Kur fqinjët e tyre të rinj bëhen një grup vajzash akoma më keq se vëllazëria që jetonte më parë aty, Meku dhe Keli bashkohen me ish-armikun e tyre, Tedin, për t'i fundosur vajzat.
Dy shokë fëmijërie, një parukier dhe një muzikant i ardhshëm Nju Jorkezë, ngatërrohen me mafian dhe detyrohen të dërgojnë $50 000 në Australi, por gjërat trazohen kur paratë humbasin me një kangur.
Bitëll është një e vetmuar që nuk pranon të jetojë me rregullat e shoqërisë. Kontakti i vetëm njerëzor është me psikiatrin e saj dhe striptisten që e punëson një herë në javë. Çdo gjë ndryshon kur ajo takon Athinën, një bjonde që do të vrasë veten, por me një sekret përbrenda.
FDR dhe Tak janë operativë të fshehtë të CIA-së dhe shokë të ngushtë... derisa të dy bien në dashuri me Lorenën joshëse dhe seksi. Miqësia e tyre vihet në provë ndërsa zhvillojnë një betejë epike për dashurinë e saj, duke përdorur aftësitë e tyre të vëzhgimit dhe një sërë pajisjesh të teknologjisë së lartë. Le të fitojë spiuni më i mirë!
Deiv Lizevski një student në shkollën e mesme dhe një ardhurues i librave komik, një ditë vendos të bëhet një super-hero, edhe pse ai nuk ka ndonje fuqi apo arsye te fortë për ta bërë këtë.
Niku është një shpërndarësh picash në një qytezë të vogël, jeta monotone e të cilit përplaset me planet e mëdha të dy dembelëve që aspirojnë për t’u bërë kriminelë. Dyshja e çmendur e rrëmben Nikun dhe e detyron të grabisë një bankë. Vetëm me pak orë në dispozicionin e tij për të përmbushur detyrën e pamundur, Niku rekruton ndihmën e ish-shokut të tij Çet. Ndërsa koha kalon, dy shokët duhet të përballen me policinë, vrasës të paguar, flakëhedhëse dhe marrëdhënien e tyre të ngatërruar.
Gudu është një person, i cili përdor pretekstin se shet larës rrobash për të flirtuar me femrat. Por çdo gjë do të ndryshojë kur njëra
nga ato do ta mallkojë Gudun dhe atij do t'i duhet që të anulojë mallkimin duke gjetur dashurinë e vërtetë.
Konsideruar si një nga filmat më të mirë komedi. Xhefri "Djaloshi" Lebovski ngatërrohet për një Xhefri Lebovski tjetër, i cili është një milioner. Ai kërkon kompensim për tapetin e tij të prishur dhe duke bërë këtë gjë ai ngatërrohet në një gjë më të madhe së bashku me shokët e tij.
Një playboy me emrin Çarli, I bindur se të gjitha lidhjet e tij janë të vdekura, njeh Evën e bukur dhe misterioze.
Duke rënë dakord për një lidhje rastësore, Çarli më vonë kupton se kërkon më shumë nga lidhja e tyre.
Një djalë që po rritet në Dublin gjatë viteve 1980 i largohet jetës të familjes së tij duke formuar një bandë muzikore që të bëj për vete një vajzë misterioze.
Në një pasdite të shtune me stuhi, gjashtë studentëve u ndodhin gjëra të tmerrshme teksa po shërbejnë për dënimet që kanë marrë. Mos vallë janë fantazmat e shkollës pas tyre?
Një histori e bukur shoqërie në kohën e luftës së Koresë. Ngjarje plot humor. Nam-bok, një ushtar i Koresë së Jugut i është caktuar të dërgojë një dokument të fshehtë që mund të vendosë mbi fatin e luftës. Pasi Nam-bok e humb këtë dokument, ai takohet me një ushtar të Koresë së Veriut dhe midis tyre do të krijohet një miqësi e pazakontë.
Në një ishull të vogël ekzotik, e Marta, një papagall i veçantë, jeton me shokët e tij të çuditshëm si në parajsë. Sidoqoftë, e Marta nuk ndalon së ëndërruari për të zbuluar botën. Pas një stuhie të fuqishme, e Marta dhe shokët e tij zgjohen për të gjetur një krijesë të çuditshme në plazh: Robinson Kruzonë. E Marta menjëherë e sheh Kruzonë si një biletë për të zbuluar vende të reja. Gjithashtu Kruzo shumë shpejt e kupton se e vetmja mënyrë për të mbijetuar në ishull, është ndihma e Martës dhe shokëve të tij. Nuk është e lehtë në fillim sepse kafshët nuk flasin gjuhën e njerëzve. Me ngadalë ato të gjithë jetojnë në harmoni, deri një ditë kur dy mace të egra, shpresojnë të marrin në kontroll ishullin. Një betejë fillon mes maceve dhe grupit të shokëve por Kruzo dhe kafshët e tjera zbulojnë fuqinë e miqësisë të vërtetë e cila është mbi të gjitha, madje edhe më e fortë se macet e egra.
Alan Klei, një agjent shitjesh dikur i suksesshëm, dërgohet nga kompania e tij t'i shesë mbretit të Arabisë Saudite një program holografik. Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, ai arrin të gjejë veten dhe të lërë pas dështimet e së shkuarës.
1941. Në Francën e përgjumur në shekullin e 19-të, të qeverisur nga avulli dhe Napoleoni V, ku shkencëtarët zhduken në mënyrë misterioze, Avril, një adoleshente, shkon të kërkojë prindërit e saj shkencëtarë të humbur.
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.