Dy trutharët Loid dhe Herri ritakohen pas 20-vitesh nga aventura e tyre e parë dhe nisen në kërkim të fëmijës së humbur të Herrit. Megjithëse do të kishte qënë shumë më mirë që Herri mos ta kishte ditur ekzistencën e fëmijës së tij dhe të merrte përsipër pergjegjësitë...
Me vajzën e tyre të larguar, Krenkët vendosin të mos i festojnë Krishtlindjet bashkë deri në momentin që ajo vendos të kthehet në shtëpi. Kjo shkakton një rrëmujë të madhe sepse ata tani duhet të organizojnë festën në minutën e fundit.
Kur motra e tij, strikte, presidente e kompanisë, e kërcënon se do t'i mbyllë filialin, Klei organizon një festë madhështore Krishtlindjesh që të joshë një klient të madh dhe ta shpëtojë atë (degën). Gjërat fillojnë e përkeqësohen kur festa merr një rrjedhë tjetër.
Xhaga Xhasos një detektiv i ri i zoti, së bashku me një shoqëruese gazetare nisen për të gjetur babain e tij.
Midis rrezikut të vendeve të panjohura dhe njerëzve që i ndjekin, do arrijnë të zbulojnë atë që duan?
Kur disa miq të universitetit mblidhen përsëri për pushimet e Krishtlindjeve ata zbulojnë se sa e lehtë është që rivalitetet dhe romancat e vjetra të rindizen sërish.
Adami shkatërrohet kur merr vesh se ish e dashura e tij e ka ftuar në martesën e saj. Teksa kthehet në shtëpi pas festave, atij i duhet të përballet me ndjenjat e së shkuarës, ndërkohë që përpiqet t’i bindë të gjithë, se është vërtet i lumtur për Allisonën.
Gjysma e fytyrës së avokatit të Gothamit digjet me acid dhe kryen një sërë krimesh të bazuara në numrin 2.
Të gjitha veprimet e tij bazohen në hedhjen e një monedhe, një dollar argjendi me dy anë.
Në një ishull të vogë në Oqeanin Paqësor, Alan dhe Çarli përpiqen të gjejnë një thesar lufte të lënë pas nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Është një nga kohërat më të errëta në Kinë. Batalionet të Liangut dhe Ueit përplasen në një masakër që zgjat nga agimi në muzg. Vetëm dy burra mbeten gjallë, një ushtar i rekrutuar me detyrim, i cili ekspert për të luajtur rolin e të vdekurit dhe një gjeneral armik i plagosur. Shansi i madh i ushtarit për të fituar lirinë, vjen kur ai përleshet me gjeneralin armik të plagosur dhe e rrëmben atë, duke synuar të kërkojë meritën për kapjen...
Në mesjete, një shërbëtor i ri i arratisur nga padroni i tij, strehohet në një kuvend të mbushur me murgesha të paqëndrueshme emocionalisht. I paraqitur si shurdh-memec, ai duhet të përpiqet të ruajë maskimin e tij teksa murgeshat përpiqen t'i rezistojnë tundimit.
Katër shoqe prej një jete takohen pas pesë vitesh në një festival vjetor në Nju Orlins. Të papriturat, rikthimet, shakatë, pijet, romancat dhe çmenduritë nuk kanë të sosur.
Një detektiv cinik i papunë bashkohet me një ish-mbrojtës të papunë për të zbardhur një çështje vrasjeje që përfshin një ekip futbolli dhe një politikan.
Është viti 1987 dhe Daniela, ''vajza e keqe'' e shkollës po arratiset. Me të është shoku i saj bullafiq Klarku, një pako me miell dhe një radio plot me muzikë të viteve '80.
Kur qeni i Viktorit të vogël i quajtur Xixëllues goditet nga një makinë, Viktori vendos ta kthejë në jetë në mënyrën e vetme që ai di. Por kur "përbindëshi" me bulona në qafë bën kërdinë dhe përhap terrorin në zemrat e fqinjëve të Viktorit, ai duhet t'i bindë ata (edhe prindërit e tij) se pavarësisht paraqitjes, Xixulluesi është ende miku i mirë dhe besnik që ka qenë gjithmonë.