Polica të rremë, telashe të vërteta! Kështu ndodh për dy miq që shtiren si policë të Los Angeles. Por kur shtirja bëhet realitet ata të dy përfshihen
në një vorbull kriminelësh të armatosur dhe dedektivësh të ashpër duhet të lënë mënjanë dinstiktivët dhe t’ia dalin mbanë vetë.
Montana Kid, një nga qitësi më të mirë në Amerikë, pasi u ka shpëtuar gjahtarëve të shpërblimeve sistemohet në një qytezë në Kanada, dhe ndryshon karakter....
Një grua e qetë, e ëmbel (Sridevi), duron çdo ditë mospërfilljen e burrit të saj të mirë edukuar dhe vajzës së saj, për shkak të paaftesisë së saj për të folur dhe kuptuar Anglisht.
Një takim rastësor ndërmjet një drejtuesi të turpëruar të një biznesi muzikor dhe një kantautoreje të re në Manhatan kthehet në një bashkëpunim premtues ndërmjet dy talenteve.
Pas nje takimi te shkuar keq nje burre dhe nje grua e gjejne veten ne njësituat familjaresh. Ndersa ndjenjat per njeri tjetrin rriten jane femijet e tyre ata qe perfitojne.
Një komplot po thuret dhe motrat Uilson, trashëgimtaret e një hoteli janë në rrezik. Dy agjente të FBI-së do të hyjne në veprim, do të bëhen motra. Një komedi brilante me zoçka të bardha që ta heqin trurin...
Të gjitha çiftet janë kthyer për një fundjavë në Las Vegas, por planet për një fundjavë romantike shkojnë mbrapsht kur aventurat e tyre të ndryshme i çojnë në situata kompromentuese, të cilat kërcënojnë të prishin eventin e madh.
Pasi ka bërë procesin e ekzorcizmit për të larguar djallin nga ish e dashura e tij, Malkolmi ia ka nisur nga fillimi me të dashurën e tij të re dhe dy fëmijët e saj. Pasi janë zhvendosur në shtëpinë e ëndërrave, Malkolmi edhe një herë fillon të torturohet nga aktivitete paranormale të çuditshme.
Si nje aktor i filmave pa ze, George Valentin mendon se ardhja e teknologjive te reja me video dhe audio do ta zbeh rolin e tij duke e harruar. Ai bashkpunon me Pepy Miller, nje kercimtare e re energjike per tu rikthyer serisht ne skene…
Ram bie në dashuri me Sonan, e cila jeton në një fshatë. Ai e ndjek atë deri në momentin e fundit, ku vëllai i saj i madh sfidon atë për të prodhuar më shumë të korrura . Nëse ai fiton, ai do ta lejoj atë të martohet me të.
Malkolmi dhe Kisha shpërngulen në shtëpinë e ëndrrave të tyre, por shumë shpejt mësojnë se një demon gjithashtu jeton aty. Kur Kisha pushtohet nga djalli, Malkolmi - i vendosur ta mbajë jetën e tij seksuale në vijë - kërkon ndihmën e një prifti, një fallxhori dhe një skuadre që kap fantazma.
AI ËSHTË I GJATË, ZESHKAN DHE I BUKUR ME NJË DOZË MISTERI. Çfarë më shumë ka nevojë të di Xheni për Spenserin , njeriun që sapo e bëri të binte kokë e këmbë në Rivierën franceze? Epo, ndoshta që ai është një spiun profesionist, talenti i veçantë i të cilit është vrasja. Por pavarësisht plumbave, bombave dhe të këqinjve me armë të mëdha, askush s’mund t’i mbajë këta të dy nga të jetuarit përfundimisht të lumtur - nëse arrijnë ta kalojnë ditën pa u vrarë - në këtë komedi romantike plot aksion që do t’ju vdesë nga të qeshurat!
“Si Fëmijë 2”, rikthehet me ca shtesa që do ta bëjnë këtë film akoma më zbavitës. Pas fundjavës së paharruar vite më parë, Leni vendos që të shpërngulë familjennë qytezën e lindjes, për të qënë afër miqve. Por mes horrave të vjetër, horrave të rinj, shoferëve të autobusëve të pakontrollueshëm, policëve mbi ski dhe 400 njerëzve që futen në çdo festë, Leni zbulon se ndonjëherë çmenduritë të ndjekin kudo që të shkosh...
Jeta e Greg është disi e çuditshme, ilustrime të cila ai shfaq me jetën e ti të bëjnë të jesh konfuz, por ai është një djal karizmatik dhe i mençur me batutat dhe ilustrime e tija në studime.
Pas pushimeve verore, Greg dhe vllau i ti Rodrick kthehen përsëri në shkolle, përsëri filloj batuta mes këtyre të dyve ata duhet të përpiqen t'mos bëjnë më gabim të cila do ju shkoj në dëm të dyve.
Jeta e një burri të moshuar ndryshon në mënyrë dramatike, kur gruaja e tij i kërkon divorc në moshën mesatare. Ai kërkon të ri-zbulojë pjekurinë e tij me ndihmën e një miku për të marr mësime nga vajzat e barev.
Elia jeton në izolim të shkëlqyer pranë Vogheras. Ai nuk e do qytetin, nuk i pëlqen shoqëria dhe e bezdisin gratë që ai i sheh si prishje të qetësisë rurale. E Vetmja grua e lejuar në fermë është Mami, governantja e tij.
Tre shoke te ngushte e gjejne veten ne nje situate qe kemi perjetuar te gjithe ne ate momentin qorodites ne cdo lidhje dashurie ku duhet te vendosesh “Ateher… ku po shkon lidhja jote?
Jeta e qetë e një farmacisti do të dalë jashtë kontrollit kur ai fillon një marrëdhënie me një kliente grua e cila e përfshin atë në një rrugë seksi, droge dhe ndoshta vrasjeje.