Thuajse një vit ka kaluar që nga ndodhitë në Barrou, ku populli i Alaskës u asgjësua nga vampirët. Stela, duke vajtuar për vrasjen e të shoqit, ka udhëtuar botën duke u përpjekur të bindë të tjerët që vampirët ekzistojnë. Kur një grup shpirtrash të humbur i ofron një mundësi për t’u hakmarrë ndaj mbretëreshës së vampirëve, Stela bashkohet në misionin e tyre për të ndaluar të ligën të sulmojë përsëri.
Nata e martesës së Grejsit merr një kthesë djallëzore kur aktet eksentrike të familjes së saj të re e detyrojnë të marrë pjesë në një lojë të tmerrshme.
Njëzetë e shtatë vjet pas përballjes së parë me Pennywisen e tmerrshëm, Grupi i Dështakëve është rritur dhe e ka lënë pas të shkuarën, deri sa një telefonatë shkatërruese i kthen edhe një herë pas.
“I lutem Zotit ç’do ditë që ta ç’bëjë.” Kjo ishte dëshira e detektivit Xhek Radklif, pas një tragjedi e tmerrshme shkatërroi familjen e tij. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe Xhek kupton që mund të ketë dhe një mundësi tjetër për të shpëtuar njerëzit e tij të dashur.
Qyteti i Mt. Moriah pushtohet nga Marta, një fantazmë që kthehet për të ndjekur adoleshentët dëshmitarë të vdekjes së saj në fëmijëri gjatë lojës "Fantazma në varreza".
Kur nëna e Arielës kthehet në fermë në mënyrë misterioze, ajo krijon një krisje në marrëdhënien në dukje të përsosur mes Arielës dhe babait të saj dhe zbulohet një e kaluar e trishtueshme dhe e errët.
Ai shfaqet çdo hallouin, për të bërë kasaphanë. Vite me radhë, një agjent i FBI-së dhe sherifja e një qyteti të vogël e ndjekin, në dyshimin e fortë nëse ai është një njeri apo një qenie e mbinatyrshme. Cili është Triku në të vërtetë?
Xheni del në bregun e një ishulli të vogël tropikal dhe nuk i duhet shumë kohë të kuptojë që është plotësisht vetëm. Ajo duhet të kalojë ditët e saj jo vetëm duke mbijetuar, por gjithashtu duhet të zhdukë një kafshë misterioze që del çdo natë.
Katër vajza adoleshente që zhyten në një qytet të shkatërruar nënujor, shpejt mësojnë se kanë hyrë në territorin e specieve më vdekjeprurëse të peshkaqenëve, në labirintin klaustrofobikë të shpellave të zhytura.
Një grua dëshiron kaq shumë të ketë një fëmijë por nuk mundet të ngelë shtatzanë. Kështu që ajo bën pakt me djallin. Keni dëgjuar ndonjëherë për një djall që mban premtime? Epo, as ky nuk është rasti.
Alisia kthehet bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, në shtëpinë e fëmijërisë që të ndihmojë motrën me mamanë e sëmurë dhe testamentin e saj. Aty, ajo rijeton kujtimet e fëmijërisë dhe përballet me fiksimet dhe urrejtjen e nënës së saj.
Rivalitet, sekrete të errëta dhe tradhti do të zbulohen kur tre miq ndërmarrin një udhëtim me varkë. Cilën anë do të mbajë fati kur punët shkojnë për dreq?
Çfarë ndodh kur të Refuzuarit e Djallit arratisen nga burgu dhe ribashkohen?
Cili është plani i tyre? Hakmarrja sapo ka filluar dhe asgjë nuk është e pamundur...
Në Hallouinin e viti 1968, Stela, një vajzë e dhënë pas shkrimit, bashkë me shokët e saj viziton një shtëpi të përhumbur.
Por pa dashje, fëmijët zgjojnë një shpirt dhe një mallkim.
Një 9 vjeçar beson se në bodrumin e shtëpisë së tij jeton një përbindësh i cili i është vënë pas shpirtit të tij. Një natë kur motra e tij e lë vetëm në shtëpi ai do të zbulojë diçka shumë herë më tmerruese sesa vetë makthet e tija.
Një eksperiment shkencor që ka si qëllim krijimin e teletransportit hap një portal nga i cili përbindësha vrasës dalin dhe sulmojnë ushtarët e marinës që kanë ardhur të hetojnë situatën.
Kur dy vajza të reja mbeten të bllokuara në shkollë gjatë pushimeve të dimrit, një forcë djallzore dhe e rrezikshme sulmon jetët e tyre dhe punonjësve të shkollës.