Ali Xhi, rastësisht bëhet një gurë shahu nga zëvendës Kryeministri, për të rrëzuar Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Megjithatë, Ali përqafohet nga populli si zëri i rinisë dhe e bën Kryeministrin dhe qeverinë e tij më të famshme se kurrë...
Çamani është një 30 vjeçar i cili vuan nga rënia e parakohshme e flokëve. Edhe pse ai është një profesor i nderuar, kjo gjë nuk e ka ndihmuar atë të gjejë një vajzë për martesë. E gjithë familja vihet në tension kur një guru u jep afat 4 muaj përndyshe ai do të mbesë beqar gjithë jetën.
Libri me animime 'Bluntman and Chronic' vihet në jetë nga Xhei dhe Bob Memeci në personazhet kryesorë. Por kur ata nuk nxjerrin fitim nga kjo përshtatje, vendosin të prishin fare filmin.
Kate është një vajzë e re që merr vetëm vendime të këqija. Edhe pse punon si kukudh në një dyqan Krishtlindjesh, dëshiron shumë të bëhet këngëtare. Por kur njihet me Tomin, jeta e saj merr një kthesë të re.
Dy shokë fëmijërie bëhen sportistë profesionistë të një sporti të quajtur
Bejsketboll, një përzierje midis bejsbollit dhe basketbollit dhe duhet të shmangin edhe ndikimin e një biznesmeni që kërkon të prishë ekipin dhe ëndrrën e tyre.
Një polic i vrarë detyrohet të marrë pjesë në një skuadër policësh të pavdekshëm që punojnë për Departamentin e Prehjes në Paqe, por sigurisht duhet të jesh i vdekur që të bësh pjesë aty! Ai dërgohet përsëri në Tokë me Roin (Bridges), që të ndihmojnë disa shpirtra të vdekur të bëjnë kalimin në jetën e përtejme ashtu siç duhej ta kishin bërë. Një punë jo e lehtë, por dikush duhet ta bëjë. Me sa duket, për ta bërë këtë, ata duhet të gjejnë pjesët e një statuje, e cila do t’i kthejë të gjithë shpirtrat e vdekur në Tokë nëse nuk ndalohet. Ai gjithashtu duhet të përballet me personin që e vrau edhe pse kanë qenë miq.
Pas vdekjes së gruas së tij, Konti Drakula harton dhe ndërton një hotel me pesë yje për të rritur vajzën e tij Mavis dhe për të shërbyer si një vendstrehim për të gjithë përbindshat e botës.
Sipas këshillës së babait të vet, Hal del në takime vetëm me gratë fizikisht të bukura. Situata ndryshon pasi ai takon një këshilltar shpirtëror që e hipnotizon atë që të shohë vetëm bukurinë e brendshme të femrave. Ai fillon të shoqërohet me Rouzmerin dhe gjatë kësaj kohe fillon të ndryshojë perceptimi që ai ka për bukurinë fizike.
Engjëjt janë akuzuar për gjetjen e një unazë të humbur që është e koduar me informacionin personal të anëtarëve të Programit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Ndërsa informatorët vriten, zonjat synojnë një agjent mashtrues i cili mund të jetë përgjegjës.
Biznesmeni i sjellshëm dhe i butë Sendi Paterson udhëton nga Denveri në Florida për t'u përballur me një grua që në dukje duket naive, por ka vjedhur identitetin e Sendit.
Në përpjekje të dëshpëruar për të fituar një ndeshje basketbolli dhe për të fituar lirinë e tyre, Looney Tunes kërkojnë ndihmën e kampionit në pension të basketbollit, Michael Jordan.
Fil është një djalë i ri, i lidhur së tepërmi me telefonin e tij. Pasi detyrohet të blejë një të ri, njeh edhe Xheksën, inteligjencën artificiale të telefonit, e cila ka qëllim t'i përmirësoje jetën. Por, gjërat marrin tjetër rrjedhë, kur Xheksa dashurohet pas Fil dhe kërkon t'i kontrollojë atij jetën. Si do përfundojë marrëdhënia e tyre?
Familja makabre zhvendoset në periferi, ku vajza e Addams miqësohet me vajzën e një prezantueseje vendase dashakeqe. Por kjo miqësi do të krijojë konflikt mes familjeve.
Columbus, Tallahassee, Wichita dhe Little Rock shkojnë në zemër të tokës amerikane ndërsa ndeshen kundër zombi evolucionare dhe kundër të mbijetuarve të tjerë. Sa vështirësi do të kalojë kjo familje e improvizuar?
Motoristi Keri Ford fajësohet nga një kapo bande motoristësh për vrasjen e vëllait të kreut të bandës rivale të drejtuar nga Trei (Ice Cube). Ford tani është në arrati në përpjekje për të pastruar emrin e tij.
Delfini Berni dhe këtë herë do të përballet me kriminelët që duan të hakmerren ndaj tij dhe kujdestarëve të tij.
Por njëri prej kriminelëve do të dalë jashtë planit dhe kjo do i ndyshojë gjërat.