TE VDEKURIT QE NGRIHEN: FUNDI I LOJES na çon karantinën e zaptuar nga zombit në East Mission City ku një raportere duhet të ndalojë një konspiracion sekret të qeverisë...
1920 London. Kur burri i saj sulmohet nga një magji e zezë, princesha Shivangi duhet t'i kërkojë ndihmë ish të dashurit të saj, të cilin e futi në burg para disa vitesh dhe i cili është kthyer në një mjeshtër gjatë kohës në burg.
Pasi prishin planin e vjedhjes se një banke të keq-konceptuar në një qytet të shkretë në Kaliforni, dy të ashtuquajtur hajdutë zhduken nga skena e krimit më një njeri të marrë peng dhe drejtojnë sherifin vendas
në një çështje të rrezikshme.
Kur udhëzuesi i një grupi ndërkombëtar kërkuesish urbanë pëson një rënie të keqe, dy nga vajzat në grup shkojnë jashtë për të kërkuar ndihmë, ndërsa Denisi, qëndron prapa. Armin, një ish roje kufiri i Gjermanisë Lindore shfaqet papritmas nga hiçi. Nga dëshpërimi i dukshëm, Denisi lejon Armin t’i çojë ata dhe udhëzuesin e tyre pa ndjenja në një vend të sigurt dhe pikërisht në këtë moment Denisi kupton që ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij!
I ndodh njërit. Pastaj dikujt tjetër. Dhe më pas dikujt tjetër. Studentët e universitetit zbulojnë mesazhe të frikshme me zë në celularët e tyre. Çdo thirrje vjen nga e ardhmja e afërt. Çdo thirrje ka zërin drithërues të studentit gjatë momentit të fundit të tij ose të saj të jetës. Dhe çdo thirrje del e vërtetë.
Kur njerëzit marrin vesh ekzistencën e klaneve të Vampirëve dhe Likanëve, fillojnë luftën për zhdukjen e të dyja specieve. Vampirja Selena udhëheq betejën kundër njerëzve...
Pesë punëtorë kanë marrë përsipër të kontrollojnë një sanatorium të vjetër të madh për mbetje të rrezikshme para se të shembet. Ata kuptojnë se puna ka më shumë se thjesht kërkimi për asbest dhe mërkur. Ndërtesa madhështore ka sekrete shumë më të errëta.
Dy shkencëtarë dhe një vajzë e re do të shkojnë në një shtëpi të braktisur për të zbuluar nëse aty ka forca të mbinatyrshme. Në ditët në vazhdim gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin në shtëpi. Të tre do kuptojnë se ekziston një qenie brenda shtëpisë, e cila nuk do që ata të rrinë më aty.
Një grup shokësh do shkojnë të vizitojnë një vend të quajtur '' Ferma e Çarlit''. Shumë legjenda urbane thuhen për atë vend, ku kanë ndodhur vrasje të shumta. Me kalimin e kohës ata do kuptojnë që nuk janë thjesht legjenda dhe dikush që jeton aty është një vrasës i pamëshirshëm.
Kolombusit i është bërë zakon t’ia mbathë nga gjithçka që e frikëson. Talahasi nuk ka frikë nga asgjë. Nëse do të kishte, do t’ua kishte zhdëpur prapanicën. Në një botë të pushtuar nga zombit, këta të dy janë evoluar në dy të mbijetuar perfektë. Por tani, janë gati të përballen me perspektivën më tmerruese nga të gjitha: njëri-tjetrin.
Hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Loren Uorren, punojnë për të ndihmuar një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët që ndodhet në shtëpinë e tyre në fermë
Jeta e një vajze shndërrohet në kaos pasi të gjithë rreth saj pësojnë një fat të tmerrshëm, ndërsa ajo vetë bëhet edhe më pak e sigurt se kush është dhe në çfarë lloj bote jeton.
Gjatë udhëtimit për një trajnim pune me kolegët, Semi sheh një vizion të tmerrshëm: Ura në të cilën qëndron autobusi i tyre dhe shumë makina të tjera fillon të shembet. Pasi ky vizion mbaron, Semi kupton se çdo pjesë e vizionit po realizohet menjëherë. Ai fillon të veprojë, duke shpëtuar disa nga miqtë dhe të dashurën e tij. Megjithatë, së shpejti të mbijetuarit do të kuptojnë që nuk mund të shmangësh dot Vdekjen.
Niku arrin të parandalojë një aksident dramatik që mund të shkaktonte shumë viktima gjatë një gare automobilistike. Falë ndërhyrjes së tij, disa njerëz duket se kanë shpëtuar për mrekulli, por deri kur... Vdekja ka vendosur ta çojë deri në fund misionin e saj.
Destinacioni i Fundit 3: Uendi shkon në Luna Park për të festuar diplomimin dhe ka një parandjenjë të tmerrshëm se në slitën rrotulluese do të vdesin njerëzit. Ajo arrin të bind mikun e saj Kevin dhe disa të tjerë për të zbritur, por duket se Vdekjes është e vështirë për t'i shpëtuar dhe të mbijetuarit fillojnë të vdesin një nga një në mënyrë të tmerrshme. Uendi dhe Kevin përpiqemi të kuptojmë se si mund t'i shpëtojë vdekjes...
Kler dhe Rajan, një çift i sapomartuar, shpërngulen në një shtëpi tjetër brenda vendit, vetëm për të kuptuar se problemet martesore ishin nder te paktat probleme që kishin. Pa dijeninë e tyre, pronari i tyre i zymte dhe epshor i ka spiunuar që prej ditës së parë.
Kur Kimberli ka një vizion të dhunshëm të një aksidenti në autostradë ajo e bllokon atë duke shpëtuar disa prej atyre që do vdisnin. Por të mbijetuarit në mënyrë të mistershme fillojnë të vdesin një nga një dhe Kimberli duhet ta ndalojë...
Pas një aksidenti me makinë, një vajzë mbahet me forcë në një strehë nga një burrë i cili pretendon se bota e jashtme është e ndotur nga shpërthime kimike.