Tamasha flet për udhëtimin e dikujt që ka humbur veten duke u përpjekur të sillet në përputhje me normat e shoqërisë. Filmi bazohet në temën qëndrore të konsumimit dhe humbje së vetvetes në përpjekje për t'u përshtatur me veten përsëri.
Kur dekani i Universitetit të Malit Blu kërcënon se do shesë Shtëpinë e Cjapit, Aleksi i organizon Thedit festën e ëndrrave të tij në mënyrë që ta bindë të blejë Shtëpinë e Cjapit.
Dy shokë të ngushtë Sethi dhe Evani duhet të përballen me ankthin e ndarjes nga njëri-tjetri në fund të gjimnazit ndërkohë që plani i tyre për të marrë pije alkoolike për një festë shkon keq dhe përballen me disa situata aspak të këndshme.
Një novelist heton për vetëvrasjen e dukshme të vajzës që ngjasonte me Merilin Monro, e cila besonte se ishte rimishërimi i yllit legjendar të filmave.
Kupers! Familja qe kalon gjithçka. Herë të qeshur, herë të sikletosur! Një natë Krishtlindjesh te mbledhur rreth një tavoline duke qeshur e kënduar... Pastaj... Nis komedia që vetë Kupers dinë të dhurojnë
Gjyshja: Një adoleshente, që përballet me një shtatzani të padëshiruar, kërkon ndihmë nga gjyshja e saj e rreptë, një grua e cila prej kohësh i ka ftohur marrëdhëniet me vajzën e saj.
Aventura e dy të droguarve nga Meksiko në Los Anxhelos, të ndjekur nga fati dhe paaftësia e detektiv Sadenko. Një film plot skena gazmore. Mos e humbisni!
Një këshilltare amerikane (Sandra Bullock) e situatave të vështira dërgohet për të ndihmuar presidentin e shumë përfolur i cili është rizgjedhur në Bolivi. Atje ajo do përballet me një rival të vjetër i cili punon për kandidatin tjetër.
Me të mësuar se babai i tij është rrëmbyer, Austin Pauers duhet të udhëtojë në vitin 1975 dhe të mposhti shejtanin e quajtur me vend Goldmember- i cili po punon me Dr. Evil.
Dr. Evil është kthyer dhe ka shpikur një makine te re kohe qe e lejon atë te kthehet ne vitet gjashtëdhjetë dhe te vjedh “joshjen” e Austin Pauers, duke e len atë “impotent”.
Pasi vajza e konsullit kinez rrëmbehet nga kriminelët e FBI-së, një detektiv kinez i përkushtuar pas punës së tij dhe një polic zezak thashethemexhi, merren me ketë çështje për të gjetur vajzën e rrëmbyer e cila ishte e preferuara e detektivit kinez.
Xhaxha Elroi dhe djali i tij Dei-Dei nuk kanë paguar taksat këshu që Kreig gjen një mënyrë për të vjedhur nga fqinjët një shumë parash për të paguar taksat në mënyrë që shtëpia e xhaxha Elroit të mos shkojë në ankand.
“Filmi është një Komedi, Aksion që kombinon luftime me budallallëk. Me situata vërtet zbavitëse në të cilat dy karaktere të kundërta duhet të bashkojnë forcat për të arritur të njëjtin qëllim. ”
Hakeri i njohur Drju Reinolds kapet nga CIA dhe i propozohet që të punojë për ta ose ta kalojë jetën në burg. Ai pranon me kushtin e vetëm që skuadrën e tij ta zgjedhë vetë, duke mbledhur disa “të flakur”, njerëz që nuk i hyjnë më në punë askujt…
Në një të ardhme të afërt disutopike, sipas ligjeve të qytetit, beqarët dërgohen në Hotel, ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda 45 ditëve, përndryshe ata i shndërrojnë në kafshë dhe i dëbojnë në pyll.
Një polic është në ndjekje të një krimineli të arratisur. Të dy përfundojnë në një shtëpi të braktisur, ku rastësisht përballen me një grabitje diamantesh. Në mënyrë të papritur ata lënë mënjanë ndryshimin dhe mospajtimin ndërmjet tyre duke
Është e vështirë të jetosh kur nuk mund të vdesësh. Xhekut i ndodh diçka që ia ndryshon jetën dhe e rikthen atë tek ajo çfarë ai ka bërë në të shkuarën.
Një djalosh nga fshati bëhet bosi i një bande duke blerë një trëndafil me fat nga një grua e moshuar. Ai dhe një këngëtare nga klubi i natës së bandës përpiqen të bëjnë një vepër të mirë për gruan e moshuar kur vajza e saj vjen për vizitë.
Adam Jones (Bradley Cooper) është një shef kuzhine i cili e shkatërroi karrierën me drogën. Por ai kthehet në Londër me synimin për ta rifituar stimën e humbur duke hapur një restorant të cilësisë së parë.
(E Premte): Dy shokë, Smoki dhe Kreg pijnë të gjithë barin e një furnizuesi droge dhe përpiqen të gjejnë 200 dollarët që i kanë borxh furnizuesit deri në orën 10 të asaj nate. Gjatë kësaj kohe ata pinë bar, tallen dhe njëkohësisht rrezikohen të vriten.
Në vigjilje të Krishtlindjes, Antuani 6 vjeçar ka vetëm një ëndërr; të takojë babagjyshin dhe të shëtisë yjësitë me slitën e tij. Kështu që kur Babagjyshi i vjen si me porosi në ballkon, vogëlushi naiv nuk e kupton dot kush fshihet në të vërtetë nën kostumin kuq e bardh; një hajdut me një plan të menduar mirë. Të dy bashkë do të kalojnë aventura të çmendura, secili në kërkim të ëndrrës së tij, nën petkun magjik të mbrëmjes së Krishtlindjes.