Leo është 16 vjeç dhe për të jeta ka vetëm dy ngjyra: të bardhën dhe të kuqen. E bardha është zbrazëtia, heshtja, mërzia ndërsa e kuqja gjaku që rrjedh në vena, por edhe ngjyra e flokëve të Beatriçes, vajza e ëndrrave të tij. Kur ai më në fund gjen guximin t’i afrohet asaj mëson se Beatriçe po kalon nëpër një dhimbje të madhe. Por nga ana tjetër është edhe Silvia; mikja e tij më e mirë…
Viti i fundit i gjimnazit një 17 vjeçare që jeton në Sakramento, Kalifornisë fillim të viteve 2000. Problemet me familjen, miqtë, shkollën dhe përpjekjet për të njohur veten dhe vendin që i takon.
Një grup shokësh dhe disa pjestare të Mafies Ruse ngelin të bllokuar në një ishull ! Një lloj droge që ata kanë kan konsumuar fillon ti kthej ata në Zombie.
Në vitet '70 dhe '80, suksesi dhe influenca e 'Llamba Kombëtare' krijon një perandori të re mediatike të mbikëqyrur në mënyrë brilante dhe të trazuar nga Dag Kenei.
Zelish është gati të fillojë një martesë që ajo nuk dëshiron, në një botë që ajo nuk i përket.
Por gjithçka merr drejtim tjetër kur ajo takon njeriun që kishte pritur.
Një makinë kohe me defekt në një resort skish çon një burrë pas në vitin 1986 bashkë me shokët e tij dhe nipin e tij, ku duhet të rijetojnë një natë fatale dhe s'duhet të ndryshojnë asgjë për t'u siguruar që nipi të lindet.
Pavarësisht urrejtjes ndaj muzikës, që ka familja e tij prej brezash, i vogli Migel ëndërron të bëhet një muzikant i njohur, si idhulli i tij Ernesto de la Kruz. Në përpjekje të dëshpëruar për të provuar talentin e tij, djali e gjen veten në Tokën e të Vdekurve, ku do shplaloset pas shumë vitesh historia e vërtetë e familjes së tij.
Xhamila e ka jetën të planifikuar. Ajo është presidente e shoqërisë në universitet, kapitene e skuadrës së stepit, punonjëse në zyrën e drejtorit dhe në listë pritjeje për të hyrë në Harvard. Ç'mund të shkojë keq?
Këngëtari i famshëm i polkës, i ardhur nga Polonia, vendos të bëhet i famshëm në Amerikë, në vendin e mundësive. Por, gabimet ndjekin njëri-tjetrin dhe ai e gjen veten në mes të një rrëmuje që e ka krijuar vetë. Bazuar në historinë e vërtetë të Jan Levanit, që ngriti një sistem zhvatjeje parash në Amerikë...
Ndiqni historinë e adoleshentit Billi Blum, i cili, pavarësisht se ndjek një shkollë të mesme ultra konservatore, merr vendimin për të kandiduar për të qenë mbretëresha e shkollës.
Madia, Bam dhe Hati shkojnë në një kamp të frikshëm ku ka fantazma. Grupi duhet të vrapojë për të shpëtuar jetët e tyre kur përbindëshat dhe shpirtërat e këqij lëshohen.
Permanent është një film që flet për flokët e shëmtuar, adoleshencën dhe anëtarët e çuditshëm të familjes.
Përmbledh permamente që të ndryshojnë jetën dhe paruke të bëra keq, që bëhen pengesë për përditshmërinë.
Një prej rojave perandorake të Kinës, udhëton në Perëndimin e Egër për të shpëtuar një princeshë të rrëmbyer. Pas një sërë ndodhish, do i duhet të luftojë krah një banditi, për të rrëzuar një tradhtar të rojave dhe shefin e tij të korruptuar.
Tridhjete vite pasi kane sherbyer se bashku ne Vietnam, Leri Sheperd(Dok) bashkohet me miqte e tij te vjeter nga marina, Sal Nealon dhe Reverand Richard Mueller per te varrosur djalin e tij, nje marins i ri qe u vra ne luften ne Irak.
Në verën e 1910-ës, dy detektivë bëhen pjesë të një çështjeje, e cila përfshin shumë zhdukje misterioze të disa pushuesve në gjirin e Shanelit, Francë. Çështja fillon dhe ndërlikohet, me ardhjen në skenë të një lundërtari të ri dhe një fëmije nga radhët e aristokracisë. Dy të fundit krijojnë një marrëdhënie dashurie midis tyre, gjë që sfidon mentalitetin e njerëzve të kohës.
Jane po kalon një krizë emocionale dhe vendos të nisë një udhëtim në natyrë, në të cilin e ndjekin dy miqtë e tij. Inari dëshiron t’i kthehet punës dhe me këtë qëllim, shoqëron shoqen e saj në turneun vjetor të Futbollit të Moçalit. Që të dy të dashuruarit më vete, kalojnë aventura të çmendura dhe ndonjëherë, të rrezikshme. Po marrëdhënia e tyre, do ta kapërcejë dot krizën që i shtyu dy partnerët në aventura larg njëri-tjetrit?
Pasi një histori dashurie përfundon, komediania Emili Martin kthehet në qytet ku bëri kolegjin në Austin
dhe duhet të harrojë të shkuarën teksa jeton me ish të dashurin dhe të dashurën e tij të re...
Kur vajza e një regjizori të famshëm televizioni kthehet në interes për një regjizor filmash në moshë të madhe me një të shkuar të tmerrshme, ai shqetësohet për mënyrën se si do e përballojë situatën.