Pesë vjet pas ngjarjeve të “Mamma Mia!” (2008), Sofia përgatitet për rihapjen e madhe të Hotel “Bella Donna”, por ndërsa jeton jetën e saj, mëson edhe më shumë për të kaluarën e së ëmës...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
I vendosur për të dëshmuar se është më shumë sesa thjesht vëllai i agjentit të famshëm të organizatës “Vëllazëria”, Lioneli nis misionin për të shpëtuar botën nga e keqja që i kanoset.
Një punonjës emigrant në fabrikë turshish bie aksidentalisht në lëngun e turshive për tu bllokuar aty rreth 100 vite. Zgjimi pas 100 vitesh do sjellë një jetë ndryshe, tashmë në një Bruklin modern.
Ndjek udhëtimin e një iriqi, vajzë e vogël e cila do që të shpëtojë pyllin dhe banorët e tij nga një thatësirë e tmerrshme duke i marrë një gur uji magjik mbretit ari.
Dy djem nga Nju Jorki, teksa po ktheheshin në Universitet, akuzohen për vrasje në një qytet të Alabamas. Ata i kërkojnë për mbrojtje kushëririt të njërit prej djemve, i cili është avokat por pa eksperiencë gjyqësore.
Një adoleshent i fiksuar pas videolojërave është i detyruar të shndërrohet në dado me kohë të plotë, kur loja e preferuar hedh tre foshnje të fuqishme hapësinore, mu në oborrin e shtëpisë së tij.
Një deklaratë e papritur paqeje kërcënon koncertin e bamirësisë së yllit të rokut Harry Hope, ai dërgon këshilltaren e tij për të krijuar një histori të rreme lufte - të paktën deri në ditën e koncertit.
Kur aplikimi i Kuin Akermenit për fakultetin e ëndrrave të saj varet nga performanca në një garë kërcimi, ajo formon një grup dështak kërcimtarësh për të mundur grupin më të mirë të shkollës. Tani i duhet thjesht të mësojë të kërcejë.
Trevor është i pa punë. Ai i kalon ditët e tij në një hangar të marrë me qera, duke shmangur gruan e tij të bezdisshme, duke pikturuar figura për “lojrat me luftë” së bashku me mikun e tij agorafobik, Graham. Ai ëndërron për alter-egon e tij heroik, magjistarin Casimir. Kur z. Parsons, një nga qiramarrësit e tjerë, kërkon për ta hequr Trevorin nga hangari i tij, një argument e lë Trevorin me një kufomë për të fshehur. Fatkeqësisht, ky aksident i parakohshëm përkon me apokalipsin e zombi-ve dhe kthimi i z. Parsons është vetëm fillimi i problemeve të Trevor.
Nandan Kumar has në një valixhe dhe zbulon se është plot me para. Ai nuk di asgjë, se kujt i përket, nga është, ose si arriti atje. Nandan duhet të vendosë nëse do ta marrë apo jo atë.
Një vajzë e re (Annabel Scholey) vendos të bëjë dasmën e saj në Itali, pa e ditur se i fejuari (Greg Wise) dhe motra e saj (Hannah Arterton) kanë qenë para disa vitesh shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Një kuzhinier përballet me drejtorin e ri të grupit të tij të restorantit, i cili dëshiron që restoranti të humbas një yll nga vlerësimi i tij në mënyrë që të sjell një kuzhinier të ri i cili është i specializuar në gastronominë molekulare.
Një bankier i ndrojtur duhet të vjedhë identitetin e vëllait të tij të humbur, një gangsteri në kërkim, dhe të mësojë se puna e tij nuk është edhe aq e lehtë sa duket.
"WingMan" është historia tragjike e Miç Ulfit, një ekzekutiv filmi i poshtëruar dhe deluzional, i cili arratiset nga Kuba për t'u larguar nga kreditorët në një përpjekje të fundit për të shpëtuar karrierën e tij të filmit me një goditje të fundit.
Një vajzë e re udhëton midis ndryshimeve të adoleshencës dhe rregullave të ashpra të shkollës katolike, duke u përpjekur të njoh më shume veten dhe dëshirat e saj.
Pasi një grua e re merr një telefonatë shqetësuese nga vëllai i saj me tendenca vetëvrasëse, ajo shkon me shpejtësi tek apartamenti i tij vetëm për ta gjetur shëndoshë e mirë, por të rrethuar nga kopje të trupit të tij të vdekur.