12 vjet pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre të vogël, një krijues kukullash dhe gruaja e tij mirëpresin një murgeshë dhe vajza nga një jetimore e shkatërruar në shtëpinë e tyre, ku shpejt do të bëhen shënjestër e kukullës të poseduar nga Annabelle.
Duke u përpjekur për të ndezur pak marrëdhënien e tyre martesore në një shtëpi në liqen, Xhesi duhet të mbijetojë kur i shoqi i saj vdes papritur duke e lënë atë të prangosur pas shtratit.
Një film i bazuar mbi historinë e vërtetë të dy zhytësve, të cilët gjenden të braktisur nga varka e tyre dhe të rrethuar nga peshkaqenët, në mes të oqeanit.
Një nënë e vetmuar e cila është braktisur nga burri i saj që kishte vdekur në një aksiden, përballet me fikën e një ditari i cili trazon djalin e tij dhe shume shpejt ajo duhet te luftoj kunder keti perbindeshi.
Kur fundi i botës po afrohet nga një shpërthim i disa zombie një grup njerëzish së bashku me Will Luke do sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar racën njerëzore.
Një shkrimtare shkon në një stacion të braktisur të metrosë për të hedhur poshtë
raportet se vendi është i pushtuar nga shpirtrat. Skepticizmi i saj vihet në provë
kur një e keqe e papritur e detyron atë të përballojë kujtimet e saj më të errëta.
Çaki rikthehet për të terrorizuar viktimën e tij njerëzore, Nikën. Ndërkohë, kukulla vrasëse ka disa borxhe për të larë me disa armiq të vjetër, me ndihmën e ish-gruas së tij.
Në procesin e rekuperimit nga trauma e grabitjes nga Skeleti Blu, Hallouinin e kaluar, një grup miqsh vendosin se duhet ta përballojnë frikën e tyre në mënyrë që ta kalojnë këtë episod. Ata rikthehen në rrugë për të vizituar shtëpi të braktisura por ndërkohë nis sërish terrori sepse rishfaqen shenja të Skeletit Blu.
Një virus përhapet në Taipei dhe forcat S.W.A.T. nisin evakuimin e zonës. Por në Ximending policia has kundërshtimin e Banditëve lokalë. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të shpëtuar nga sulmet e zombiëve.
Qyteti i Londrës është frikësuar nga një vrasës serial i quajtur Golemi i Limehouse, duke lënë mesazhe të fshehta të shkruara me gjakun e viktimave të tij. Me rritjen e presionit publik, rajoni i Skocisë ia cakton çështjen inspektorit Kilder, një detektiv i kalitur me një të kaluar të trazuar dhe një dyshim të heshtur. I ballafaquar me një listë të gjatë të të dyshuarve, duke përfshirë yllin e sallës së muzikës Den Lino, Kilder duhet të marrë ndihmë nga një dëshmitar, në mënyrë që të ndalojë vrasjet dhe ta dërgojë vrasësin para drejtësisë.
Katër vajza të reja udhëtojnë drejt shtëpisë së re ne fshat të profesorit të tyre të universitetit për pushime në fundjavë. Atje zbulojnë se shtëpia ka një të kaluar të errët.
Stephen King's IT - 1990
Shtatë miq fëmijërie mblidhen së bashku dhe kthehen te qyteti i tyre i vjetër për të vrarë një përbindësh, i cili vret dhe ushqehet me fëmijë.
Bobi është një taksist dhe vrasës serial që i gjen viktimat e tij nëpër rrugët e qytetit. Xhimi është një djalosh që Bobi i ka vrarë nënën që kur ishte i vogël dhe e ka bërë atë si skllavin e tij. Tani që Xhimi është rritur, ai duhet të zgjedhë nëse do të bëhet vrasës, ose të arratiset nga Bobi.
Tre turistë amerikanë ndjekin një hartë misterioze në drejt një xhungle në Japoni në kërkim të një tempulli antik.
Kur shpirtrat u zënë kurth, aventura e tyre kthehet në një mankth të tmerrshëm...
Në qytetin e vogël Samerset, të gjithë e dinë përrallën e shtrigës së pavdekshme që ka kaluar brez pas brezi. Një grup prej 7 adolëshentësh, do dëshirojë që të shkojë deri në pyll që të shikojë nga afër shtëpinë e magjepsur të shtrigës, por histori të tilla s'janë gjithmonë vetëm një legjendë! Shokët tanë do e zgjojnë padashje shtrigën dhe do kuptojnë se nganjëherë përrallat janë të vërteta... Tani ajo kërkon rininë e tyre që të mbahet në jetë, dhe kur ajo bën magjitë e saj, askush s'mund të lirohet më...
Ai ka gjetur siguri në shtëpinë e tij, teksa një kërcënim masiv po terrorizon botën jashtë. Së bashku me bashkëshorten dhe djalin kanë vendosur rregulla strikte në rutinën e tyre të përditshme. Mirëpo një ditë, nje familje e re e deshpëruar shfaqet për te kërkuar strehë dhe ushqim.
Bazuar në mangan e famshme japoneze të shkruar nga Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata, Blloku i Vdekjes tregon historinë e një
studenti në shkollë të mesme i cili gjen një bllok me fuqi mbinatyrore dhe zbulon fuqitë e tij të mëdha. Nëse mbajtësi i
bllokut shkruan në të emrin e një personi duke patur në mendje fytyrën e tij ose të saj, ai ose ajo do të vdesë. I dehur
nga fuqitë e tij, djaloshi i ri fillon të vrasë ata që ai mendon se nuk e meritojnë të jetojnë.