Në këtë komedi jashtëzakonisht gazmore, Kërku, një djalë i zakonshëm, s’mund t’i besojë fatit të tij kur e suksesshmja dhe shumë e bukur Molli bie në dashuri me të. Shokët e tij të zgjuarit e dynjasë, familja e tij e çmendur, akoma dhe ish e dashura e tij e padurueshme janë po aq të tronditur sa edhe ai. Tani, shikoni atë që kritikët po e quajnë “një sukses të zhurmshëm” ndërsa Kërku arrin ekstremet - duke përfshirë edhe rruajtjen në vende të papërshtatshme - për ta bërë marrëdhënien të funksionojë dhe të vërtetojë që ajo s’është tepër e mirë për të.
Një gjeneral ushtrie do të kërkojë ndihmën e Supervajzës për një eksperiment shumë të kushtueshëm, por jo çdo gjë shkon sipas planit dhe eksperimenti do kthehet në rrezik për qytetin Nacional.
Ragava është një kameraman që ka frikë nga errësira. Për hir të dashurisë së tij, Nandinit, atij i duhet të filmojë një ëmision për një shtëpi të pushtuar nga fantazmat. Për fatin e tyre të keq, ajo shtëpi është vërtetë e pushtuar.
Vejusha Ruth ndohet në muajin e 7 të shtatëzanisë kur beson se po kontollohet nga foshnja e saj në bark dhe me një tërbim vrasës, fillon të eleminojë çdo njeri në rrugën e saj.
Të mërzitur duke u dhënë llogari njerëzve më lart, Niku, Dejli dhe Kërti vendosin të bëhen shefa të vetes duke hapur biznesin e tyre. Por një investitor i shkathët ua heq shumë shpejt qilimin nga poshtë këmbëve. Të mashtruar dhe të dëshpëruar, pa asnjë mbështetje ligjore, tre biznesmenët e mundshëm bëjnë një plan të mbrapshtë, për të rrëmbyer djalin e rritur të investitorit, për t’i kërkuar para atij dhe për të rikthyer kontrollin mbi kompaninë e tyre.
Jat është djali tipik indian me zakone dhe tradita ndërkohë që Juliet është vajza tipike moderne. Historia fillon kur rrugët e tyre kryqëzohen në Kanada. Ndërkohë që besimi i bashkon zemërimi ndaj njëri-tjetrit kthehet në miqësi deri sa kuptojnë rëndësinë e vërtetë për njëri-tjetrin kur ndahen. A do t'i japë jeta një tjetër mundësi për të provuar dashurinë apo do të vazhdojnë me zemërimin e tyre?
Kur banda e Skubit viziton fermën e kushrirës së Shegit, ata zbulojnë se qyteti po zbrazet për shkak të legjendës së Depër Xhekut famëkeq, i cili është rikthyer në formën e një fantazme. Misteri thellohet akoma më shumë kur zbulojnë se fantazma është paraardhës i Shegit.
Një shef kuzhine kinez përfshihet aksidentalisht me një reportere lajmesh e cila filmoi një marrëveshje droge e cila shkoi keq dhe tani përndiqet nga bandat që duan të marrin videokasetën.
"Të çmendur pas arit" : Një e dhënë e re për vendndodhjen e një thesari të humbur ndez aventurën e një çifti të martuar dhe romancën e larguar midis tyre.
Një ekuipazh alienësh të vegjël drejtojnë një anije në formën e një njeriu. Teksa përpiqen të shpëtojnë planetin e tyre, alienët përballen me një problem të ri: anija e tyre fiksohet pas një tokësoreje...
Komedia e jashtëzakonshme, "Walk of Shame", luhet nga Elizabeth Banks, në rolin e një gazetareje të shkathët, të cilën, nata që kalon me një të panjohur, James Marsden, e bën të endet deri në mëngjes rrugëve të Los Anxhelosit, pa telefon, makinë, kartë identiteti apo para, dhe kjo vetëm tetë orë para intervistës më të rëndësishme të punës në karrierën e saj.
Një gjigante e industrisë dënohet për tregti të brendshme. Pasi del dhe është gati për t'u bërë zemra e re e Amerikës, jo të gjithë e falin për gjithë gjërat që ajo i kishte bërë më parë.