40 vajza 13 vjeçare rrëmbehen dhe për 6 vite trajnohen me forcë për të qenë vrasëse. Të mbijetuarat e trajnimit arrijnë të jenë vrasëset me famë ndërkombëtarë, të njohura si kukullat kineze. Një agjent i CIA-s bie në gjurmët e tyre.
Pas rreth 50 vitesh i fshehur Fytyrë-lëkura rikthehet për të terrorizuar një grup shokësh që aksidentalisht i prishin qetësinë në një qytezë të braktisur në periferi të Teksasit.
Mei, një vajzë e vogël mendja e së cilës mban një kod numerik të paçmueshëm, e gjen veten të ndjekur nga Triada, Mafia ruse dhe policia e korruptuar e Nju Jorkut. Në ndihmë i vjen një ish-boksier jeta e të cilit është shkatërruar nga gangsterët që po ndjekin Mein.
Një ish-marins caktohet për të mbrojtur një vajzë e cila ka informacione për një korporatë ushtarake të korruptuar, por gjërat keqësohen kur ai dhe ekipi i tij sulmohen gjatë rrugës nga...
Kur i dashuri i saj humbet paratë e një mafiozi, Savi vrapon kundër orës për të shpëtuar ditën vetëm nëse ajo mund të dalë nga një cikël rrugësh pa krye.
Një punonjëse teknologjie, që vuan nga agorafobia, zbulon prova të regjistruara të një krimi të dhunshëm, por përballet me rezistencë kur përpiqet ta raportojë atë. Duke kërkuar drejtësi, ajo tani duhet të bëjë atë së cilës i frikësohet më shumë: duhet të largohet nga banesa e saj.
Një studente e re, pasi humbet bursën për shkak të disa fotove të dala në internet të saj e pirë në një festë, ajo bëhet bashkë me një djalë që punon tek fotokopja e shkollës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Një burrë ambicioz që ka talent për të manipuluar njerëzit, hiqet si medium dhe lidhet me një psikiatre femër, e cila është edhe më e rrezikshme se ai.
Kur Patrizia Reggiani, një e huaj modeste, martohet me trashëgimtarin e familjes Gucci, ambicia e saj e shfrenuar për trashëgiminë e familjes shkakton një spirale të pamatur të tradhtisë, dekadencës, hakmarrjes dhe përfundimisht vrasjes.
Xhejk bën një jetë të qetë duke u kujdesur për familjen e tij derisa ai ndiqet nga kriminelët e dhunshëm Punxhabi dhe Meksikanë pas një grabitjeje të dështuar.
I torturuar nga e shkuara, një punonjës plehrash i quajtur Klin mundohet të jetojë një jetë të qetë. Por e gjen veten t'i kthehet të shkuarës së tij të dhunshme.
Kur motra e saj vritet dhe zbulohet jeta e saj e dyfishtë si interpretuese në internet, Grejs injoron paralajmërimet e një detektivi gjakftohtë dhe përfshihet në këtë rast.
Një ish-polic i turpëruar kërkon ngushëllim duke u zhvendosur i vetëm në pyll, por jeta e tij e qetë merr fund kur e rekrutojnë si hetues privat për të hetuar një vrasje.
Borrego ndjek një botanist të ri i cili zhvendoset në një qytet të vogël të shkretëtirës për të studiuar një specie bimore pushtuese. Ajo duhet të luftojë për mbijetesën e saj kur rrëmbehet nga një drogaxhi i papërvojë pasi avioni i tij rrëzohet në shkretëtirë.
Kur ish-skiatorja e verbër Sophie shkon për t’u kujdesur për macen në një rezidencë të izoluar, tre hajdutë hyjnë për kasafortën e fshehur. Mbrojtja e vetme e Sophie-së është veteranja e ushtrisë Kelly. Kelly ndihmon Sophie-në të mbrohet kundër hajdutëve për të mbijetuar.