Anxhela dhe Xhesi janë shoqe të ngushta që synojnë të bëjnë një udhëtim në plazh, por kur shoku i dhomës i humbet të gjitha paratë e qirasë në një mashtrim droge, vajzat përfundojnë në situata të çuditshme për t'i rifituar ato.
Tommy i kalon ditët i ngecur në një rutinë. Por, pasi merr ftesën për t'u bërë pjesë e një loje, misterioze, ai do ndeshet me ndjekës që kërkojnë ta vrasin. Për këtë, ai duhet të përballet me mosbesimin e familjes dhe miqve.
Goni është një djalosh në qytet korean me një oreks të madh për lojërat e fatit. Ai vë bast gjithë kursimet e tij në një loje huatu dhe i humb të gjitha për shkak të një loje me hile.
I vendosur për t'u hakmarrë, Goni është i vendosur të gjeje djalin që e ka mashtruar dhe i ka fituar paratë e tij.
Adolfo, një roje sigurie bëhet shënjestër e një krimneli famëkeq me emrin Vaskuez. Adolfo gjithashtu zbulon se arsyeja që Vaskuez e merr peng bashkë me të dashurën e tij është babai i tij, i cili nuk është një fermer i thjeshtë por një agjent sekret me emrin Anakleto.
Një vajzë e re e cila kalon një periudhë të vështirë fillon të shohë miqtë imagjinarë të të gjithëve të cilët kanë mbetur pas teksa miqtë e jetës së vërtetë janë rritur.
Pasi shpëtoi qytetin e saj nga një vrasës psikopat, jeta e Winnie Carruthers është më pak se e mrekullueshme. Kur ajo dëshiron të mos kishte lindur kurrë, ajo e gjen veten në një univers paralel makthi ku pa të, gjërat mund të ishin shumë, shumë më keq.
Kur një gjyshe bie në dashuri me një kërkues të pafytyrë me qëllime të dyshimta, familja e saj harton një plan sekret për të mbrojtur jetën e saj dhe trashëgiminë e tyre.
Një profesor i shtirur si një hitmen i llojeve për departamentin e policisë në qytetin e tij, zbarkon në territore të rrezikshme, të dyshimta kur gjen veten e tij të tërhequr ndaj një vajze që ndihmon me shërbimet e tij.
Pas vitesh në Nju Jork, 14-vjeçarja Ema kthehet në pyllin tropikal të Amazonës për të shpëtuar fshatin e saj të fëmijërisë dhe mikeshën e saj të dashur jaguare.
Hart planifikon një film inovativ aksioni me skena të pakontrolluara dhe të papritura për të treguar trashëgiminë e tij si më i madhi. Por, një pikë e verbër e bën atë të bjerë viktimë e një komploti hakmarrës nga e kaluara e tij.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Një masakër në Penang , i shtyn dy inspektorë të policisë drejt një ish-polici i cili kërcënon me jetë jo vetëm ata vetë, por edhe familjarët e tyre...
Inspektorët Sani dhe Khai janë të përfshirë në një mision përgjues në një ishull të largët në bregun lindor, kur një grup terroristësh të kryesuar nga Hafsyam Jauhari sulmojnë dhe pushtojnë ishullin.
Maturantja e shkollës së mesme Lidia Gilbert ndihet e humbur pas vdekjes së babait të saj, derisa zbulon një skenar të operës hapësinore të shkruar nga ai. E pajisur me një kamerë VHS ajo vendos të nderojë babanë e saj dhe ta bëjë skenarin realitet.
I detyruar të largohet nga sheshi i xhirimeve pas një aksidenti, dublantit Kolt i duhet të rikthehet një vit më vonë, kur ylli i një filmi të madh zhduket papritur. Ndërsa misteri rreth aktorit të zhdukur thellohet, Kolti e gjen veten në mes të një komploti që e shtyn atë në buzë të greminës më të rrezikshme në jetë...
Një seri vrasjesh ogurzeza tronditin një qytet të vogël vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të nxehta për kryetar bashkie. Ndërsa akuzat fluturojnë dhe kërcënimi i një vrasësi të maskuar errëson çdo cep, banorët duhet të garojnë me kohën për të zbuluar të vërtetën.
Valentina është një pianiste e re që po ndryshon jetën e saj, fqinji i saj David është një shpikës që urren zhurmën dhe një mur i hollë si letra është i destinuar të veprojë si Cupid.