Kejti po përpiqet t’ia dalë në botën mizore të modelingut. Kur pranon një ofertë për të nxjerrë disa fotografi të reja për dosjen e saj, eksperienca shumë shpejt kthehet në një makth të paimagjinueshëm përdhunimi, torture dhe marrje peng. Kur për fat ajo arrin më në fund të lirohet nga pengmarrësit e saj - e rrahur, e nxirë dhe e thyer - do t’i duhet të hyjë në vendet më të errëta të psikologjisë njerëzore për t’i mbijetuar përvojës së saj dhe për të gjetur forcën të kryejë hakmarrjen e saj brutale.
Një femër e bukur nga qyteti, Xhenifer Hills (Sarah Butler), merr me qira një kabinë të izoluar në fshat për të shkruar romanin e saj më të ri. Së shpejti, një grup të pagdhendurish vendas e kthejnë Xheniferin në subjektin e një makthi degradimi, përdhunimi dhe dhune. Duke e lënë për të vdekur, ajo kthehet për hakmarrje. Duke i zënë në kurth sulmuesit e saj meshkuj një nga një, ajo u bën disa tortura fizike me një mizori të tillë që tejkalojnë akoma dhe përvojën e saj të hidhur. Kur masakra mbaron, viktima është kthyer në fitues.
Një grup i vogël i personelit ushtarak dhe disa të mbijetuar banojnë në një bunker nëntokësor ndërsa kërkojnë të gjejnë një kurë në një botë të pushtuar nga zombiet.
Trupat po shfaqen nëpër qytet e secili prej tyre ka patur një vdekje të tmerrshme. Gjatë kërkimeve, provat të çojnë tek një person: John Kramer. Si është e mundur? Burri i njohur si "Pazëlli" ka vdekur prej më shumë se një dekade.
Nje çift me probleme martesore gjejne nje meteor, duke u perballur me nje krijese misterioze. Jetet e tyre permbysen nga zbulimi i kesaj krijese qe eshte burim i kenaqesise por dhe i shkaterrimit.
Një familje amerikane pasi vendosin t'i kalojnë pushimet verore në Afrikë e egër gjinden në një fushe beteje vdekjeprurëse në mes ndjekjeve nga luanët.
Një studente kolegji duhet të rijetojë ditën e vrasjes së saj pa pushim, gjë e cila do të përfundojë vetëm kur të zbulojë identitetin e vrasësit të saj.
Duke kërkuar për një student të humbur, dy hetues privatë hyjnë me forcë brenda shtëpisë së tij dhe gjejnë një koleksion videokasetash. Duke parë përmbajtjet e tmerrshme të secilës kasetë, ata zbulojnë se mund të ketë motive të errëta mbrapa zhdukjes së studentit.
Në V/H/S, një grup personash punësohet nga një grup i tretë i panjohur për të hyrë me forcë në një shtëpi të izoluar në fshat dhe të marrin një videokasetë të rrallë. Duke kontrolluar shtëpinë, djemtë përballen me një kufomë, një mori televizorësh të vjetër dhe një rezervë të pafund filmimesh kriptike, secila video më e çuditshme dhe më tmerruese se e fundit...
Pesë studentë të mjekësisë, të obsesionuar nga ajo që qëndron përtej kufijve të jetës, fillojnë një eksperiment të guximshëm: duke ndaluar zemrat e tyre për periudha të shkurtra, secili prej tyre shkakton një përvojë afër vdekjes - duke u dhënë atyre një pamje të parë të jetës së përtejme.
Një stuhi e frikshme lëshon disa specie ne toke, krijesa te cilat janë te etura për gjak. Ngjarja ndodh ne një qytet, ku një grup i vogël i qytetareve mbeten të mbyllur në një supermarket dhe luftojnë për te mbijetuar...
Një punonjëse sociale lufton për të shpëtojë një vajzë nga prindërit e saj abuziv,
por shpejt zbulon se gjendja është më e rrezikshme nga çfarë duket...
Teknologjia na sjell më pranë njëri tjetrit. Apo sjell dy të panjohur më pranë njëri tjetrit? Sa shumë mund t'i besosh dikujt? Me sistemin e ri ''Rjad'', ti nuk e di se me kë do të udhëtosh. Apo nëse do ta përfundosh udhëtimin tënd.
A e dimë vërtet prejardhjen tonë? Zoti, majmuni apo jemi krijuar nga alienët? Fillon të besosh vetëm kur një ditë papritur sulmohesh nga ta. Deri ku arrin njeriu për të mbrojtur njerëzit më të afërt?
Ndryshimet globale të motit bëjnë një ekip shkencëtarësh, të modifikojnë gjenetikisht disa arinj polarë të Alaskës. Nga ky veprim, merren rezultate të rrezikshme dhe tmerruese, që vënë në rrezik jetën e banorëve.
Kur Nikol njihet me Atë Antonin, fillojnë të ndodhin ngjarje të pashpjegueshme. Të dy fillojnë të besojnë se prifti e ka humbur luftën kundër demonit...
Një bandit misterioz, Amani, është i biri i një murgeshe e cila thyen betimin e saj ndaj Zotit për të siguruar mbijetesën e tij. Ky veprim sjell një mallkim mbi Amanin - të gjithë ata që do të vdesin nga pistoleta e tij do të rikthehen. Shumë shpejt, ai po përndiqet nga një bandë e përbërë nga ish-viktimat e tij të ringjallura, të udhëhequr nga mizori Kansa. Amani rekruton Fabulosin, një luftëtar të ri, për të luftuar përkrah tij.