me një çështje vrasjeje e cila nuk është e thjeshtë sa duket kur mafia përfshihet. Ai kupton shumë shpejt se për të mbajtur veten dhe klientin e tij gjallë, duhet të veprojë kundër ligjit.
Filmi tregon jetën e tre djemve të rinj që jetonin në getot e Krenshout në Los Anxhelos, duke treguar çështjet e rracës, marrdhëniet, dhunën dhe idetë e së ardhmes.
Një yll tradicional amerikan kolegji dhe mbretëresha e tij e bukurisë shohin se si jeta e tyre perfekte shembet, kur vajza e tyre bashkohet me protestat e viteve 60 në Amerikë.
E tërhequr nga shkaku rrënjësor i sjelljes së dhunshme, psikologia me famë botërore, doktoresha Amanda Tajler, e kap mundësinë e intervistimit dhe analizimit të të burgosurit të dënuar me vdekje, Xhekson Shei. Gjatë intervistës dhe fatit të Xhekut të varur në një fije, Amanda duhet të vendosë nëse duhet lejuar apo jo heqja e dënimit me vdekje për të.
KUJDES: KY FILM PERMBAN NUDITET DHE SKENA DHUNE! Një burrë i thjeshtë e gjen veten hero pas një sulmi në restorantin e tij. Por akti i tij heroik sjell në qytet jo vetëm gazetarë e kanale televizive, por edhe disa miq nga e kaluara e errët.
Një djalosh i pasur planifikon një rrëmbim të sajuar të gocës që dashuronte në mënyrë që të bëhej hero dhe të fitonte vëmendjen e saj. Por kur një nga rrëmbyesit e paguar aksidentalisht u vra gjatë sajesës, u detyrua të shpëtonte jetën e saj pa u zbuluar.
I frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Një grup adoleshentësh të fiksuar pas famës, Rebeka (drejtuesja), Marku, Niki, Semi dhe Kloi, të njohur si Rrethi i Bizhuterive, përdorin Internetin për të gjurmuar vendndodhjen e njerëzve të famshëm në mënyrë që t’u grabisin shtëpitë. Në viktimat e tyre përfshihen Paris Hilton, Lindsay Lohan, Megan Fox, Rachel Bilson, Adriana Patridge dhe Orlando Bloom.