Dizajnerja e brendshme Reilly e gjen veten këtë Krishtlindje në qytetin Liqeni Mistletoe, pa një vend për të qëndruar. Ajo pranon një ofertë nga Rei për të qëndruar në varkën e tij, duke e ndihmuar atë të rinovojë varkën për Festivalin e Krishtlindjeve të qytetit.
Të rritur dhe të stërvitur nga i njëjti person që i thërrasin baba, një grup prej katër vetash rimblidhen pas disa vitesh, për tu hakmarrë ndaj vrasësit të babai të tyre.
Karlinjos kap partneren e tij duke e tradhtuar, më pas takon Grasan plot gjallëri, e cila hiqet si e dashura e tij e re, në mënyrë që të mund të shmang poshtërimin për Krishtlindje, ndaj familjes së tij tradicionale.
Alberto është duke drejtuar një program për përmirësimin e efikasitetit të postës Italiane.
Në Castellabate ndodh një keqkuptim dhe Mattia transferohet në Milano për të punuar me Alberton.
Kur Xhoni dhe Levi dëshmuan diçka të mbinatyrshme në apartamentin e tyre,menduan se do bëheshin të famshëm dhe jeta e tyre do ndryshonte nëse do bënin një dokumentar për ngjarjen.
Historia epike e Pet Xhonsënit, që shpreson të bëhet regjisor filmash me alienë, teksa rritet në një fshat të Ilinoisit, bie në dashuri dhe bëhet fansi i parë i një filmi që ndryshon gjithçka.
Xhesi braktiset nga i dashuri i saj pak para Krishtlindjeve, por prindërit e tij ende duan të festojnë Krishtlindjet me të ndërsa djali i tyre është larg. Më pas ajo takon kushëririn e tij, por sapo ai kthehet, Krishtlindjet bëhen shumë më të ndërlikuara.
Kur një dyshe mashtruesesh marrin peng dyqanin Herrington dhe Bijtë, dy fëmijë ngatërrohen me rrëmbimin dhe detyrohen të bashkëpunojnë me oficeren e sigurisë për të shpëtuar Krishtlindjen.
Pasi përshëndeten në stacion, Hayley dhe James marrin vendimin e çmendur të ndërrojnë trenat për të surprizuar fshehurazi njeri-tjerin.
Duke u shkëmbyer në stacion, ata nuk e dinë që i presin të papritura sa të sikletshme, aq edhe komike.
E kthyer në një gazetare, Campbell ka mundësinë të takojë babanë e saj biologjik për herë të parë pa e ditur ai. Në fund, Campbell duhet të vendosë nëse do të zbulojë të vërtetën,
një vendim që do të ndryshojë përgjithmonë Krishtlindjet.
Kur një moment inati i kushton dëmtime serioze në këmbë, një futbollist i shquar kthehet në qytetin e lindjes dhe pranon të trajnojë skuadrën e të rinjve të qytetit.
Kur babai i shokut të saj më të mirë akuzohet në mënyrë të rreme se ka vjedhur kambanat e çmuara të qytetit, një vajzë e re amatore dhe miqtë e saj duhet të gjejnë hajdutin e vërtetë përpara Krishtlindjeve.
Xhoshi dhe Bluja udhëtojnë drejt qytetit të Nju Jorkut për të marrë pjesë në një audicion, duke shpresuar të luajnë në një muzikal të madh në Broduej, por aventura e tyre do të jetë edhe më e bukur se shfaqja ku shpresojnë të marrin pjesë...