Vajza nga Delhi, Xhini, jeton me mamanë e saj që merret me mblesëri-ra. Kjo e fundit mblesëron vajzën e saj me Sanin, i cili ka hequr dorë nga dashuria. Ai thjesht do që të martohet dhe të rehatohet. Por lidhja nuk është aq e lehtë. Ndërsa Xhini takohet me Sanin, dalin në pah shumë gjëra të pa imagjinueshme, në këtë përrallë dashurie, jete, dasmash dhe muzike.
Kur Dukesha Margaret papritur trashëgon fronin në Montenaro dhe kalon një periudhë të keqe me të dashurin, Kevinin, i takon Princeshës Stacy të kthejë bashkë me të dashuruarit.
KUJDES, FILMI PERMBAN SKENA EROTIKE TE FORTA! NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJEC! Rafa, një djalë që po përpiqet të zbulojë misteret e dashurisë dhe seksit në adoleshencë. Ai zhytet në veset e moshës së tij, lëkurën e ka plot me akne, ndihet konfuz dhe nuk mund t'i heqë dot femrat nga mendja.
Një student i kolegjit shkon në një parti në Shithouse dhe përfundon duke kaluar natën me një vajzë, e cila ka pasur një ditë të ndyrë dhe dëshiron që dikush të rrijë me të.
Mamaja e Blankës e ndalon atë të ngasë biçikletën e saj BMX pasi babai i saj vdes në një aksident. Kështu që, pasi lexoi për një garë që do të mbahet së shpejti, ajo përpiqet të rregjistrohet në të pa dijeninë e së ëmës. Problemi i vetëm? Një prind duhet ta identifikojë atë.
Një avokat i ardhshëm duhet të kujdeset për një kopsht zoologjik të cilit i janë shitur pjesa më e madhe e kafshëve. Pas kësaj fshihet një skenë mashtrimi që ka në thelb zhdukjen e kopshtit zoologjik. A do mundet ai të rikthejë lirinë e kafshëve brenda një hapësire prej 2.3 milion metra katror?
Nga një video seksi e publikuar në internet e deri tek një valixhe e humbur me para, katër histori shumë të ndryshme ndërthuren nëpërmjet tekave të fatit, rastësisë dhe një krimineli të paparashikueshëm.
Mina, një vajzë e re, keqpërdor aftësinë e saj të sapo gjetur, për të krijuar dhe kontrolluar ëndrrat e njerëzve të tjerë, për t'i dhënë një mësim motrës së saj që e bezdis. Kur motra e saj nuk arrin të zgjohet më, Mina duhet të hyjë vetë në botën e ëndrrave, për ta shpëtuar.
Dy hajdutë dhe një ish-polic përpiqen të provojnë veten e tyre pas shumë dështimeve në jetë. Ndërsa dy hajdutët fshihen në banesën e një vajze pas një grabitjeje të dështuar në një dyqan celularësh, ish-polici përpiqet të gjejë armën e zhdukur. Pas shumë peripecive, në vend që të provojnë veten, arrijnë ta gjejnë atë.
Një djalë nuk di të flasë me femrat. Shoku i tij e ndihmon të njihen me dy vajza të cilat janë dy motra që vrasin burra të cilat kërkojnë te sakrifikojnë një burrë të virgjër në mënyrë që të kthejne babanë e tyra nga të vdekurit.
Pas lirimit të saj nga burgu, Tania vë re që motra e saj, ka rënë në dashuri. Sidoqoftë, ajo dyshon tek i dashuri i motrës dhe vendos që të hetojë për të.
Sfungjer Bobi dhe Patriku, shoku i tij më i mirë, nisin një mision për të shpëtuar kërmillin e rrëmbyer nga mbreti tekanjoz Poseidon. Gjatë udhëtimit të tyre, dyshja do të kalojë aventura të cilave, dy miqtë do të dinë t’u bëjnë ballë me karakterin e tyre kurajoz, por edhe naiv dhe me shumë humor...
Jeta e Lolës në Berlin është po aq e ndërlikuarar sa gjithmonë. Pasi historia me Svenin, kushëririn e saj të dytë, mbaroi, ajo u lidh me shokun e saj të ngushtë, Hartin dhe tani janë gati të martohen. Por Sveni ka një tjetër plan.
Ai është ylli i shfaqjes - por ai nuk e di. Jeta e Trumanit është e gjitha e sajuar... Vendi ku ai jeton është në fakt një studio e madhe me kamera të fshehura gjithandej, ndërsa të gjithë njerëzit rrotull tij janë aktorë që luajnë rolin e tyre në shfaqjen televizive më të famshme në botë: The Truman Show. Trumani mendon se është një njeri i zakonshëm, me një jetë të zakonshme, derisa një ditë zbulon gjithçka. Si do të reagojë?
Pasi një shaka hedh në erë jetën e një të gjimnazisti në vitin e fundit, ai poston një listë të gjërave të caktuara që do te dëshironte të kishte bërë ndryshe.
Sloana dhe Xheksoni e urrejnë të jenë beqarë gjatë festave, kur përballen me gjykime të vazhdueshme nga familjet e tyre. Kështu që, kur këta dy të panjohur njihen, ata zotohen të jenë partnerë për njëri-tjetrin për çdo rast festiv të vitit që kanë përpara.
Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Kur dy shoqe të pandara përballen me jetën dhe përgjegjësitë e të qenit në një lidhje, i duhet të vendosin nëse duhet të vazhdojnë jetën e tyre të mbushur me festa dhe pije apo të zgjedhin një jetë më të shtruar, duke u ndarë kështu nga njëra-tjetra.