Hideo Suzuki është një 35 vjeçar, asistent i mangave, që mundohet shumë që të jetë një hero në përditshmërinë e tij, duke u munduar që të pushtojë lexuesit me krijimin e tij. Ndërkohë në jetën e tij personale jo çdo gjë ecën mirë. Megjithëse Hideo mundohet shumë, bota duket se ka plane të tjera për të. Mekanizma të errëta i ndryshojnë totalisht jetën.
Në një teatër të pushtuar, mbushur me shpirtra hakmarrës të një trupe performuesish të vrarë tragjikisht para 13 vjetësh nga zjarri, fantazmat presin që ai teatër luksoz të rihapet me një shfaqje të re për të sjellë viktima të reja.
Marinsat e Hapësirës dërgohen për të hetuar disa ngjarje të çuditshme në një bazë kërkimi në Mars por e gjejnë veten përballë disa makinerive vrasëse të modifikuara gjenetikisht....
Pavarësisht vdekjes së Xhigsout, për të shpëtuar jetët e dy kolegëve të tij, rreshteri Rig detyrohet të jetë pjesë e një loje të re, e cila do testojë limitet e tij...
Xhigsou rrëmben doktoreshë për ta mbajtur gjallë prej sëmundjes, teksa ai shikon nxënënsen e tij që vë në provë një burrë të pafat përmes një prove brutale...
Një familje prej katër vetash izolohet në shtëpi kur një grip i rrezikshëm shfaqet në qytet dhe ato detyrohen të bëjnë gjëra ekstreme për të mbijetuar.
Një natë para se të diplomohen nga gjimnazi, Xhesi dhe miqtë e saj përdorin një aplikacion në celular për të gjetur celularin e saj që gjendet në një shtëpi ku banojnë psikopatë.
Një çift të rinjsh shkojnë në një ishull koralesh të shkretë dhe të largët për pushime, por shpejt zbulojnë se në ishull ndodhet një fantazmë që kërkon shpagim për të shkuarën...
Kur ndërtesa e Shideh goditet nga një raketë gjatë Luftës Iran-Irak, një fqinj hedh hipotezën se raketa ishte e mallkuar dhe mund të mbante shpirtra keqdashës të Lindjes së Mesme. Ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme brenda ndërtesës po përpiqet të zotërojë vajzën e saj Dorsa. Dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me këto forca, nëse do të shpëtojë veten dhe vajzën e saj.
Me një trup të vdekur të shtrirë në mes tyre, dy burra zgjohen në varrin e sigurt të një vrasësi serial të cilit i kanë vënë nofkën “Jigsaw”. Burrat duhet të ndjekin një seri rregullash dhe objektivash të ndryshme nëse dëshirojnë të mbijetojnë dhe të fitojnë në lojën vdekjeprurës të caktuar për ta.
Historia ndjek studenten e mjekësisë, Meri Meison, ndërsa ajo mbetet trokë dhe humbet çdo interesë ndaj botës së kirurgjisë që dikur e adhuronte. Joshja e parave të lehta e çon Merin drejt botës së kirurgjive sekrete të cilat i lënë më shumë shenja sesa klientët e saj "të çuditshëm".
Katër javë pas përhapjes së një virusi të pashërueshëm në mënyrë misterioze në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë e vogël e të mbijetuarve përpiqen për të gjetur vendin e shenjtë.
Maniaku është kthyer dhe është edhe më i sëmurë dhe shqetësues se kurrë në këtë riprodhim fitues të shumë çmimeve të filmit klasik tmerrues të viteve ‘80. I vetmuari Frenk, i kalon ditët e tij duke restauruar manekine, por gjatë natës, ai bën një jetë të errët dhe shqetësuese. Që prej vdekjes të së ëmës, Frenku është përpjekur të ndrydhë dëshira vdekjeprurëse që e shtyjnë të kryejë krime çnjerëzore nën petkun e natës. Kur Ana, një studente e bukur franceze, hyn në jetën e tij, ata të dy formojnë një miqësi të papritur, por ndërsa Frenku mundohet të luftojë demonët e tij të brendshëm, nevojat e tij vetëm sa intensifikohen...
Tom Reding mëson që ka një motër vetëm pasi e ëma vret veten. Ai ikën së bashku me motrën që as nuk flet e as nuk lëviz te shtëpia e mamasë për të xhiruar një film. Aty fillojnë të ndodhin gjëra shumë të frikshme.
Një nxitëse tifozësh e pushtuar së fundmi kthehet në një femër demon të specializuar për të vrarë shokët e saj të klasës. A mund t'i japë fund horrorit shoqja e saj e ngushtë?
Një grua e re udhëton për në Teksas për të marrë trashëgimin; por nuk ka qënë në dijeni se një vrasës me sharrë elektrike me zingjir ishte pjesë e shpërlbimit.
Pasi babai i tij ka vdekur në një aksident me makinë, Xhek kthehet në shtëpi në Kolorado për të ndihmuar mamanë e tij (e cila ishte dëmtuar në aksident) të rifitonte shëndetin. Atje, ai zbulon sekrete të groposura, që shtriheshin në historinë e familjes së tij, të prindërve, të miqve, madje edhe të identitetit të tij.