Klaudio Verona është një biznesmen i ri cinik. Një ditë ai ngec në ashensorin e zyrës duke shkuar në një mbledhje të rëndësishme me një klient. Jashtë kutisë metalike po pwërhapet një virus që po i kthen njerëzit në zombi shumë të rrezikshëm. Klaudio duhet të dalë që aty, por me sa duket ashensori është vendi më i sigurt në qytet.
Në një vigjilje dëbore, motra dhe babai i Holit të vogël vriten nga nëna e saj e çmendur. Vite më vonë, Holi është e martuar por jeta e saj do të marrë një kthesë shumë të çuditshëm, kur ajo viziton "Çadrën e Dashurisë dhe Mendjes".
Kur i vdes gjyshi plot sekrete papritur natën, Henri 12-vjeçar e gjen veten në shënjestër në një fermë të izoluar dhe futet ne mes të një stuhie te madhe terrori e trashëgimie të errët familjare.
Një grup prodhuesish po xhirojnë një dokumentar të veçantë për ngjarjet që kanë ndodhur në azilin e braktisur famëkeq dhe misterioz, "Cain Hill", shumë vite më pare, dhe për rrëmbimet dhe vrasjet e pashpjeguara që kanë ndodhur në atë vend që atëherë. Grupi shpejt mëson se të burgosurit nuk janë larguar kurrë nga Cain.
Në një qytet të vogël të Masaçusetsit, një grup shokësh, të mahnitur nga fama e Slendermenit në internet, përpiqen të provojnë se nuk ekziston - derisa njëri prej tyre zhduket ne mënyrë misterioze.
Shtetet e bashkuara punesojne Geri Lejn te shetise gjithe boten qe te gjeje nje kure qe te ndaloje epidemine Zombi qe ka prekur gjith boten dhe qe rrezikon shfarrosjen e njerezimit...
Kur një tragjedi ndodh në shkollën e vajzës së tij, një burrë detyrohet të vërë në dyshim gjithçka që ai mendonte se e dinte për të bijën 9-vjeçare. Dalëngadalë fillon të dyshojë se vajza e mbarë që e do aq shumë, nuk është edhe aq e pafajshme...
Xheksoni dhe Anxhela, vëlla e motër, drejtojnë një grup mashtrues komunikimi me fantazmat, falë vizioneve paranormale të Anxhelës. Të punësuar për të hetuar një shtëpi, të rinjtë do të zbulojnë të kaluarën e tmerrshme: vajza të vogla të therura brutalisht, të cilat, tashmë e drejtojnë Anxhelën drejt një të vërtete të frikshme...
Pasi një ngjarje anormale zhduk pothuajse plotësisht njerëzimin, një vajzë e arratisur dhe një gjuetar mashtrues, por guximtar
duhet të gjejnë një vend të shenjtë i cili mund të shpëtojë ose të shkatërrojë atë që ka mbetur nga njerëzimi.
Duke i shpëtuar vdekjes nga një vrasës serial famëkeq, Gjesa Dikson zgjohet nga koma për të mësuar se babai i saj ka kryer vetëvrasje.Dyshuese, ajo heton vetëvrasjen e dyshimtë dhe zbulon një konspiracion të errët të korporatave që përfshin policinë dhe vrasësin psikik që pothuajse i mori jetën.
Gjerat nuk duken ashtu siç janë për banoret e Koloradës, ku në mesin e tyre gjinden dy përbindësh vdekjeprurës dhe shansi për të mbijetuar është shumë i vogël...
Një programues kompjuterash shtie në dorë një laptop të ri, por pa e ditur se pronari i të cilit jo vetëm po e përgjon atë dhe miqtë e tij, por ka dhe shumë sekrete vrasëse të fshehura që nuk do donte të dilnin në pah.
KUJDES: KY FILM NDALOHET TË SHIKOHET NGA SHIKUES NËN 18 VJEÇ!
PËRMBAN SKENA ME PËRMBAJTJE TË RËNDE GRAFIKE DHE NUDITET!
Një pornstar i vjetër në profesion pranon të marrë pjesë në një "film artistik" me një pagesë të majme,
por shpejt kupton se filmi përmban skena pedofilie dhe nekrofilie...
Një veri-perëndim të Paqësorit, Red Miler dhe Mendi Blum bënin një jetë të lumtur dhe të qetë. Kur parajsa e tyre tokësore shkatërrohet egërsisht nga prijësi sadist i një sekti, Red nis rrugëtimin e tij drejt gjakakmarrjes.
Një grup shokësh ribashkohen pas disa viteve, kur njëri nga ta kishte bërë vetëvrasje ata do gjinden ne pozite të çuditshme kur errësira do bie mbi ta dhe gjërat misterioze do ju shfaqen....
Një grup shokësh online në një chat room në internet e gjejnë veten të përndjekur nga një forcë misterioze dhe supernatyrale që përdor adresën e shoqes së tyre të vdekur.
Roi, një djalë i sjellshëm me të gjithë, pranon një ftesë për darkë nga e bukura Emilia. Me të shkelur në shtëpinë e saj, Roi kupton se Emilia dhe vëllai i saj i çuditshëm nuk janë ashtu siç duken.
Një psikologe kriminale heton vdekjen mizore të një burri, nëpërmjet mbytjes së tij në shtrat. Shumë shpejt, ajo takon anëtarët e një komuniteti që i tregojnë asaj për një demon shekullor, i cili i vret njerëzit në gjumë. Kush e ka radhën këtë herë?