Historia e një jetimi, i cili shndërrohet në agjent vrasës për shtetin korean dhe pasi korr lavdinë si i tillë, vendos të zhduket nga bota e shërbimit sekret për të jetuar ëndrrën e tij të shkrimit të historive vizatimore. A mund të shkëputemi vërtet nga e shkuara?
Në këtë film me një atmosferë pak dramatike dhe shumë qesharake. Kurthe, baste, boks ilegal dhe njerëz që ndjekin njëri-tjetrin për një diamant me vlerë të madhe. Me aktorët e mirënjohur: Jason Statham, Brad Pitt, Vinnie Jones, Alan Ford, Benicio Del Toro, Dennis Farina, e shumë të tjerë.
Një gjysëm-autobiografi, komedi-dramë, për Pete Davidson, duke u rritur në Staten Island. Përfshirë humbjen e babait gjatë 9/11 dhe hyrjen në botën e komedisë (stand up).
Paul Hogan po kthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa ai dëshpërimisht tenton të rregullojë reputacionin e tij të njollosur, në prag të marrjes së një titulli kalorësie.
Tashmë në vit të fundit, Elle ka një marrëdhënie në distancë të gjatë me të dashurin e saj Noah, bën aplikimet për kolegj dhe krijon një miqësi të re me një shok klase simpatik që mund të ndryshojë gjithçka.
Çak, një djalë që ka humbur për disa vite në një ishull, kthehet në shtëpi dhe bisedon me një gazetare për jetën e ishullit si edhe për shokët që njeh aty.
Shaun dhe Gus sapo janë kthyer në Santa Barbara për të ndihmuar shefin e tyre por e gjejnë veten jo të mirëpritur në klinikën ku është shtruar shefi Lesli. Ata do bëjnë të pamundurën për të zbuluar sekretet e errëta në korridoret e saj.
Dy policë të korruptuar shantazhojnë çdo kriminel që nuk i bën dot ballë atyre. Sidoqoftë, ngjarjet ndërlikohen nga mbërritja e dikujt që duket
më i rrezikshëm se ata.
Kur prindërit e tyre vdesin në një zjarr masiv, tre fëmijë dërgohen të jetojnë në kujdestarinë e kushëririt të tyre, kontit Olaf. Por shpejt, ata zbulojnë se ai është vetëm pas parave të tyre.
"Lusi Neal është hedhur në lojë, kur përflitet se është shumë e frenuar nga ish i dashuri i saj. Në përpjekje për ta ndryshuar këtë, Lusi krijon një listë mjaft të çuditshme, që do ta dërgojë atë në një turbullirë dhe në një udhëtim befasues të gjetjes së vetvetes, miqësisë dhe dashurisë së re."
Kur Nilsi i pakujdesshëm dhe shoqëruesja e nderit Sarah takohen rastësisht në një dasmë në Palm Springs, gjërat ndërlikohen pasi ata nuk janë në gjendje të shpëtojnë nga vendi, vetja dhe njëri-tjetri.
Xhorxha Bërd punon si shitëse në repartin e kuzhinës të dyqanit Kragen. Kur mëson se ka vetëm tre javë për të jetuar, ajo mbledh paratë që ka, heq dorë nga puna dhe niset me avion në një resort luksoz, të cilin ka ëndërruar gjithmonë ta vizitonte.
Lukas jeton me tezen e tij fetare në një qytet të qetë. Por kjo jetë e qetë dhe e mëzitshme i ka ditët e numëruara kur tezja bamirëse njofton ardhjen e një nipi tjetër Mario, i sapo dalë nga burgu.
Në vitet që pasuan nga humbja e vëllait të saj vokalist në një aksident me makinë, në jetën e saj vjen një talent në kitarë, i cili lë të spekulohet se ai mund të jetë një rimishërim i vëllait të saj të ndjerë.
Një çift i ri shkon në një spital për të bërë një operacion plastik. Vajza do një zvogëlim gjoksi, mamaja e saj vjen të bëj një tërheqje fytyre. Duke u endur në një repart të braktisur, i dashuri sheh një grua të mbërthyer dhe të lidhur në një tavolinë operacioni; ajo është rezultat i një trajtimi eksperimental kundër plakjes. Ai e çliron atë, por nuk e kupton që me këtë do shkaktoj shpërthimin e një virusi që do të ndryshojë mjekët, pacientët dhe vjehrrën e tij në zombi të etur për gjak.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Dy këngëtarë të një qyteti të vogël të Islandës janë në ndjekje të ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e Eurovizionit. Gjatë rrugëtimit, plot sfida, ngatërresa dhe keqkuptime vendosin në provë lidhjen mes tyre.
Historia e një djali jashtëzakonisht të bukur që me pamjen e tij shkakton vdekje te njerëzit.
Dënuar të jetojë gjithmonë me fytyrë të fashuar, ai takon Alex, vajzën që ndryshon gjithçka në jetën e tij.
Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.