Karl Blek e lëviz familjen e tij nga Çikago me shpresën e një jete më të mirë. Shpërngulja e tyre në Beverli Hills përkon me Spastrimin vjetor të qytetit,ku çdo krim është I ligjshëm për 12 orë.
Pasi kthehet në shtëpi për Krishtlindje, një djalë takohet me vajzën që donte në gjimnaz, e cila ishte shoqja e tij më e mirë: refuzimi i së cilës e ktheu në një feminist.
Gjatë gjithë jetës së tyre, vëllezërit Stiven dhe Blum kanë perfeksionuar artin e mprehtë të mashtrimit. Tani, ata janë gati për një punë të fundit spektakolare - të joshin Penelopën, një trashëgimtare të çuditshme, brenda një komploti të përgatitur që do t’i çojë në një udhëtim mahnitës rreth botës.
Polici i infiltruar Lukas Uait bashkohet me bandën e Vin Serentos në garat ilegale të rrugëve të qytetit. Ata janë të shpejtë si era dhe synojnë ta kalojnë të keqin Huan Karlos de la Sol. Plani i bandës është i rrezikshëm, po aq sa qesharak dhe do i vendosi ata në një përballje që mund ti jap fund gjithë qytetit.
U RREGULLUA! Një grup studentësh shkojnë në qytetin e Snikut për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, "Java e Snikut", por kur mbërrijnë atje, do t'u duhet që të përballen me diçka nga e shkuara e tyre.
Dy kriminelë, Kits dhe Moses, i japin fund miqësisë së tyre kur Kits zbulohet se është një polic i infiltruar. Më vonë, të dy detyrohen të punojnë bashkë kur Kits vendoset të mbrojë Mosesin si dëshmitar.
Për Blunë, Xhuëllin dhe fëmijët e tyre është një xhungël e vërtetë në "Rio 2", pasi ata lënë qytetin magjik për të shkuar në xhunglën e Amazonës. Në përpjekje për t'u përshtatur, Blu ndeshet dhëmb për dhëmb me Naixhellin hakmarrës. Një prej kundërshtarëve të tij më të frikshëm në botën e xhunglës bëhet edhe vjehrri i tij.
Pasi lirohet nga burgu për një krim që nuk e kishte bërë vetë, Henri do të kthehet që ta plotësojë kohën që kishte kryer në burg dhe do të bëjë objekt kryesor vjedhjen e bankës.
Pas rritjes së dhunës në zonën jugore të Çikagos, Kelvin së bashku me miqtë e tij detyrohet që të provojë të ndalojë dhunën pasi marrin vesh për një rrethim, i cili supozohet të ulë dhunën në lagje, por i cili gjithashtu me shumë mundësi do të ulë përfitimet e dyqanit.
Historia e dy adoleshentëve që fillojnë të ketë ndjenja për njëri-tjetrin pavarësisht se janë shumë të kundërt.
Dusi bëhet sërish një zhigolo prej Ti Xhejit në Amsterdam për të zbuluar Vrasësin e Zhigolove të tjerë.
Një pastrues akuariumesh qëndron në shtëpinë e një zhigoloje, vetëm për tu ngatërruar si një i tillë.
Një amerikan me ngjyrë pasi fiton një dëmshpërblim të majmë nga padia kundër një agjencie fluturimi vendos të hapë linjën e tij të avionëve në stilin e vet.
Dy detektivë portorikanë të Nju Jorkut shkojnë në Paris për të gjetur hajdutin e një çante firmato...
Pasi shpella e tyre shkatërrohet, një familje shpellash do kryejë një udhëtim nëpër një botë të panjohur fantastike me ndihmën e një djali krijues.
Kundër këshillave mjekësore dhe pa dijeninë e bashkëshortit të saj, dashamirësja Dolores Solatano e nxjerr djalin e saj të rritur, Pat Solatano i Riu, nga një institucion i shëndetit mendor në Meriland pas kufizimit të tij tetë-mujor të urdhëruar nga gjykata. Kushti i lirimit është që Pati të shpërngulet në shtëpinë e prindërve të tij në Filadelfia. Edhe pse shtrimi i Patit në çmendinë ishte për shkak se rrahu dashnorin e gruas së tij Nikit, ai u diagnostikua me çrregullim bipolar. Që atëherë, Niki e ka lënë dhe ka nxjerr një urdhër kufizimi ndaj tij.
