Trip Kenedi hyn në një bankë gjatë kohës së mbylljes, menjëherë sapo dy banda të ndryshme shfaqen për ta grabitur. Një përleshje me armë shpërthen dhe Tripi kap sportelisten e zgjuar dhe të bukur Ketlin, për ta mbrojtur. Njëra bandë duket qartë që janë profesionistë ndërsa tjetra vetëm një çift budallenjsh. Sistemi i sigurisë së bankës nis mbylljen e përditshme dhe i mbyll të gjithë brenda në ndërtesë. Ndërsa nata kalon, një lojë gazmore maceje dhe miu zhvillohet ndërsa Tripi dhe Ketlin përpiqen t’i shpëtojnë të gjithë, të mos vriten dhe të mos bien në dashuri me njëri-tjetrin... pothuajse.
Ish modelët Derek Zulender dhe Hensel rikthehen në botën e modës pas një pushimi të gjatë. Ata do të përballen me misterin e vrasjes të shumë yjeve të popit dhe do të ndihmohen nga një punonjëse seksi e Interpolit. Zbulimet që ata bëjnë do i çojnë drejt aventurave të rrezikshme.
Të gjitha kafshët e parkut zoologjik Frenklin e duan mirëmbajtësin e tyre zemërmirë, Grifin Kis. Duke e gjetur veten më rehat me një luan se me një femër, Grifini vendos se mënyra e vetme për ta fituar vajzën e ëndrrave të tij është të largohet nga parku dhe të gjejë një punë më joshëse për t’i fituar zemrën. Kafshët, në gjendje paniku, vendosin të thyejnë kodin e tyre të heshtjes dhe zbulojnë sekretin e tyre më të madh: që mund të flasin! Për ta penguar Grifinin që të mos largohet, ata vendosin t’i mësojnë rregullat e të ardhurit rrotull një femre - sipas stilit të kafshëve!
Një roje në një kompani furgonësh të blinduar në pjesën jugore të SHBA-së, organizon një nga grabitjet më të mëdha bankare në historinë e Amerikës. Bazuar në grabitjen e Lumis Fargo në Tetor të vitit 1997.
"Shkolla e Mesme: vitet më të këqija të jetës sime" : Adoleshentit të urtë dhe shumë krijues Rejf Katçadorian i ka ka ardhur në majë të hundës me manitë e shkollës së tij për rregullat aq sa kjo dëmton çdo lloj kreativiteti. I dëshpëruar për të ndryshuar gjërat, Rejf dhe shoku i tij i ngushtë krijojnë një plan: të thyejnë çdo rregull të shkollës dhe t’i nxjerrin fëmijët nga frerët.
Komedia 10 Vjet ndjek një grup miqsh në natën e ribashkimit të tyre të gjimnazit të cilët, një dekadë më vonë, nuk janë rritur ende tamam. Xhejku, i cili është thellësisht i dashuruar me të dashurën e tij dhe gati ta propozojë për martesë - derisa përballet me dashurinë e tij të gjimnazit për herë të parë pas gjithë atyre viteve. Miku i Xhejkut, Kalli është i martuar me të dashurën e tij që ka qenë nxitëse tifozësh dhe e ka pritur me padurim ribashkimin për t'u kërkuar më në fund falje shokëve të klasës që ngacmonte në gjimnaz.
Pasi Bergenët pushtojnë Fshatin e Trollsave, Popi, trolli më i lumtur që ka lindur ndonjëherë, dhe grindaveci Brençi nisen për një udhëtim për të shpëtuar miqtë e tyre.
Një mashtrues dhe një agjente e qeverisë Kineze për arsye të ndryshme, përpiqen të shpëtojnë një objekt i cili është pasuri kombëtare nga agjentët japonezë.
Skenari është i bazuar në historinë e vërtetë të Filipit, një aristokrati miliardier, i cili ka mbetur i paralizuar tërësisht në një aksident me parashutë, ai zgjedh si ndihmësin e tij pesrsonal Drisin, një nga kantiduesit më të pazakontë, një zezak i ri i sapo ka dalë nga burgu nga rrethinat e varfëra të Parisit.
Një vajzë bën marrëveshje me një prezantues të famshëm të një shfaqjeje televizive dhe do t'i tregojë atij për takimet që ajo bën me disa persona të njohur nga interneti, por gjërat do të marrin një kthesë kur ajo bie në dashuri.
Pasi fitoi garën e tij të parë, Takumi përqendrohet tek garat me Drift, një sport që ai e ka përsosur pa vetëdije duke shpërndarë djathë me makinën e babait të tij.
Një hajdut shtëpish braktiset nga partneri i tij në mes të një vjedhjeje dhe ai detyrohet të marrë peng një familje shumë problemtike natën e vigjiljes së Krishtlindjes.
Pasi tërheqin vëmendjen e medias dhe të policisë për faktin që pa dashur hedhin Kate Moss në lumin Thames, Edina dhe Petsi shkojnë të fshihen në jug të Francës...
Studentit të vitit të parë Nilit, i interesojnë vetëm historitë... derisa njihet me Julian, më të rritur se ai, e cila e shtyn që t'i publikojë në internet veprat e tij. Kur administatori i faqes ku ai i publikon interesohet në punën e Nilit, atij i hapet një univers i ri.
Është Fundi që ndjek gjashtë shokë të ngecur në një shtëpi pas një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe katastrofike që shkatërrojnë Los Anxhelosin. Ndërsa bota po merr fund jashtë, furnizimet po pakësohen dhe efekti i mbylljes brenda po kërcënon të shkatërrojë miqësinë e tyre brenda. Më në fund, ata detyrohen të largohen nga shtëpia, duke u përballur me fatin e tyre dhe domethënien e vërtetë të miqësisë dhe shpengimit.
Historia e një mashkulli të rritur, i cili pas një operacioni të suksesshëm për të hequr tumorin beninj, ngjitur me gjendrën e hipofizës, përjeton të gjitha ndryshimet dhe efektet e pubertetit në një periudhë tre-javore.
Përqendrimi i Brixhit në jetën e saj si beqare dhe në profesionin e saj ndërpritet kur ajo mbetet shtatzëne, por me një problem... ajo ishte vetëm 50 % e sigurt për identitetin e babit të fëmijës së saj.
Çarli Bruster më në fund i ka të gjitha, shoqërohet me fëmijët e njohur dhe është i lidhur me vajzën më seksi të gjimnazit të tij. Në fakt, është aq i hatashëm saqë përbuz edhe mikun e tij të ngushtë Edin. Por telashet mbërrijnë kur një i huaj intrigues i quajtur Xherri shpërngulet në shtëpinë ngjitur. Ai në fillim duket si një djalë fantastik, por diçka nuk shkon dhe të gjithë, duke përfshirë dhe mamanë e Çarlit, nuk e vënë re. Pasi bëhet dëshmitar i disa ndodhive shumë të pazakonta, Çarli mbërrin në një përfundim të pagabueshëm: Xherri është një vampir që po gjuan viktimat e vet në lagjen e tij. I paaftë për të bindur ndokënd që po thotë të vërtetën, Çarli duhet të gjejë një mënyrë për ta hequr qafe përbindëshin në këtë rikrijim të filmit klasik.
Kur një anëtar i një grupi të famshëm improvizimi të Nju Jorkut fiton një mundësi të madhe, pjesa tjetër e grupit, (miq të ngushtë), fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë do t'ia dalin të jenë të suksesshëm.