Një mësuese dhe një student udhëtojnë së bashku në Hungari të hetojnë 22 raportime për një krijesë njeri-flutur, por ajo që fillon si provë për të ndaluar një katastrofë kthehet ne luftë për mbijetesë.
Një grup shokësh që kanë shkuar të kalojnë pushimet në Meksikë do të gjenden në vështirësi për jetën pasi vizitojnë një tempull arkeologjik në xhungël ku në rrënoja jeton diçka e keqe.
Disa turistë zgjojnë djallin misterioz në fshatin Holandez, pasi autobusi prishet në mes të rrugës, duke i lënë kështu në një fermë të braktisur pranë një mulliri ere ogurzi, vend i njohur për mullixhiun që bluante kockat e vendasve.
Në qytetin e Nju Meksikos të mbuluar nga dëbora, një djalë i vetmuar që e ngacmojnë të gjithë shokët, Oueni, krijon një lidhje unike me komshien e tij të re misterioze, Abin, e cila lëviz nga njëri qytet në tjetrin me burrin që duket të jetë babai i saj (i nominuari për Oscar Richard Jenkins). Megjithatë, e ngecur në mendjen dhe trupin e një fëmije, Abi është e detyruar të fshehë një sekret të tmerrshëm mbijetese të etur për gjak. Por në një botë brishtësie dhe terrori, si mund të ftosh brenda në shtëpi të vetmin mik që mund të çlirojë makthin më të tmerrshëm?
Një grua aventuriere, që mban një sekret ndaj burrit, insiston të shkojnë për kamping për të rindezur pasionin. Diçka në pyll shqyen një grup gjuetarësh aty pranë dhe pengon çiftin të dalë nga çadra. Zbulohen sekrete dhe krijesa mbinatyrore që i detyrojnë të kuptojnë nëse rreziku
i vërtetë është brenda apo jashtë çadrës.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
Një mbrëmje telefonatash tallëse të dehura shndërrohet në një makth për dy adoleshentë kur një i huaj misterioz përdor lojën e tyre mbi ta...
me pasoja vdekjeprurëse.
Një thriller emocionues rreth një psikologe të ve e cila jeton e izoluar në periferinë e Nju Ingland. E zënë në një stuhi të fortë dimri, ajo duhet të gjejë një djalë para se ai të zhduket përgjithmonë.
Katër shokë futen në një spital të çmendurish mendor në kërkim të një çertifiklate vdekje e cila do t'i mundësojë njërit prej tyre një trashëgimi të majme. Por gjetja e saj do të jetë problemi i tyre në një vend të përndjekur nga kujtimet e errëta...
Duke vazhduar aty ku filmi i fundit mbaroi, Nel Suitzer gjendet e tmerruar dhe e vetme në Luizianën rurale. E kthyer në sigurinë relative të Nju Orlinsit, Nela kupton se nuk po arrin të kujtojë pjesë të tëra të muajve të fundit, përveç faktit se është e mbijetuara e fundit nga pjesëtarët e familjes së saj. Sapo Nela fillon procesin e vështirë të nisjes së një jete të re, forca djallëzore që dikur e kishte pushtuar është kthyer me plane të tjera të tmerrshme që do të thonë se eksorcizmi i saj i fundit ishte vetëm fillimi.
Është mesi i natës. Po nget makinën në një rrugë të vetmuar. Papritmas, nga asgjëkundi, një makinë tjetër përplaset me ty.
Kur zgjohesh ka gjithandej qelqe të thyera, shokët e tu janë të plagosur dhe makina tjetër është zhdukur.
Je i çorientuar dhe ke dhimbje... Por kur shikon dritat blu e të kuqe të ambulancës, e di që ka mbërritur ndihma... ose kështu mendon ti!
Duke kombinuar tensionin dhe tmerrin e Texas Chainsaw Massacre dhe realizmin rrëqethës të Saw dhe Hostel, Autopsy eksploron disa nga frikat më të thella ndërkohë që na çon në një xhiro marramendëse.
Një konsulente menaxhimi risku e një korporate duhet të vendosë t'i japë fund ose jo një qenieje njerëzore të krijuar artificialisht pasi ajo shfaq sjellje të papërshtatshme që devijojnë nga qëllimi i krijimit të saj.
Pasi vampirët i shkatërrojnë shtëpinë dhe i vrasin familjen, Martini niset për të gjetur personin e vetëm që mund ta ndihmojë, një gjuetar legjendar vampirësh i quajtur Mister.
Martini ishte një djalosh i zakonshëm adoleshent para se vendi të rrënohej në një humnerë katastrofe ekonomike dhe politike. Një epidemi vampirësh ka përfshirë atë çfarë ka mbetur nga qytetet e braktisura të kombit dhe është në dorë të Zotërisë, një gjahtari të ashpër vampirësh, ta çojë Martinin shëndoshë e mirë në veri të Kanadasë, Edenin e Ri të kontinentit.
Pasi vdes i biri i një gruaje, më vonë ajo zbulon se nuk ishte koincidencë apo vdekje e thjeshtë, por për shkak të një magjie të zezë që i është bërë asaj dhe familjes.
Pesë studentë shkojnë në vendngjarjen e aksidentit të njohur si "aksidenti i kalimit Diatlov", për të filmuar një dokumentar
rreth tij, por ngjarjet marrin një kthesë të papritur kur ata zbulojnë sekretet e atij vendi...