20 vjet pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë një shfaqje shkollore në një qytet të vogël, nxënësit e shkollës ringjallin shfaqjen e dështuar në një tentativë të gabuar për të nderuar përvjetorin e tragjedisë, por shumë shpejt zbulojnë që disa gjera është më mirë ti lësh të qeta.
Xheniferi kthehet te punoje te kompania e telefonise ku nje vrases serial po e perdor per te shenjestruar perdhunuesit. E shkuara e Xheniferit e sjell policine ne gjurmet e saj, por a eshte ajo vrasesja?
Oficerja fillestare Xhesika Loren caktohet të presë skuadrën e pastrimit kimik për mbetjet e rrezikshme në depon e armëve të stacionit. Por ajo nuk është ne dijeni që fantazma e një lideri kulti Xhon Majkëll Pejmon ka pushtuar departamentin që kur ai dhe dy nga ndjekëset e tij kryen vetëvrasje para një viti. Tani Xhesika duhet të zbuloj se sa të rrezikshëm mund të jenë ata kur ajo ngel e vetme ne turnin e saj të parë.
Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë dhe tregon për një rast shumë të rrallë të sundimit të trupit të njeriut nga xhindët dhe një avokate i duhet të mbrojë një prift i cili akuzohet se ka vrarë një vajze të re nga pakujdesia ndërsa kryente një ritual për prishjen e "magjisë".
Një familje e re zhvendoset në një shtëpi të izoluar në të cilën gruaja ishte punësuar për ta rikonstruktuar, por zbulojnë që pronari i mëparshëm mendohej të kishte vrarë gruan e tij.
Një ripërfytyrim i rrëfimit klasik horror të Carrie White, një vajzë e ndrojtur e dëbuar nga moshatarët e saj që gjen strehë vetëm tek e ëma e cila ishte thellësisht fetare. Ajo i parashtrohet një terrori telekinetik në qytetin e saj të vogël, pasi që e kishin kaluar çdo kufi të talljeve me të, në mbrëmjen e saj të maturës.
Papritur brenda natës, bota ndaloi. Dy burra, dy të mbijetuar, një fëmijë, dhe urrejtja që i ndan. Një vend i harruar nga të gjithë, përfshirë edhe krijesat që jetojnë në Tokë deri tani.
Një burrë misterioz shkon në një qytet të vogël të Kanadasë për të zhdukur një sëmundje të rrezikshme ngjitëse nëpërmjet gjakut. Misioni i tij e zhyt komunitetin në një lum gjaku.
Pas humbjes tragjike të fëmijës së tyre, një çift i dëshpëruar vendosin të birësojnë një vajzë të vogël 9-vjeçare, por pothuajse menjëherë pasi e mirëpresin në shtëpi, ata nisin të dyshojnë se ka diçka që nuk shkon. Ajo s'është aq e pafajshme sa dukej në pamje të parë.
Një vajzë adoleshente lufton për të mbrojtur pusin e fundit që punon, në një luginë të prekur nga thatësira. Ndërkohë që në zonë ndodhet dhe një baron i babëzitur për ujë, i cili vret këdo që i del para, në mënyrë që ta ketë të gjithë ujin e luginës për vete.
Një ekuipazh i një anije transporti ngecin në një planet plot me krijesa të etura për gjak që dalin të gostisin natën. Por ata mësojnë se një eklips një mujor është gati për të ndodhur dhe...
Pasi përpiqet për tu lidhur me nenën e saj te vdekur, adoleshentja Kuin Brener, i kërkon psikologës Elise Rainier për ta ndihmuar, por ajo e refuzon. Kuin fillon te shikoje ngjarje te pazakonta ne shtëpinë e saj. Pas sulmeve te furishme nga një djall babai i saj i kërkon Elise Rainier qe me aftësitë e saj t'i japë fund këtyre sulmeve.