Vardalos jep një performancë joshëse si Xhiorxhia, një profesore historie të pushuar nga puna e të kthyer në cicerone të një grupi të pagdhendur turistësh gazmorë. Xhiorxhias i ka ardhur në majë të hundës kjo punë dhe është gati të japë dorëheqjen - derisa shoku i saj i ri Ërvi (Dreyfuss) i hap sytë dhe zemrën ndaj një fakti të thjeshtë: Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për një grua të gjejë “kefin” e saj (dmth qejfin) se të lëshohet në krahët e “Perëndisë greke” (Alexis Georgoulis) i cili fshihej mu poshtë hundës së saj!
Personaliteti televiziv i Kazakstanit, Borat, shkon në Shtetet e Bashkuara për të raportuar mbi “shtetin më madhështor të botës”. Së bashku me një staf dokumentarësh që e ndjekin, Borati është më i interesuar të gjejë dhe të martohet me Pamela Anderson se sa të merret me detyrën që i është dhënë.
Kur roja i natës Antonio Guzman vritet në mënyrë misterioze, Evani organizon një ekip për kontrollin e lagjes me fqinjët e tij Bobin, Frenklin dhe Xhamarkusin për të mbrojtur lagjen dhe për të gjetur vrasësin e Antonios. Shumë shpejt ata zbulojnë se vrasësi është një racë aliene që janë duke u përgatitur për pushtimin e Tokës, dhe kështu ekipi i kontrollit bëhet shpresa e fundit e njerëzimit në Tokë.
Një djalë zgjohet nga një komë katër vjeçare dhe zbulon se e dashura e tij e virgjër dhe e pafajshme e gjimnazit është modele në një prej revistave më të mëdha në botë. Ai bashkë me shokun e tij vendosin të prishin festën e revistës dhe të fitojë përsëri zemrën e saj.
Ekuilibri i pushtetit në lidhjet e katër çifteve trazohet kur gratë fillojnë të ndjekin këshillën e librit të Stiv Harvit: Vepro si Një Zonjë, Por Mendo si Një Mashkull, për të marrë më tepër se çfarë duan nga burrat e tyre. Kur burrat kuptojnë se gratë kanë shtënë në dorë “udhëzuesin” e marrëdhënieve, vendosin se mbrojtja më e mirë është sulmi dhe thurin një plan për ta përdorur këtë informacion në interesin e tyre. Le të fillojë beteja e gjinive!
"Djali i padukshëm": Mikele është një djalë në klasë të tetë, i cili pas një feste zbulon se ka fuqinë për t'u bërë i padukshëm. Ndërkohë ai mëson për mistere që rrethojnë jetën e tij dhe për një grup paramilitar, i cili do ta ndjekë atë nga pas për shkak të fuqisë që ai zotëron.
Andi Stixer është 40 vjeç dhe punon si llogaritar në një dyqan me pajisje elektrike. Kolegët e tij e quajnë “të çuditshëm”: koleksionon ushtarë, lexon libra vizatimor, luan Nintendo, këndon karaoke në shtëpinë e tij, dhe ndjek rialiti shoun “Mbijetuesi”. Kur zbulojnë se nuk ka bërë kurrë seks në jetën e tij, përveç talljes, vendosin ta ndihmojnë. Mësimet kanë rezultat: Andi njeh dy femra, Trishën dhe Bethën. Trisha është një femër në moshën e tij, që do t’i zgjojë një dëshirë shumë të fortë erotike, por do t’i bëjë të qartë që pas dy fëmijësh dhe një martesë të dështuar, seksi është diçka që nuk i intereson. Betha është më e re dhe më e “dëshirueshme”. Pyetja është: a do t’ia dalë Andi të japë gjënë më të shtrenjtë që ka?
Piteri i shkatërruar, merr pushime për të suportuar ndarjen nga e dashura e tij, Sara, e cila është një yll televizioni. Por pa dijeninë e tij, Sara po udhëton për në të njëjtin vend së bashku me të dashurin e saj të ri. Shikoni filmin se çfarë ndodh!