Botët përplasen kur Mavela, anëtare e bandës “Bronksi i Zi”, takohet me Marvinin, një anëtar i një bande rivale marokene. Ata nuk munden t'i rezistojnë tërheqjes që kanë për njëri-tjetrit. Vetëm kur ata fillojnë të imagjinojnë një jetë tjetër për veten e tyre, një incident i tmerrshëm i kujton Mavelës se cilës botë i përket.
Hirushja lufton që t'i shpëtojë planeve të liga të njerkës dhe gjashtë vajzave të saj. Të gjithë jetojnë në bordin e anijes "Megaride", një anije e bllokur në portin e Napolit, një qytet me të ardhmen e shkatërruar.
Një agjente e FBI-së e cila beson në ideale vendoset në një task forcë të emëruar nga qeveria për të luftuar kundër trafikantëve të drogës në kufirin SHBA-Meksikë.
Kur JV nis të merret me drogë për të përballuar jetën e tij të dyfishtë, fati i tij lidhet me dy burra të tjerë Horhe, nje i arratisur që fshihet nga mafia serbe dhe nga polica dhe Mrado, anëtar i mafias që është në kërkim të Horhes.
Kajli dhe Sara Miller i kanë të gjitha: një vilë të stërmadhe, makina luksoze dhe potencialin për të patur romancë në marrëdhënien e tyre. Ai sapo është kthyer nga një udhëtim pune dhe vajza e tyre Eivëri del fshehurazi për të shkuar në një festë, kur katër kriminelë të veshur me uniforma sigurie dhe maska skish hyjnë brenda në shtëpi. Ata duan çfarë ka brenda në kasafortë: para dhe diamante. Gjatë orëve në vazhdim, historitë e katër grabitësve si edhe të gabimeve në martesën e Kajlit dhe Sarës hyjnë në lojë. A ka vend këtu për heroizma?
Fredi Gruger kthehet në këtë Makth Në Rrugën Elm, një ri-imagjinim kontemporan i horrorit klasik. Një grup adoleshentësh nga periferia ndajnë një lidhje të përbashkët me njëri-tjetrin: po përndiqen të gjithë nga Fredi Kruger, një vrasës tmerrësisht i shpërfytyruar që i gjuan në ëndrrat e tyre. Për sa kohë që ata qëndrojnë zgjuar, mund ta mbrojnë njëri-tjetrin... por kur i zë gjumi, nuk ka shpëtim.
Kur detektivet e qytetit te madh refuzojnë të investigojnë me te tej vrasjen qe kishte lidhje me bandat te vëllait te tij, Sherifi i qytetit të vogël Majkell Spenser heq dore nga dinstiktivi dhe shkon ne fshehtësi për të gjetur vrasësin dhe të hakmerret për vdekjen e vëllait.
Një ekip marine zbulon një thesar nën ujë në një liqen të Bosnjes. Për ta marrë i duhet të kalojnë një sërë peripecish duke qenë se liqeni i përket territorit të armikut. Por thesari është aq i çmuar sa asgjë s'mund t'i ndalojë në marrjen e tij, edhe pse gjërat dalin pak jashtë kontrollit.
Një inspektor së bashku me ndihmësit e tij merr përsipër një çështje për përdhunim dhe vrasje të dyfishtë, e cila implikon një grup studentësh dhe ishte quajtur si e zgjidhur por që nuk ishte zgjidhur. Por kjo çështje është më e ndërlikuar seç pritej dhe...
I frymëzuar nga ngjarjet e arratisjes jo të bujshme në vitin 1983, te 38 të burgosurve të IRAs nga një burg i sigurisë së lartë. Kjo ka qenë arratisja më e madhe në Evropë, që prej Luftës së dytë Botërore.
Një emigrant i paligjshëm nga kontinenti kinez hyn në Hong Kongun e korruptuar, të kolonizuar nga britanikët në vitin 1963, duke u transformuar në një trafikant droge të pamëshirshëm dhe në rritje.
Majk Fallon, Njeriu i Aksidentit, është një vrasës gjakftohtë, metodat e të cilit ndjellin policinë dhe kënaqin klientët e tij. Ai është më i miri në atë që bën. Por kur një person i dashur futet në botën e krimit të Londrës dhe vritet nga skuadra e tij, Falloni detyrohet të marrë hak për vdekjen e të vetmit person që kishte vlerë për të.
Gjatë vetë shkatërrimit të një komuniteti në periferi në vitin 1950,
për një familje në dukje normale, bastisja e shtëpisë do të ketë pasoja të tmerrshme.
Një adaptim i rrëfenjës klasike të Dikensit, ku një djalë jetim njihet me një hajdut xhepash në rrugët e Londrës. Nga atje, ai hyn në një jetimore ku djemtë janë stëvitur për të vjedhur për mjeshtrin e tyre.
Djali i një oficeri shumë të famshëm në Korenë e Veriut, dyshohet se është vrasës serial nëpër botë. Për të kapur vrasësin Korea e veriut dhe e jugut bashkë me interpolin, vihen në kërkim të tij.
Një ish-polic (John Hawkes) gjen trupin e një vajze dhe përmes një akti vetëshpengimi, bën çdo gjë për të gjetur vrasësin, por pa dashje vë familjen e tij në rrezik dhe kapet nga disa personazhe të errëta gjatë rrugës.
Një detektiv, që po vuan thellësisht humbjen tragjike të gruas dhe së bijës, caktohet kryehetues për gjetjen e vajzës së rrëmbyer të ambasadorit të SHBA-së në Kanada. Vendosmëria për ta gjetur me çdo kusht adoleshenten e humbur në mënyrë misterioze, do ta vërë përballë të papriturave të paparashikueshme...
Trupat po shfaqen nëpër qytet e secili prej tyre ka patur një vdekje të tmerrshme. Gjatë kërkimeve, provat të çojnë tek një person: John Kramer. Si është e mundur? Burri i njohur si "Pazëlli" ka vdekur prej më shumë se një dekade.
Pas vdekjes së babait, Brit Reid, trashëgimtar i një pasurie të madhe, bashkon forcat me asistentin e të atit Katon për t'u bërë skuadra e maskuar në ndjekje të krimit...
Kapitali i madh dhe bisedat e shpejta janë lojërat e kësaj kapele krimi që bashkon aleatë të pamundur nga anë të ndryshme të ligjit. Secili prej tyre ka motivet e veta, por do të duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët – të zënë në grackë mashtruesin më legjendar në botë.