Një histori që rrotullohet rreth 2 vëllezërve që vizitojnë familjen e tyre dhe zbulojnë se martesa prindërve të tyre është në prag të kolapsit, familja është duke kaluar nëpër një vështirësi financiare dhe drama të tjera shpalosen.
Ata rikthehen përsëri të sjellin një tjetër dasmë të madhe greke. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 14 vite, asnjëri prej aktorëve nuk mungon në serinë e dytë.
Familja Portokalos do të ndeshet me një sfide të re kur zbulojnë një të fshehtë të së shkuarës. Shumë probleme dhe telashe do të dalin gjatë rrugës, por ata do tregojnë se një familje e bashkuar mund të përballojë gjithçka.
Dasma Ime e Madhe Greke:
Grekja Toula Portokalos bie në dashuri me një jo-grek dhe përpiqet që familja e saj ta pranojë djalin që ka zgjedhur, ndërkohë që është kthyer në kushtet e trashëgimisë dhe identitetit të saj kulturor.
Gjatë fluturimit të tyre për në Amsterdam, Haroldi dhe Kumari ngatërrohen për terroristë dhe dërgohen në Gjirin e Guantanamos... Por jo për një kohë të gjatë. Ata arratisen dhe nisen për një udhëtim përgjatë vendit për të spastruar emrat e tyre dhe për të fituar zoçkat! Por si fillim duhet të tregohen më të zgjuar se agjentët federalë, t'i shmangen Klanit dhe të sigurojnë ndihmën e njërit që mendon se është Neil Patrick Harris. Është një xhiro e egër me më të kërkuarit e Amerikës dhe më të droguarit!
Në një mbretëri idilike të ditëve të sotme i biri dashamirës i Mbretit Adam dhe Mbretëreshës Belle ua jep një mundësi shpengimi fëmijëve të personazheve të liga të Disney-t për telashet që u kanë sjellur atyre prindërit e tyre: Cruella De Vil (Carlos), Maleficient (Mal), Mbretëresha e Ligë (Evie) dhe Xhafar (Jay).
Kolombusit i është bërë zakon t’ia mbathë nga gjithçka që e frikëson. Talahasi nuk ka frikë nga asgjë. Nëse do të kishte, do t’ua kishte zhdëpur prapanicën. Në një botë të pushtuar nga zombit, këta të dy janë evoluar në dy të mbijetuar perfektë. Por tani, janë gati të përballen me perspektivën më tmerruese nga të gjitha: njëri-tjetrin.
Kelli dhe Meku po vendosen në një lagje të qetë me fëmijën e tyre, derisa në shtëpinë ngjitur transferohet një vëllazëri. Tedi është presidenti, dhe Piti është krahu i tij i djathtë, ata nxitojnë të pranojnë shoqërinë kur Kelli dhe Meku shkojnë të prezantohen si komshinj. Natë pas nate, Meku i kërkon Tedit ta ulë zhurmën tek vëllazëria, madje edhe duke pranuar një ftesë për në një festë. Kur Tedi nuk e mban fjalën dhe vazhdon të festojë, Meku njofton policinë për ta zgjidhur problemin.
Dy shokë, ish-murgj në Shaolin, ndajnë rrugët e tyre teksa shohin rebelimin ndaj qeverisë. Më ambiciozi ngrihet për tu bërë një komandant i fuqishëm në ushtri, ndërsa shoku i tradhtuar fillon të mësojë mënyrën e qetë të Tai Çi-së.
Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme që...
1872. Fileas Fog, një shpikës pa vlerë për ministrin e Akademisë së Shkencave të Anglisë, vë bast se do bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Pasportu, një kinez që ka vjedhur nga banka e Anglisë Budën Jeshil sepse i përket fshatit të tij, në çastin që po e përzinte policia u njohë me Fielas Fog dhe shikon se mënyra e vetme për t’u kthyer në Kinë është shpikësi i çuditshëm. Në udhëtimin e tyre do njohin dhe një femër dhe të tre bashkë do u bëjnë ballë pengesave që u shkakton ministri i Akademisë së Shkencave për mos të humbur bastin, i cili duhet ta paguajë humbjen me vendin e tij si ministër.
Agjenti Zak infiltrohet si një mësues kopshti në një akademi prestigjioze për të kapur një mafioz shqiptar. Në fillim ai e ka të vështirë që të miqësohet me fëmijët, por më vonë arrin të krijojë një lidhje të fortë me ta. Me anë të fëmijëve ai kupton misterin e çështjes dhe e zgjidh atë.
Greg Foker më në fund ka filluar të fitojë respektin e vjehrrit të tij ish-agjent të CIA-s, Xhek Bërns por një provë e rëndësishme ende po i pret: a do të vërtetojë Gregu që ka atë që duhet për të qenë Kumbari Foker... apo rrethi i besimit do të thyhet njëherë e përgjithmonë?
Greg Faker do te coje familjen e te fejuares se tij tek prinderit e tij por ka frike nga vjehrri dhe ato qe ai do te mendoje kur te takoje prinderit e tij. Por gjerat dalin pak jashte kontrolli rruges. Keshtu, a do te lejoje i ati i Pamit qe ata te martohen?
Greg planifikon ti propozojë të dashurës së tij, Pemit. Megjithatë, ai mëson se më parë duhet ti marrë leje babait strikt të saj. Motra e Pemit do të martohet në fundjavë. Për këtë arsye, Gregu me Pemin shkojnë për vizitë tek prindërit e saj. Shumë gjëra nuk do ti ecin mbarë Gregut, gjë që do ta vejë atë në dyshim nëse duhet të martohet me vajzën që ai dashuron.