Në Vigjilje të Krishtlindjes, një oficer sigurie në aeroport duhet të përballet me një prej çasteve më të tmerrshme të jetës, në të cilin rrezikohet jeta e tij dhe mijëra njerëzve prej një sulmi të planifikuar me detaje nga profesionistë të vërtetë.
Adam Lang, është një ish- kryeministër britanik dhe gjen strehë në një ishull në bregun lindor të SHBA gjatë një dimri, ku ai shkroi autobiografinë e tij. Kur këshilltari i tij vdes, një shkrimtar i dërgohet në ishull për ta ndihmuar atë për të përfunduar librin e tij.Shkrimtari “Anonim” hyn në një botë ku asgjë nuk është ashtu si duket dhe përfshihet në vorbullën e intrigave seksuale, politike dhe letrare.
Karta e bejsbollit të Xhimit është vjedhur. Duke qenë shpresa e tij e vetme për të paguar dasmën e së bijës,ai vihet pas hajdutëve me ndihmën e kolegut të tij, Paul.
Në shkretëtirën e pabesë përgjatë kufirit Kolumbi-Venezuelë, kontrabandistët e benzinës, të njohur si "pimpinero" rrezikojnë jetën e tyre duke transportuar karburant ilegal nëpër peizazhin e ashpër dhe mes rivalitetit të egër.
Në momentin e tij më të vështirë, Uilli, gjendet përpara një mundësie të re për të punuar me një mik të vjetër, Markusin. Duke lënë mënjanë mllefin e vjetër, së bashku me të e me mamanë e tij, planifikojnë të rrëmbejnë paratë e mbledhura në qendrën "Qyteti dhuron". Por ky plan s'do të shkojë ashtu siç duan.
Një mashtrues i mjerë dhe ortaku i tij hiqen si Babagjyshi dhe Ndihmësi i tij i vogël me qëllim që të vjedhin qendra tregtare në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Por ata hasin telashe kur mashtruesi miqësohet me një fëmijë me probleme dhe shefi i sigurisë zbulon planin dashakeqës.
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
Bastiano Tansu, shurdh-memec që në lindje, i keqtrajtuar dhe i margjinalizuar që në fëmijëri, pas vrasjes së vëllait të tij, lidhet me njërin nga dy drejtuesit e familjeve në gjakmarrje. Ai i vë në shërbim tërbimin dhe shënjestrën e pagabueshme, duke u bërë një vrasës i frikshëm.
Për të marrë hak për vdekjen e babait të tij, një artist cirku i trajnuar në magji dhe akrobaci kthehet në hajdut për të rrëzuar poshtë një bankë të korruptuar në Çikago. Dy policë nga Mumbai janë caktuar për rastin.
Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
I kapluar nga paranoja në mes të trazirave politike në Teheran, gjyqtari hetues Imani tronditet kur i zhduket arma. I dyshimtë ndaj gruas dhe vajzave të tij, ai fillon të vendosë masa të ashpra që thyejnë lidhjet familjare, ndërsa shoqëria përreth tij fillon të rrënohet.
Duke shpresuar të nisë karrierën e tij, një avokat mbrojtës merr përsipër çështjen misterioze të një industrialisti të shquar i cili akuzohet për vrasje.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Pas një vjedhjeje që shkoi keq, një hajdut dhe një jetim i trazuar duhet të shpëtojnë partnerin e tij të
rrëmbyer nga një trafikante droge të pamëshirshme dhe ekzekutori i saj joshës.
Një programues kinez dhe një modele, të joshur nga premtimi për punë me pagesë të lartë, e gjejnë veten të bllokuar në një vend të huaj si të burgosur në një fabrikë mashtrimi. Ata detyrohen të jenë pjesë e skemës së tyre të mashtrimit në internet.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, historia e Bruno Sulakut, një Arsen Lupin i vërtetë i shekullit të 20-të.
Bruno Sulak konsiderohet Arsen Lupini i shekullit të 20-të. Një burrë mbresëlënës, një mik besnik dhe një ikonë e lirisë,
Bruno lë gjurmë në historinë e banditizmit me grabitjet e tij jo të dhunshme të shumë argjendarive dhe supermarketeve. Gjithashtu, arratisjet
e tij të shumta nga burgu, adhurimi dhe koncepti i tij ndaj të ashtuquajturës 'Liri'.
Një detektiv në Boston, rikthehet në detyrë, pasi një lëndim e lë me humbje të përhershme të dëgjimit. Me detyrë që të interpretojë një dëshmitare të shurdhër, të një vrasjeje brutale mes bandash, shpejt e gjejnë veten të ngujuar në një ndërtesë apartamentesh pothuajse në shembje, ku vrasësit mundohen t’i eleminojnë.