Një hajdut vendos të hakmerret ndaj gjykatësit që e dënoi atë me burg disa herë, duke u bashkuar me djalin e tij në burg dhe duke e kthyer jetën e tij një makth të vërtetë.
Vital është një përgjegjës pune 40 vjeçar në një fabrikë tekstili. Ai bie në dashuri me vajzën e shefit të tij kur ajo e zgjedh atë për një studim ergonomik, por marrëdhënia e tyre tërheq tërbimin dhe mosmiratimin e të gjithëve.
Kjo është historia e një djaloshi të zakonshëm...të quajtur Çarli Baket. Ai nuk ishte më i shpejtë apo më i fortë, ose më i zgjuar se fëmijët e tjerë. Familja e tij nuk ishte e pasur, ose e fuqishme apo me lidhje të forta. Në fakt, atyre mezi i dilte për të ngrënë. Çarli Baket ishte djali më me fat në të gjithë botën. Por ai thjesht nuk e dinte akoma. Shikoni filmin për më tepër...
Pasi bëri drift me makinën e tij Porsh në Palm Springs, një pilot i pensionuar i NASA-s humbet patentën. I detyruar të përdorë transportin publik, ai takon Karolinën dhe mëson të vozitë përsëri në dashuri dhe jetë.
Komploti rrotullohet rreth tre të burgosurve. Ata, lirohen dhe mendojnë një jetë të lumtur jashtë. Por, gjërat marrin tjetër drejtim dhe sjellin telashe. A mundet të gjejnë lumturi dhe dashuri tani?
Dy prodhues të filmave, që i detyrohen para rrjetit, krijuan yllin e tyre të plakur, të filmit për një mashtrim sigurimesh për t'u përpjekur të shpëtuar veten. Por ata përfundojnë duke marrë më shumë sesa kanë imagjinuar.
Bankieri me influencë, Matvei Levin, bën shumë përpjekje për të shmangur ndarjen e pasurisë me fëmijët e tij jashtëmartesorë. Por kur ai humb gjithçka, ata janë të vetmit që e ndihmojnë. Për të rifituar pasurinë e tij, Matvei do të duhet të grabisë bankën e tij në Monte Carlo. Për ta bërë këtë ai së pari duhet të kryejë një operacion shumë më sfidues: të rifitojë besimin e fëmijëve të tij të larguar.
Ndryshe nga djemtë e tjerë të moshës së tij, ëndrra e Aleksit është të bëhet Mis Franca. Pas një jetë të vështirë me vdekjen e prindërve të tij, i dyzuar midis një trupi mashkullor dhe një brendësie femërore, ai përpiqet të fitojë vetëbesimin dhe të kuptoj vendin e tij në botë duke garuar në konkursin e Mis Francës 2020.
Keu është një djalosh hajdut, që e jeton jetën vetëm me argëtim dhe i patrazuar. Kur takon dashurinë e fëmijërisë, ai vendos të futet në ushtri, për t’i fituar zemrën vajzës, e cila është e fejuar me një djalë të përsosur, por papritur, zbulon të kaluarën e vet të harruar...
Historia e egër e dashurisë gjatë rritjes ... dhe hedhjes në erë. Kur studentët në shkollën e tyre fillojnë të shpërthejnë (vërtetë), studentët e vitit të fundit Mara dhe Dilan përpiqen të mbijetojnë në një botë
ku secili moment mund të jetë i fundit.
Në botën e ngarkuar emocionalisht, të egër dhe me humor të 16-vjeçarit Xhejms Uitman, ne shohim luftën e tij për të kapërcyer ankthin dhe depresionin duke kërkuar këshilla nga Dr. Bird - një terapist imagjinar i pëllumbave - pas zhdukjes së motrës së tij.
Në një botë ku të këqijtë janë të zakonshëm, dy mikesha të mirë fëmijërie ribashkohen pasi njëra krijon një trajtim, që u jep atyre fuqi, për të mbrojtur qytetin e tyre.
Një komedi romantike për një familje që udhëton në kryeqytetin Francez për biznes. Grupi përfshin një çift të ri të fejuar i cili detyrohet të përballet me iluzionin se një jetë ndryshe nga e tyrja është më e mirë.
E ve menjëherë pas martesës, një grua e re përballet me paaftësinë për t'u ndjerë e pikëlluar, me të afërm të çuditshëm dhe një zbulim befasues për burrin e saj të ndjerë.
Pas 5 vitesh martesë, Beni vazhdon të jetë i dashuruar marrëzisht me gruan e tij, deri ditën kur ai poshtërohet dhe zbulon në publik se ajo po e tradhton. Kështu ai bashkohet me shokët e tij që kanë probleme martesore dhe formojnë klubin e të divorcuarve.
Të takosh të dashurin dhe ish të dashurën gjatë një funerali, historia e një studenteje të cilës i duhet të durojë për hir të prindërve turpin e veprimeve të saj.
Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Hanse dhe Gretel, motër e vëlla që nuk flasin prej vitesh për shkak të vdekjes së prindërve të tyre. Rasti i rrëmbimit të mbretit nga një shtrigë e keqe do t'i bëjë ata të punojnë së bashku edhe pse nuk duan. Gjithçka merr zgjidhje nga një aventurë e paparë.
Një revolucion feminist nis në gjimnazin Rokport, ku vajzat të lodhura nga standartet e dyfishta, ngacmimet dhe gjithmonë të qenit të nënvlerësuara nisin të rebelohen dhe të kërkojnë një ndryshim në botën që i rrethon.
Në mënyrë që të përparojë në karrierën e saj në botën dinamike të publicitetit në Mexico City, Rakel përpiqet të ribashkohet me shoqen e saj të shkollës së mesme Sesi e cila është bërë mbretëresha e mediave sociale. Por ndryshe nga ndjekësit, miqësitë nuk vijnë menjëherë.
Një dedektivi i komplikohet së tepërmi jeta kur e Pafrymë Mahoni përparon drejt tij, teksa ai përpiqet të luftojë me bandën e bashkuar të të Madhit Kapriço.