Disa vrasje të mistershme, të lidhura me njëra tjetrën, ndodhin në një fshat të vogël. Sherifi përpiqet ta zbuloj vrasësin, por ai është gjithmonë një hap përpara.
Një burrë e një grua, të dashuruar në fshehtësi, vetëm në një dhomë. E dëshirojnë njëri-tjetrin, e duan dhe madje edhe e kafshojnë. Në muzg, nuk janë më asgjë. Të paktën burri mendonte se nuk ishin asgjë. Tani, nën hetimin e policisë dhe gjykatës, për çfarë akuzohet ai?
Një lojtar bejsbolli pasi përfshihet në manipulimet e basteve bie viktimë e një kurthi që i bëhet kreut te organizatës së manipulimit të ndeshjeve. Pas kësaj ai pranohet në një organizatë kriminale huash, në të cilën bëhet pjesë e luftës midis klaneve brenda saj.
Një nuse zgjohet nga koma për katër vjet, foshnja që mbante në bark ka vdekur. Tani asaj i mbetet të hakmerret ndaj skuadrës së vrasësve që e tradhtoi, në të cilën bënte pjesë.
Një gjuetar ndihmon të zbardhet vrasja e një të reje indiane dhe e përdor çështjen si mjet shpagimi për një veprim të papërgjegjshëm të mëhershëm që përfundoi në tragjedi.
Një kriminel famëkeq detyron dy hajdutët më legjendarë të makinave të bëjnë një vjedhje tepër të rrezikshme për të fituar lirinë e tyre. Së bashku me dy vajzat, ekipi ka një javë kohë të realizojë grabitjen më të madhe ose rrezikojnë të humbasin gjithçka, përfshirë dhe jetën e tyre.
Një detektiv cinik i papunë bashkohet me një ish-mbrojtës të papunë për të zbardhur një çështje vrasjeje që përfshin një ekip futbolli dhe një politikan.
Tre delikuentë të mitur janë dënuar në institucionin korrektues ku ata ndeshen me dhunë bandash, vdekje, dhe ngacmimet nga stafi dhe të burgosur të tjerë.
Një perëndimor i quajtur Kasei, studion arte marciale në Japoni. Atij i kërkohet të kthehet në Nju Jork në mbrojtje të Yoroi Bitsu, një arkë që përmban armët e nixhës së fundit Konga.
Një vrasës policësh kërkon hakmarrje. Dy kolegë të rinj vendosin të bashkëpunojnë për të kapur kriminelin që po u vret kolegët. Nganjëherë drejtësia nuk anon nga të drejtit.
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! "Më Përdhuno" : Dy vajza të margjinalizuara nga shoqëria fillojnë një tur seksi dhe dhune, duke thyer rregulla, duke vrarë burra ...
Duke ndjekur udhëzimet e përpiluara në fletoren e djalit të saj gjeni, një nënë e vetme mundohet të shpëtojë një vajzë të vogël nga duart e njerkut të saj.
Një trashëgimtare e kyçur brenda apartamentit të saj për rreth 20 vjet detyrohet të përballet me frikën e saj më të madhe, pasi një nga fqinjët vritet...
Stefani Plam është pa punë dhe e sapo divorcuar. Ajo fillon punë si agjente private te kompania e kushëririt të saj dhe detyra e saj e parë është të gjejë një ish polic të kërkuar, që ndodh të jetë dhe ish i dashuri i saj.
Në Bangkok, Kham i ri u ngrit nga babai i tij në xhungël me elefantët si anëtarë të familjes së tyre. Kur elefanti i tij i vjetër dhe Kern fëmija janë vjedhur nga kriminelët, Kham e kupton se kafshët janë dërguar në Sidnei. Ai udhëton në Australi, ku e vendos elefantin foshnje në një restorant në pronësi të së keqes Madame Rose, kreu i një mafie ndërkombëtare Thai. Me mbështetjen e rreshterit efikas gjerman, Mark, i cili ishte i përfshirë në një komplot, Kham lufton për të shpëtuar kafshën nga mafiozët.
I akuzuar për vrasjen e vëllait të tij gjatë adoleshencës, Salvadori jeton i vetëm në Patagonia. Disa dekada më vonë, vëllai i tij Marko së bashku me gruan, vijnë për ta bindur atë të shesë tokat që trashëgojnë nga babai.
Filmi ka të beje rreth qëndrimit të zyrtareve të larte të qeverise mbi një çështje serioze qe vonesa e marrjes se një vendimi çon në përkeqësimin e gjendjes.
Një vajzë e re e cila vuan nga humbja e kujtesës pasi i shpëtoi zjarrit ku humbi jetën mikja e saj e fëmijërisë, nis një rrugë plot vuajtje drejt shërimit.
Pas hekurave të brugut, një njeri ka planifikuar vetëm një gjë... të hakmerret për vrasjen e vëllait të tij. Tani i lirë dhe vetëm me një qëllim në jetë, ai po eliminon një nga një të gjithë fajtorët. Por sa më shumë i afrohet fundit të “listës”, aq më në rrezik vihet jeta e tij dhe pas i janë vënë, një polic në prag të pensionit dhe një vrasës me pagesë shumë i zoti.