Vijay është marrë nga një oficer policie për të luajtur rolin e personit që i ngjan, Doni, i cili është lideri i një
organizate droge. Gjërat shkojnë keq për Vijayit kur oficeri i policisë vdes dhe ai duhet të mbrojë veten.
Gjashtë hajdutë dëshirojnë të ndryshojnë jetën e tyre duke vjedhur naftën e transportuar nëpërmjet tubacioneve nëntokësore në Kore. Por, ai që në nisje duket si një plan fitimprurës, do t’i vërë ata para zgjedhjeve të vështira për t’u bërë...
Ndërsa ishin me pushime në fshatin Uiskonsën, pesë miq kërkojnë strehim në një ndërtesë të vetme pasi automjeti i tyre përplaset në një stuhi dëbore të egër. Pa shërbim celular, grupi ndahet për të gjetur ndihmë, por kur ribashkohen, njëri prej tyre gjendet i vdekur.
Në mesin e viteve 1990, Frenk Paterno, bos i mafies në Montreal, shpreson të legjitimojë operacionet e tij kriminale duke investuar 180 milionë dollarë në një projekt ambicioz: ndërtimin e urës së Mesinës, e cila do të lidhte Sicilinë dhe Italinë jugore.
E përpiktë dhe e aftë nga natyra, Kate është shembulli perfekt i një vrasësje të shkëlqyer. Por kur ajo del huq në një detyrë që synon të vrasë një anëtar të mafias në Tokio, ajo zbulon se është helmuar, një ekzekutim i ngadaltë që i jep asaj më pak se 24 orë për të marrë hak ndaj vrasësve të saj. Ndërsa trupi i saj përkeqësohet shpejt, Kate krijon një lidhje emocionale me vajzën adoleshente të një prej viktimave të saj.
Medison është e paralizuar nga vizionet shokuese të vrasjeve tmerruese, dhe torturimi I saj përkeqësohet teksa zbulon që këto ëndrra janë në fakt realitete tmerruese.
Marrëdhënia e ndërlikuar që u krijua midis analistit të FBI -së Bill Hagmaierit
dhe vrasësit serial Bundit gjatë viteve të fundit të Bundit në dënim me vdekje.
Kjo është historia e një prej vjedhjeve më të mëdha në Amerikë, kur në 1975, një grup kriminelësh të thjesht arrin t’i vjedh 34 milion dollarë mafias italiane.
Udhëtimi i një djaloshi të ri në kërkim të vendi që të mund t’i përkiste u shndërrua në një aventurë të mbushur me rrezik, zbulime dhe miq të papritur, për të kuptuar që jemi ne vetë që e krijomë shtëpinë tonë.
E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Mudi, Ana është vrasësja me kontratë më e aftë në botë.
Sidoqoftë, kur Mudi vritet brutalisht, ajo zotohet të hakmerret për njeriun që i mësoi asaj gjithçka që di.
Një thriller që ka në qendër të tij një vrasës të trajnuar dhe trajnuesin e tij. Vrasësi Hallam (Benicio Del Toro), përndiqet nga makthet, që nga pjesëmarrja e tij në luftën e Kosovës dhe, ai nuk arrin dot t’i japë fund manisë së tij për të vrarë… Tashmë, mësuesi do të jetë përballë nxënësit, në një rivalitet ku herë pas here, kufiri mes të mirës dhe të keqes bëhet i padukshëm.
Një agjent special ka 8 vite i infltruar thellë në tregun e organizuar kriminal të Azisë, ku ai bëhet krahu i djathtë i një prej bosëve. Nik tani ka filluar të ndjejë besnikëri ndaj shoqërisë së re dhe parave.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.
Një turist amerikan përfundon në arrati në Greqi pasi një aksident tragjik e zhyt atë në një komplot politik që e ka kthyer atë në një objektiv vrasjeje.
Pasojat e vrasjes nga policia të një njeriu me ngjyrë, të treguara përmes syve të kalimtarit që filmoi aktin, një oficeri policie afro-amerikan dhe një fenomeni bejsbolli në shkollë të mesme, të frymëzuar për të mbajtur një qëndrim.