Pasi jetuan në mënyrë paqësore në shpellat e një qyteti të vogël, një grup i vogël alienësh bëhen vdekjeprurës kur luftojnë për ekzistencën e tyre, duke tradhtuar shefin e dhembshur të policisë që i ka mbrojtur për 28 vjet.
Dean Morgan luan rolin e një babai të divorcuar së fundmi, vajza e së cilit zhvillon një marrëdhënie misterioze me një kuti-antikë prej druri që e blen në një pazar. Ndërsa sjellja e vajzës së tij sa vjen bëhet edhe më e çuditshme, Klaidi fillon e ndien ekzistencën e një qenie të errët dhe kupton se ka lidhje me kutinë. Ngjarje të pashpjegueshme dhe të tmerrshme fillojnë të ndodhin dhe të përkeqësohen, derisa Klaidi deshifron gdhendjet e çuditshme mbi kuti dhe zbulon se brenda saj fshihet një Dibbuk: një shpirt i humbur që mbizotëron dhe në fund përpin mikpritësin e tij njerëzor. Ndërkohë që ndikimi i Dibbuk-ut mbi vogëlushen bëhet edhe më i fortë dhe i frikshëm, Klaidi lufton me kohën për të gjetur një specialist që do të mund ta ndjekë Dibbuk-un dhe të shpëtojë vajzën e tij.
Filip Gudman është një profesor që vihet në ndjekje të disa çështjeve të mistershme duke u munduar të shpjegojë pse nuk janë të frikshme. Por tre çështje pushtimi shpirtrash që do i jepen do e bëjnë dhe atë vetë dyshues dhe të paaftë t'i përgjigjet të pashpjegueshmes.
Një seri vrasjesh po ndodhin në qytet. Disa prej viktimave kanë të gdhëndur në trup e tyre një ekuacion të çuditshëm (WAZ). Ky ekuacion detyron çdo viktimë të sakrifikojë veten ose të dashurit e tyre. Policia duhet ta zbulojë këtë vrasës, para se ai/ajo të arrijë në fund të ekuacionit. A do të mundet detektivi Edi Argo t’i japë fund këtyre vrasjeve?
Një vajzë adoleshente e zemëruar zgjon diçka në pyll kur me naivitet kryen një ritual të fshehtë për të thirrur një magjistare me qëllim që të vrasë nënën e saj.
Pasi ju premtuan se do të kalonin një natë të paharrueshme duke festuar, disa djem Britanik dhe vajza vendosin që të shkojnë në nje kasolle për ta kaluar fundjavën. Ata takojne një person që dëshiron të hakmerret ndaj tyre për shkak të vdekjes e vëllait të tij.
Selma, një boshnjake dhe Aleks, një djalë gjerman, të dashuruar shkojnë në Bosnjë për të varrosur familjen e Selmës të masakruar në genocid. Por do ngecin në një pyll të Bosnjës ku i presin shumë rreziqe dhe djallëzi.
Rejçëll Klarkson, është një shkrimtare romanësh misteri e suksesshme, jeta e së cilës shkatërrohet kur djali i saj 5 vjeçar mbytet. Një vit më vonë, në një përpjekje të shërojë plagët e saj dhe ta ndihmojë të fillojë përsëri të shkruajë, shoqja e saj më e ngushtë merr me qera një shtëpizë të izoluar në një fshat të largët peshkatarësh, ku ndodhin disa ngjarje që prishin qetësinë e fshatit dhe i shkaktojnë Rejçëllit frikë për jetën e saj.
Një lojë e padëmshme "E vërtetë apo sfidë" mes miqve bëhet vdekjeprurëse kur dikush, apo diçka, fillon t'i ndëshkojë ata që thonë një gënjeshtër ose refuzojnë sfidën.
Agjentja e FBI-së Fransis shkon në qytetin e vogël të Devil’s Gate për të hetuar zhdukjen e Marias dhe djalit të saj. Bashkë me agjentin Kolt hetojnë bashkëshortin e saj, por ajo çfarë zbulojnë në shtëpinë e tij, i befason të tërë.
Fobia 2: Në këtë film me pesë tregime të ndryshme janë mbledhur disa nga regjisorët më të mirë të horrorit aziatik. Këshillohet të mos shikohet nga persona që vuajnë nga fobi të tilla!
Një krijesë e madhe terrorizon një fshat evropian të shekullit të 19-të, ndërsa një djalosh përpiqet të mbrojë të afërmit e tij, gjatë studimeve me mjekun lokal, Danieli bëhet dëshmitar i pasojave të sulmeve të njeriut-ujk dhe ai mbledh një grup gjahtarësh për të vrarë grabitqarin e pamëshirshëm.
Një grup i punëtorëve të ndihmës mjekësore në Kosovë është rrëmbyer nga një bandë sllave e trafikut të organeve. E kur infermierja Karola dhe dy kolegët e rrëmbyer zbulojnë se po mbahen rob dhe duhen të gjallë, ato do të mundohen të shpëtojnë me çfarëdolloj mënyre, por a do ia arrijnë qëllimit të tyre? Shikoni filmin për ta zbuluar...
Një vajzë që jeton e izoluar në një shtëpi në pyll vetëm me babanë e saj dhe një qen, gjen mes pemëve një pajisje kubike misterioze me aftësinë për të ndryshuar të kaluarën.
Një vajzë shurdhmemece masakrohet nga një bandë vrasësish,
të cilët më pas ndiqen prej saj kur shpirti i etur i një luftëtari
Apaçi posedon trupin e saj të pajetë.