Një romancë-komedi që sfidon konceptin e shpirtrave binjakë, tregimet paralele portretizojnë katër miq beqarë teksa çiftohen në kombinime të ndryshme çiftesh.
Të martuar prej dhjetë vitesh, dhe në krizë të plotë, një çift mendon për divorcin. Por pas një eksperimenti shkencor të dështuar, ata papritmas e gjejnë veten brenda trupit të njeri-tjetrit.
Historia e vërtetë e udhëtimit për jetë a vdekje të talentit adoleshent të futbollit Martin Bengtsson përmes një industrie moderne të futbollit, ku gjithçka dhe të gjithë e kanë një çmim.
Thriller erotik. Marku, një ish-polic i korruptuar, të cilin e përndjek vdekja e gruas dhe djalit të tij, përgatitet për vrasjen e tij të radhës. Gradualisht ai magjepset nga prostituta e bukur që jeton në apartamentin ngjitur dhe ata fillojnë një lidhje pasionante. Në mënyrë që të mund të realizojnë ëndrrën e tyre për tu arratisur sëbashku, ata duhet thjesht të vrasin tutorin e saj, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken...
Në mesin e viteve 1990, Frenk Paterno, bos i mafies në Montreal, shpreson të legjitimojë operacionet e tij kriminale duke investuar 180 milionë dollarë në një projekt ambicioz: ndërtimin e urës së Mesinës, e cila do të lidhte Sicilinë dhe Italinë jugore.
Kur një bibliotekar hebre dhe djali i tij bëhen viktima të Holokaustit, ai përdor një përzierje perfekte të vullnetit, humorit dhe imagjinatës për të mbrojtur djalin e tij nga rreziqet rreth kampit të tyre.
Një regjisor kujton fëmijërinë e tij kur ra në dashuri me filmat në kinema në vendlindjen e tij dhe zuri miqësi me punonjësin e projektorit të kinemasë.
Riçard Martin po udhëtonte me tren, i cili u ndalua nga Billi Kejn, një ish nxënës i Martinit.
Kejn ia kurseu jetën Martinit, por pasi i qëlloi në duar. Vite më vonë, Martini takoi një ish
të dënuar, të cilin e kishin dënuar gabimisht për vjedhjen e trenit. Martini e stërvit ish të dënuarin
dhe të dy kërkojnë Billi Kejnin.
Marta mund të jetë jetime dhe të ketë një sëmundje të rëndë, por ajo është shumë pozitive. Ajo do që një djalë të bjerë në dashuri me të. Dhe jo çdo djalë, por djalin më të bukur. Një ditë ajo e gjen dikë.
Një përrallë dimri, në të cilën një incident prish jetën e personazheve të saj dhe i ndryshon ata përgjithmonë. Kur frika jeton brenda shtëpive dhe njerëzve, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata për të qenë të sigurt?
Filmi biografik për futbollistin italian Roberto Baggio, një njeri që frymëzoi breza të tërë për të luajtur futboll.
Një futbollist unik, i aftë të emocionojë tifozët në të gjithë botën.
Një gangster i njohur si "Samurai" do ta shndërrojë portin e Ostias në Las Vegasin e kazinove dhe të lojrave të fatit. Të gjitha Familjet Mafioze vendosin të bashkëpunojnë për këtë synim të përbashkët, por paqja nuk do të zgjasë për shumë kohë!
Çezare, një kontrabandist i të huajve gjen trupin e pajetë të famullit të tij, Fausto në një luginë të largët. Policia dyshon tek ai dhe për këtë arsye, atij i duhet të qëndrojë i izoluar për të përballuar të vërtetën e dhimbshme.
Një punëtor në Italinë Jugore rrit djalin e tij pas vdekjes së papritur të nënës. Ai i premtoi djalit të tij se nëna e tij do të kthehet në jetë, dhe tani ai duhet të gjejë një mënyrë për ta mbajtur këtë premtim.
Pas 5 vitesh martesë, Beni vazhdon të jetë i dashuruar marrëzisht me gruan e tij, deri ditën kur ai poshtërohet dhe zbulon në publik se ajo po e tradhton. Kështu ai bashkohet me shokët e tij që kanë probleme martesore dhe formojnë klubin e të divorcuarve.
Dy miq fëmijërie ndjekin fate të ndryshme: njëri i bashkohet camorra-s dhe bëhet mafioz i respektuar, kurse tjetri lë botën e krimit për t'iu përkushtuar tërësisht boksit.
Vendosur në fshatin Italian të viteve 1950,
filmi tregon historinë e Lolës dhe Masettos, një çift i ri,
pikëpamjet e të cilit për seksin paramartesor
ndryshojnë në mënyrë drastike.
Një grua e bukur, e lënë pas dore nga burri i saj, joshet nga shërbyesja e saj sensuale. La Bonne është tërheqje, eksplorim, dëshirë, forcë dhe kontroll ..
Një familje e bukur napolitane e pozicionuar në vitet '80, kalon përmes një krize në çift, tradhtisë bashkëshortore, dilemave të mëdha filozofike dhe një udhëtimi në subkoshiencë për të gjetur rrugën e lumturisë në jetë.
Një situatë e vështirë u jep dy vëllezërve të largët mundësinë të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Mateo është një sipërmarrës i ri i suksesshëm, mendjehapur, simpatik dhe dinamik. Vëllai i tij Etore ende jeton në qytetin e vogël provincial ku ata kanë lindur dhe jep mësim në kolegj.