Një grup nxënësish gjimnazi ftojnë Mendi Lejnin, një vajzë të pafajshme dhe të dëshirueshme, në një festë fundjave në një fermë të izoluar. Ndërkohë që festa vazhdon, numri i pjesëmarrësve fillon të zvogëlohet në mënyrë misterioze.
Një çift udhëton në Suedi për të vizituar festivalin e qytetit të lindjes të shokut të tyre në mes të verës. Në fillim duket interesante, por shumë shpejt një konkurs i dhunshëm dhe i çuditshëm në duart e një kulti pagan ndryshon çdo gjë.
Psikopati Michael Myers është përsëri i lirë dhe në qarkullim për të përmbushur synimin e tij për kasaphanë. Këtë herë përbindëshi është në kërkim të motrës që ai vetë e largoi vite më parë.
Përndjekur nga kujtimet e errëta të fëmijërisë, Evan, një punonjës social dhe baba për herë të parë, has vështirësi në përmbajtjen e dëshirës për t'u hakmarrë.
Një vajzë e re teksa përpiqet të shpëtojë babanë e saj gjatë një uragani të shkallës 5, e gjen veten në një shtëpi të përmbytur ku do t'i duhet të luftojë me aligatorë për të shpëtuar jetën e saj.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Për Hallouin, një grup miqsh hasin në një shtëpi "ekstreme" të pushtuar nga fantazmatqë premton të ushqejë frikërat e tyre më të errëta. Nata bëhet vdekjeprurëse ndërsa arrijnë te kuptojnë se disa makthe janë të vërteta.
Një grua që jeton në shtëpinë e vjetër të mbuluar nga errësira me dy fëmijët e saj alergjikë ndaj dritës, është e bindur që shtëpia e saj është e pushtuar nga shpirtrat.
Një nënë i dhuron djalit të saj 13-vjeçar një kukull për ditëlindje, pa e ditur natyrën e tij të ligë dhe faktin që edhe mund të vrasë njerëzit që nuk i binden Andit.
Një histori fantazmash e vendosur në një dyqan të zënë me uljet e dimrit që ndjek jetën e një fustani të mallkuar që kalon nga njerëz të ndryshëm me pasoja shkatërruese...
Sloen Karter është një vajzë e re e cila ka humbur shikimin së fundmi. Babai i saj largohet në fundjavë dhe shoqëri i bëjnë dy miqtë e saj të ngushtë, të kthyer nga Universiteti. Një student i babait të saj, duke kaluar në qytet, u bashkohet për të kaluan natën. Fundjava e paqtë ndërpritet nga një kërcënim i paqartë dhe kthehet në një luftë për mbijetesë.
Një grua shkon në fshat për të kaluar një fundjavë të qetë pas humbjes së punës së saj dhe ndarjes me të dashurin. Ajo merr me qira shtëpinë e një burri të ve, i cili lufton për të fshehur prirjet e tij psikopatike.
Dy gjuetarë thesaresh zbulojnë një arkivol të mbyllur dhe zgjojnë një mumje, i cili ka pritur vite për t'u rikthyer dhe për ta shfarosur njerëzimin nga faqja e Tokës. Në garë me kohën, ata mundohen ta ndalojnë mumjen që të mos bëjë kërdinë në botën moderne.
Ndërsa po bënin patrullimin rutinë në lagjen e tyre, një skuadër policie merr nje telefonate për ndihmë nga disa njerëz që ndodheshin në një vend të çuditshëm. Sapp arrijne atje hasen me të papriturën më të madhe të jetës së tyre.
Një grua e vetmuar miqësohet me një grup adoleshentësh dhe vendos t'i lërë të festojnë në shtëpinë e saj. Kur fëmijët fillojnë të mendojnë që nuk mund të ishin më me fat se kaq, fillojnë të ndodhin gjëra që i bëjnë të vënë në pyetje qëllimet e mirëpritëses së tyre.
Një dado çon fëmijët për një shëtitje në park, ku gjejnë një krijesë të çuditshme. Por ata nuk e dinë se një anije kozmike plot me përbindësha ka zbarkuar në tokë.
Vdekja e papritur e një studenteje kërcënon ekzistencën e shkollës katolike Shën Lusia. Psikologia e shkollës, Pat Konsolacion, bashkohet me studentet, më shpresë që ata të bashkëpunojnë dhe të zbulojë misterin e vdekjes.