Vdekja e papritur e një studenteje kërcënon ekzistencën e shkollës katolike Shën Lusia. Psikologia e shkollës, Pat Konsolacion, bashkohet me studentet, më shpresë që ata të bashkëpunojnë dhe të zbulojë misterin e vdekjes.
Hale tërheqë vëmendjen me pamjen e saj ndryshe dhe sjelljen e çuditshme.
Ajo jeton në një shtëpi historike dhe të errët në Nevsehir me nënën e saj, gjyshen në depresion dhe tezën e saj Azra. Babai i Hale ishte zhdukur para se të lindte ajo dhe nuk ishte parë më kurrë.
Hale sheh një makth të një nate të tmerrshme; babai i saj, të cilin ajo kurrë nuk e ka parë, e fton në një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar.
Kjo shtëpi është shtëpia e vjetër e gjyshit të saj në fshatin Karain, ku u mbajt një ritual i ndaluar shumë vite më parë. Pas këtij makthi, brenda Hales fillojnë një seri ndryshimesh të pabesueshme. Azra dhe i dashuri i saj, Selim pësuan më shumë nga ky ndryshim i frikshëm i Hale.
Tomi kthehet në vendlindjen e tij në përvjetorin e dhjetë të masakrës së natës së Shën Valentinit ku u vranë 22 persona. Në vend të mirëpritjes, Tomi e gjen veten të dyshuar për ato vrasje dhe e vetmja që beson në pafajësinë e tij është vajza që ai pëlqente dikur.
Çfarë ndodh nëse një fëmijë nga një botë tjetër vjen në Tokë, por në vend që të bëhet hero për njerëzimin, ai të kthehet në diçka shumë më të frikshme?
20 vjet pas zhdukjes së tre adoleshentëve nga dritat misterioze që u shfaqën mbi Feniks, Arizona, publikohen pamje të reja të orëve të fundit të ekspeditës së tyre fatale.
Një punonjës kampi veror që vuan nga humbja e kujtesës papritmas e gjen veten të rrethuar nga trupa të vrarë dhe i kërkon ndihmë shoqes së tij që ka interes për filmat e frikshme.
Në Los Anxhelesin e viteve 1970, fantazma legjendare e Gruas që vajton përndjek fëmijët gjatë natës. Pasi injoron paralajmërimin e një nëne të shqetësuar, një punonjëse e shërbimeve sociale dhe fëmijët e saj përballen me një botë të frikshme mbinatyrore. Shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është një prift i pensionuar i cili praktikon yshtje për ta mbajtur të keqen larg.
Një vajzë e re, e egër dhe e shkëputur nga qytetërimi përfundon nën kujdesin e kishës, e cila dëshiron ta përdor dhe ta edukojë që të rifitojë besimin e Kardinalit, por situata është më e ndërlikuar nga ç’duket.
Një grup meksikanësh pa dokumente joshen për të punuar në shtëpinë e një amerikaneje të pasur, por hap pas hapi, mësojnë fatin e tmerrshëm që ajo ka paracaktuar për ta...
Pas vrasjes së bashkëshortes nga një vrasës serial, agjenti special Kim vihet në kërkim të hakmarrjes personale. Pasi e vendos disa herë në vështirësi vrasësin, i ofron vdekjen bazuar në mënyrat e tij çnjerëzore. Por a do të arrij ai të marrë hak? Shikoni filmin për më tepër.
Dy lojtarë të apasionuar marrin pjesë në një lojë arratisjeje në një spital të braktisur. Shpejt ata kuptojnë se vetëm njëri prej tyre do të dalë gjallë...
Alia nis një jetë të re pas vdekjes së motrës së saj dhe fillon punë si kujdestare në një jetimore, ku takon një vajzë me aftësi të veçanta. Së bashku, ato duhet të shpëtojnë jetimoren nga një shpirt që kërkon hakmarrje.
Pas vdekjes së prindërve, dy motra kthehen në shtëpinë e tyre të fëmijërisë. Ato përballen më shumë se kurrë me një shqisë të re kur ndjejnë se shtëpia e tyre mund të jetë e banuar edhe nga një fuqi e padukshme.
Një grup të rinjsh marrin një udhëtim me autobus për të shkuar në një festival erotik. Por kur autobusi u prishet në mes të shkretëtirës ata përballen me një grup satanikësh.
Familja e doktor Luisit transferohet nga Bostoni në një vend rural. Shumë shpejt ata zbulojnë një varrezë të mistershme të fshehur thellë në pyllin pranë shtëpisë së tyre të re.
Pas disa vitesh luftë vdekjeprurëse me fantazmën e tezes së saj, Xhordana arrin të largohet nga qyteti. Por ku fantazama e tezes së saj bashkohet me një njeri me probleme mendore, Xhordana duhet të kthehet në qytetin e përhumbur të Silver Falls për një përballje përfundimtare me fantazmat e së kaluarës së saj.
Një vajzë e re merr pjesë në një lojë të durimit të dhimbjes, duke shpresuar që të fitojë çmimin 1 milion dollarë. Teksa loja vazhdon, ajo detyrohet të përballojë sfida të ndryshme për të mposhtur konkurrentët e tjerë.
Pesë të panjohur zgjohen dhe e gjejnë veten të burgosur në bordin e një anije aliene e cila kultivon tmerrin e tyre për energji. Ata fillojnë të kuptojnë që këto qenie kanë dekada dhe ndoshta shekuj që rrëmbejnë njerëz.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.
Një grup adoleshentësh pa dashje thërrasin një prani paranormale gjatë udhëtimit të tyre në fundjavë në shkretëtirën Joshua Tree. Ky përbindësh imiton pamjet e tyre për t'u fshehur dhe kërkon t'i ndajë në grupe pesëshe për të përfunduar një ritual vdekjeprurës.