Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas një aksidenti të rëndë me makinë, gjëja e fundit që Xhon Kallahani ka për qëllim të bëjë është të heqë dorë nga alkoli. Inkurajuar nga e dashura e tij dhe një sponsor karizmatik, Kallahani me ngurrim hyn në një program që do t’i ndryshojë jetën...
Një vajzë që ka prekur fundin duhet të gjejë rrugën për në Los Anxhelos për të ndaluar martesën e ish-të dashurit të saj me ish-miken e saj të ngushtë. Por peripecitë e saj nuk kanë fund...
Dashuria e tyre po lulëzon por kanë përpara një pengesë jo edhe aq të vogël... Ata vijnë nga dy familje që prej kohës janë në rivalitet për piceritë e tyre në Nju Jork.
Kejla, 13 vjeçarja e ndrojtur përpiqet t'i mbijetojë javës së fundit të klasës së tetë, një viti shkollor të tmerrshëm për të. E mbytur nga presioni shoqëror, adoleshentja mezi pret të fillojë gjimnazin, me shpresën se gjërat do ndryshojnë për mirë në atë kapitull të ri të jetës së saj.
Markos, një trajner basketbolli dënohet me shërbim ndaj komunitetit për 90 ditë. Atij i duhet të trajnojë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo që fillimisht duket si torturë, do t'i ndryshojë jetën...
Violeta Xhons, e lodhur duke pritur që i dashuri i saj t'i propozonte për martesë, ndahet me të. Kur ai fillon të takojë një grua tjetër, ajo e kupton se duhet të ndryshojë rrënjësisht jetën...duke filluar nga flokët.
Ja çfarë ndodh, kur bën bashkë një mundës meksikan, që ka probleme të thella me kontrollin e inatit, një ish të burgosur fytyrë-shprishur dhe një pronare moteli alkooliste, në kërkim të një veshke. Filmi ecën sa para, prapa në kohë dhe i lidh të tre personazhet bashkë, me një trafikant organesh.
Keko ka lindur në një qytet të vogël, por të privilegjuar, të Italisë dhe ka një punë fikse në zyrë. Kur qeveria vendos të bëjë një reformë për shkurtimin e vendeve të punës, Keko është i detyruar të pranojë kushtet që përkeqësohen.
Kur magjistari i keq Gargamel i ndjek Smërfët e vegjël blu nga fshati i tyre, bien nga bota e tyre magjike brenda tonës - në fakt, mu në mes të Sentral Parkut. Vetëm sa tre molla bashkë të gjatë dhe të ngecur në Mollën e Madhe (Nju Jork), Smërfët duhet të gjejnë një mënyre për t’u kthyer në fshatin e tyre para se Gargameli t’i gjurmojë.
Konti Drakula dhe kompania e tij marrin pjesë në një lundrim në det për përbindëshat që e dashurojnë detin. Por ata nuk e dinë që barka e tyre komandohet nga familja Van Helsing që përbuz përbindëshat.
Si do ta shpëtojë familjen konti?
Rasti Grisuold merr familjen e tij për një udhëtim në "Walley World" në mënyrë që të lidhet më shumë me gruan dhe djemtë e tij. Çfarë mund të shkojë keq vallë?
Në Perëndimin e Largët të rreth viteve 1870 një i ri amerikan merr një udhëtim për t'u martuar me të dashurën e zemrës, duke përfshirë dhe një pastor të ri i cili do celebrojë dasmën. Por gjërat shkojnë në rrjedhën e kundërt nga çfarë ishin menduar.
Një djalosh i ri zezak kishte një ëndërr për të fituar turneun e basketbollit Rucker Classic në Harlem por humbet ekipin nga rivali i tij më i madh. Ai kthehet me një ekip pensionistësh me përpjekjen e tij të fundit për të fituar.
Një djalë adoleshent i vendosur, përpiqet të pranohet te rojet e plazhit Hermosa,
duke kaluar sfida dhe duke krijuar marrëdhënie me të tjerët gjatë verës së vitit 1986.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.