Kur zbulon kartëvizitën e një planifikuese dasmash, Aleksia menjëherë i thotë, "PO" Karlosit pa e ditur se ajo i përket vajzës me të cilën e ka tradhtuar. Dhëndri tani është bllokuar midis nuses dhe të dashurës së tij, e cila është përgjegjëse për martesën e tij të padëshiruar.
Një grua e talentuar, por e pasigurt në vetvete, do të nisë një përvojë transformuese kur një mashtrues enigmatik e ndihmon atë të marrë mbrapsht makinën e saj të vjedhur nga një bandit nga Mumbai.
12-vjeçari Pelle aksidentalisht kafshohet nga një milingonë dhe merr fuqi të paimagjinueshme. Me ndihmën e mikut të tij, Vilhelm, Pelle krijon një identitet të fshehtë si superheroi, Djali Milingonë. Më pas në qytetin e tyre shfaqet një personazh i frikshëm dhe i çmendur, Pleshti, të cilin Djali Milingonë duhet ta mundë.
Një verë në O'ahu rurale merr një kthesë emocionuese për dy fëmijë të rritur në Bruklin. Një ditar që tregon për një thesar të humbur prej kohësh, i vendos ata në një aventurë epike me miq të rinj dhe i çon ata të
lidhen përsëri me trashëgiminë e tyre, Hauajin.
Roza jeton me babanë e saj të ve dhe është e destinuar të martohet me djalin e një mekaniku vendas, por ëndrra e saj është të jetë sekretare. Kur fiton një punë të tillë në qytet, ajo zbulon se është e aftë të shkruajë me shpejtësi të jashtëzakonshme në makinën e shkrimit. Pronari i saj, i vë kusht të konkurrojë në kampionatet e këtij sporti, nëse dëshiron ta mbajë punën...
Pasi mësoi se gruaja e tij e sëmurë me vdekje ka gjashtë muaj jetë, një burrë mirëpret mbështetjen e mikut të tij më të mirë i cili zhvendoset në shtëpinë e tyre për të ndihmuar.
Një kryekuzhinier lë punën e tij në restorant dhe blen një kantinë në një përpjekje për të rimarrë premtimin e tij krijues, ndërsa bashkon familjen e tij të larguar.
Gjatë kohës që mamaja e saj është jashtë shtetit, një vajzë 18-vjeçare e cila ka jetuar në një komunitet hippie gjatë gjithë jetës së saj, del vjedhurazi në botën e vërtetë për ta gjetur babain e saj biologjik.
Historia e Azizit që vuan nga kriza ekzistenciale në kërkim të rinisë. Ai nuk është i lumtur me punën dhe jetën e tij private që është rrënuar nga motra e tij që jeton prej disa kohësh me familjen e saj në një shtëpi me të.
Pasi babain e tyre (Tom Robin) e thërrasin në punë, dy djemtë, Valter ( Xhosh Hatçerson) dhe Dani ( Xhona Bobo), janë lënë nën kujdesin e motrës së tyre adoleshente, Lisa ( Kristin Stuard), që i tha se duhet të rijnë renda. Valter dhe Dani, mendojnë se do të kalojnë një ditë të mërzitshme, por shokohen kur filojnë të luajnë Zathura, një lojë tavoline me tematikë hapësinore, për të cilën ata zbulojnë se ka fuqi mistike pasi shtëpia e tyre transportohet në hapësirën kozmike. Më ndihmën e një astronauti (Dax Shepard), djemtë përpiqen të kthehen në shtëpi.
Një patinatore e re plot temperament, së bashku me një ish-lojtar hokeji, bashkohen për të fituar medaljen e artë të olimpiadës në ski, duke fituar kështu dhe zemrën e njëri tjetrit.
Një grup miqsh të vjetër mblidhen së bashku për të qenë me teton/gjyshen e tyre të dashur, e cila u kujdes për ta kur ishin fëmijë, për ditët e saj të fundit. Dhe gjërat ndërlikohen.
Axhai një major ushtrie shumë i aftë ngarkohet me një mision shumë të rëndësishëm në familjen e një dëshmori të rënë në detyrë. Duke qenë vetë jetim ai do përfshihet shumë emocionalisht duke luftuat kundër ministrit i cili ka synim shkatërrimin e familjes së tij.
Një dramë romantike e vendosur në Gjermaninë e vitit 1961. Filmi paraqet përpjekjet ambicioze të një studenti të ri për t'u ribashkuar me vajzën franceze që dashuron pas ndërtimit të Murit të Berlinit.
Idetë e Gizemit dhe Sulltanes për martesën janë të ndryshme, por tashmë ato janë kunata dhe kjo mjafton, për të hyrë në një garë pa kufij me njëra-tjetrën.
Një djalosh i varfër me emrin Artur mëson fuqinë e dashurisë, mirësisë, dijes dhe trimërisë me ndihmën e magjistarit Merlin, drejt rrugës për tu bërë mbreti më i dashur në historinë e Anglisë.
Një regjisor rrëmben vajzën e një aktori të famshëm dhe ndërsa aktori kërkon për vajzën e tij, regjisori filmon kërkimin e dëshpëruar në kohë reale për relizimin e filmit e tij të ardhshëm.