Një djalosh tetëvjeçar është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të përfunduar Lufta e Dytë Botërore, që të kthejë babain në shtëpi. Historia tregon dashurinë e djalit për babain.
3 shokë adoleshentë, bëjnë aktin e fundit të pavarësisë dhe vendosin të kalojnë sezonin e verës duke ndërtuar një shtëpi në pyll dhe duke jetuar larg familjes.
Historia e një grupi miqsh që ritakohen për fundjavën e përvitshme të 4 Korrikut që përballen me Çadin, një fotograf i natyrës së çuditshme dhe të bukur i cili fillon të ndryshojë jetët e tyre një nga një.
Një oficere e policisë përfshihet në një aventurë kur i jepet një mision: të mbrojë vejushën e një trafikanti droge duke u përballur me kriminelë dhe policë te korruptuar.
Alan, pas dështimit të dasmës së tij dhe pushimit nga puna, punon me të ëmën në aeroportin e Dublinit. Aty takohet me dashurinë e tij të parë, Alisën me të cilën kalon një natë plot me aventura. Një fund i lumtur apo i hidhur... Zbuloheni vetë!
Historia e Xhodit, një afro-amerikan 20 vjeçar i cili detyrohet të përballet me përgjegjësitë e jetës. I mësuar nga rruga, por i papunë, ai është baba i dy fëmijëve nga dy gra të ndryshme, por akoma jeton me nënën e tij duke u munduar të gjejë rrugëtimin e duhur në jetën e tij kaotike.
Pas vdekjes së mamasë së tij, Vinsenti, një djalë me sindromën e Turet, çohet nga babai i tij në një qendër trajtimi ku takon Aleksin dhe Marian. Së bashku ata nisen në një udhëtim të gjatë për të hedhur hirin e nënës së Vinsentit në oqean.
Suzan Kuper është një agjente e CIA-s e cila nuk ka dalë kurrë në terren. Mikun e saj më të mirë e vrasin dhe ajo merr vendimin që të hakmerret. Suzan infiltrohet në një rrjet kriminalistik që ka për qëllim shitjen e një bombe nukleare.
Ish-spiuni i Cia-s, Bob Ho merr detyrën më të vështirë që ka pasur deri tani: të kujdeset për tre fëmijët e të dashurës së tij. Dhe kur një nga fëmijët aksidentalisht shkarkon një top formulë të fshehtë, terroristët rusë do ti bëjnë një vizitë familjes.
Xhoni sapo ka mbush 15 vjeç dhe do te rikthehet në shkollë, ku e presin shokët e tij. Së bashku, të çmendurit do kalojnë peripeci të papara e të paharrueshme këtë vit shkollor.
Dy evente të mëdha kanë për të ndodhur: do të lirohet Nelson Mandela dhe eventi më i rëndësishëm, Xhon Milton do të nisë vitin e parë në një kolegj elitar për djem.
Kung Fjuri, polici më i fortë i arteve marciale në Majemi, udhëton pas në kohë për të vrarë kriminelin më të keq të të gjitha kohërave - kung fyhrer Hitlerin.
Beku është një gjuetar shpërblimesh shumë i vlerësuar dhe punësohet për të gjetur Trevisin, një djalë të humbur prej muajsh në Brazil. Kjo punë që duket e thjeshtë e çon Bekun në një aventurë e pabesueshme në pyllin e Amazonës, ku atje takon baristen e bukur Marianën dhe Hatçerin e pamëshirshëm.
Me martesën, diplomimin, dhe botën e vërtetë që po i shfaqen në horizont, Kaleb Fuller, përsëritësi i vitit të fundit, mbledh skuadrën e vjetër për një garë të fundit në futbollin amerikan intrashkollor.
Pas një nate feste beqarisë tre shokët zgjohen të humbur nga parti në Las Vegas, ku njëri nga ta zhduket ata duhet të bëjnë rrugëtimi nëpër qytet për të gjetur mikun e tyre para dasmës së tij.
Dy vjet pas festes se beqarisë ne Las Vegas, Fili, Stjuja, Alani dhe Dagu shkojnë ne Tailande për dasmën e Stjuse. Stju planifikon një dreke te qete paramartesore megjithatë ndodh diçka me shume se kaq.