HD
K.O.T ( Katunars Of Tirana), është një film komedi, i sjellë nga NGOP Media, si vazhdim i serialit me të njëjtin emër.
Pas suksesit të padiskutueshëm të serialit në platformën Youtube, aktorët simpatikë të NGOP,
Marsijon Durmishi dhe Grei Dajlanaj, trajtojnë në një film me metrazh të gjatë, problematikat e vendit tonë,
dhe në veçanti të kryeqytetit, sigurisht të para dhe narratuara, nga këndvështrimi komik i personazhit kryesor Qemalit.
Qemali, një djalosh nga fshati, që me naivitetin e tij, i hap shpesh punë vetes,
në një Tiranë të pa sinqertë dhe problematike. Këtë herë telashet e Qemalit janë akoma më të mëdha,
pasi në derën e tij shfaqet një vogëlush, që pretendon se është i biri. Përpjekjet e Qemalit për të nxjerrë jetesën,
tashmë për një familje më të zgjeruar, duket se po ecin në rrugë të mbarë, kur punësohet si koshtari
i një Ministri të korruptuar. Eshtë ky moment që e fut personazhin tonë në një sagë mashtrimesh, intrigash,
dhe aferash korruptive.
Aktorë: