Nensi viziton plazhin për të cilin e ëma i kishte folur gjithmonë, por parajsa që gjen atje shumë shpejt i kthehet në një ferr, teksa i duhet t'i mbijetojë sulmit të një peshkaqeni.
Olivia, një gazetare nga Nju Jork shkon në Turqi kur mëson se motra e saj është shtatëzënë. Marla sapo ka dalë nga një lidhje, por vendos ta mbajë fëmijën dhe këtu fillojnë të ndodhin gjërat e këqija.
Öznuri është një femër e re dhe e bukur. Ajo ka pasur një dashuri platonike që fëmijë ndaj Kudretit, i cili është kushëriri i saj. Sidoqoftë, Kudreti është i martuar me Nisën dhe është shumë i lumtur. Nga xhelozia, Öznuri bën një magji të zezë për ta ndryshuar këtë, në mënyrë që ajo dhe Kudreti të jenë përgjithmonë bashkë. Megjithatë ajo nuk është e përgatitur për djallin që kjo magji çliron.
Kur familja Devison sulmohet gjatë festimit të përvjetorit të martesës, banda e vrasësve misteriozë mëson shumë shpejt se një nga viktimat ka një talent të fshehtë për të kundërsulmuar.
Madea e gjen veten në mes të një rrëmuje të plotë kur shkon në një shtëpi të pushtuar nga fantazmat, lugetërit e qenie të tjera të mbinatyrshme ndërkohë që duhet të kujdeset për një grup adoleshentësh të pasjellshëm.
Brenda Pasqyrave... Të Vdekurit Vazhdojnë Të Jetojnë... Në Pritje Për T’u Hakmarrë. Kur një vajzë e re vritet brutalisht përpara një pasqyre që është një portë drejt botës së të pavdekurve, shpirti i saj kalon në një tërbim vrasës. Një nga një, ajo përndjek burrat dhe gratë përgjegjës për vdekjen e saj të tmerrshme, duke marrë hakmarrje të përgjakshme me anë të sakatimit dhe masakrimit të fajtorëve. Ata s’mund të vrapojnë... s’mund të fshihen... s’mund të shihen në pasqyrë!
Një psikiatër i aftë të shohë shpirtra të vdekurisht bashkë me asistentin e tij medium, mundohen të shpëtojnë një grua të re nga posedimi i saj i çuditshëm. Por, teksa e bëjnë këtë, çlirojnë një të keqe akoma më fatale.
Historia e dy miqve që përfshihen në botën e demonëve duke lexuar një lloj libri misterioz i cili thërret djallin e vërtetë dhe ndodh një incident i tmerrshëm.
Një shkencëtare dhe një mësuese që jetojnë në një të ardhme të shkatërruar e të vështirë, ndërmarrin një udhëtim mbijetese me një vajzë të vogël e të veçantë të quajtur Melani
Në Los Anxhelesin e vitit 1965, një grua dhe dy vajzat e saj shtojnë diçka të re në lojën e tyre të manipulimit, por pa kuptuar se kanë ftuar një shpirt në shtëpinë e tyre. Me ndihmën e një prifti, ata do përpiqen të çlirojnë vajzën më të vogël e cila është pushtuar nga shpirti.
Virusi vdekjeprurës T i kompanisë Ombrella, vazhdon të shkatërrojë planetin, duke i kthyer njerëzit në ushqim për zombi. Shpresa e fundit e njerëzimit është Alisa, e cila zgjohet në zemër të institucionit të operacioneve të kompanisë Ombrella. Alisa duhet të përballet kundra ushtrisë së pafund të Ombrellës dhe njëkohësisht të zbulojë dhe të kaluarën e saj misterioze.