Një familje vendos për të blerë një shtëpi në një zonë të quajtur "LADDA LAND". Çdo gjë duket e këndshme derisa një vajzë vdes me dhunë në një shtëpi aty pranë. Që nga ajo ditë çdo gjë shkon keq dhe tani mbrëmjet nuk janë më të qeta, por të tmerrshme dhe të frikshme për të gjithë banorët e "LADDA LAND" ...
Ana, një zonjë elegante, me një fiksim për fluturat, çuditërisht bëhet mike e ngushtë me vajzën e re dhe të bukur, Alisën. Duke përdorur pafajësinë e saj joshëse, Alisa krijon një marëdhënie shqetësuese nënë-bijë me Anën. E joshur nga bota e çmendur e saj, Ana shumë shpejt zbulon se nuk është e vetmja që merr dashurinë e vajzës.
Një adoleshent me problem, Majlo, fshihet pas adhurimit të tij për traditat e vampirëve. Kur ai takon Sofinë njëlloj problematike, të dy formojnë një lidhje që fillon të sfidojë fiksimin e Majlos duke ia bërë atij të vështirë të ndajë fantazinë nga realiteti.
Anabela ështe një kukull e cila është e poseduar nga demoni. Ajo kërcenon një ciftë të ri, Xhonin, Mian dhe foshnjen e tyre, që nga moment kur Xhoni e sjell kukullën në shtëpi.
Një aktore e re që bën prova për një dramë rreth trafikimit njerëzor fillon të përjetojë skena të tmerrshme që mund të jenë ëndrra... ose një realitet i alternuar.
Ngjarje misterioze ndodhin përreth një mbikalimi në Bangalor. Një gazetare mundohet të intervistojë familjet e viktimave, por përfundon në telashe të mëdha.
Bashkëshorti i Trishës, Danieli, ka shtatë vjet që ka humbur. Motra e saj më e vogël, Kali, vjen të jetojë me të ndërsa presioni rritet derisa më në fund ta deklarojë "të vdekur për shkak të mungesës". Ndërsa Trisha përpiqet të vazhdojë përpara me jetën e saj, Kali e gjen veten të tërhequr drejt një tuneli ogurzi afër shtëpisë. Ndërsa fillon ta lidhë edhe me zhdukje të tjera misterioze, bëhet e qartë që vdekja e prezumuar e Danielit mund të jetë gjithçka përveçse "e natyrshme". Forca e lashtë që vepron në tunel mund t'i ketë hedhur sytë nga Kali dhe Trisha... dhe Danieli mund të jetë duke vuajtur një fat shumë herë më të tmerrshëm sesa vetë vdekja.
Në një rrugë periferie të qetë, një dado duhet të mbrojë një 12-vjeçar nga hajdutët, vetëm për të zbuluar se nuk është aspak një plaçkitje normale shtëpie.
Familja Tomas shkon te shtëpiza e tyre në pyll, bashkë me vajzën e tyre dhe të dashurin e saj për të festuar Krishtlindjet, por këto mund të jenë Krishtlindjet e tyre të fundit.
Kur troket mesnata, të gjitha qëniet e terrorit pushtojnë Tokën, Demonët, kanibalët, vrasësit, fantazmat dhe monstrat lëvizin nëpër këto përralla të mbizakonshme, fantastike dhe të frikshme..
Psikologia Margaret Matheson dhe asistenti i saj studiojnë aktivitete paranormale, të cilat i çojnë në hetimin e një psikiku të njohur botërisht, i cili është rishfaqur vite pasi kritiku i tij më i ashpër u zhduk në mënyrë misterioze...
Pas disa eksperiencave të këqija me të dashurit, Shae bashkohet me ish kolegen e punës, Lu, e cila ka një plan të thjeshtë e vdekjeprurës për t'u marr vesh me seksin e kundërt.
Ekipi i një anijeje koloniste, drejtuar në një planet të largët, zbulon një parajsë të paeksploruar me një kërcënim përtej imagjinatës së tyre dhe duhet të tentojnë një arratisje pikëlluese.
Pas humbjes së babait të tij, Karlosi 12-vjeçar mbërrin në shkollën e Santa Lucia-s, e cila strehon jetimët e milicisë dhe politikanëve republikanë. Menjëherë pas mbërritjes së tij, Karlos keqtrajtohet nga kujdestari i dhunshëm. Gradualisht, Karlos zbulon sekretet e errëta të shkollës, duke përfshirë edhe fantazmën që endet në themele.
Saja e cila është një agjente e fshehte qeveritare lufton demonët në një post bllok në Japoni e cila është e detyruar të futet në një shkolle ushtarake për të zbuluar një demon të maskuar.
Një veteran lufte i cili punon si fotograf sheh vdekje të pashmangshme tek fotot e tij, duke vënë në pyetje shëndetin e tij mendor dhe duke rrezikuar njerëzit që do.
Tre histori drithëruese. Dy motra që kanë një parukeri. Një varrëmihës bie në dashuri. Dy drejtora të një kompanie që i pëlqejnë shakatë e frikshme. Tre histori që ndodhin në orën 3 të mëngjesit, në orën më të frikshme, kur shpirtrat dalin në qarkullim.
Arkini shpëton nga kthetrat e tmerrshme të "Koleksionuesit" gjatë një feste kurth ku ai shton në "koleksionin" e tij bukuroshen Elena. Në vend që të marrë veten nga trauma, arkini rrëmbehet papritmas nga spitali nga disa mercenarë të punësuar nga babai i pasur i Elenës. Arkini detyrohet të bashkohet me mercenarët dhe të gjurmojë magazinën e Koleksionuesit dhe të shpëtojë Elenën.
Kur katër turistë amerikanë, Sofia, Karli, Bella dhe Majkëlli shkojnë në një turne fantazmash, përjetojnë më shumë nga sa mund të përballojnë, kur fantazma e një doktori të keq dhe e viktimës së tij i kapin në një pavion të vjetër psikiatrie.