Një grup shokësh të cilën kanë udhëtuar në gjithë botën, tashmë në destinacionin e tyre të radhës në Panama do të gjenden në luftën për mbijetesë kundër bishës mitike vendase...
Duke qenë e mbijetuara e vetme e lojës së poshtër të babait të saj, një grua merr një ofertë nga një qënie e mbinatyrshme që të kthehet pas në kohë dhe ta provojë përsëri. Tani, ajo duhet të përjetojë natën më të keqe të jetës së saj, nëse do mundet t'i shpëtojë vëllezërit e motrën e saj nga dënimi i përcaktuar.
Një burg vertikal me një qeli për nivel. Dy persona për qeli. Një platformë ushqimore e vetme dhe dy minuta në ditë për t'u ushqyer nga lart poshtë. Një makth i pafund i bllokuar në Gropë.
Dymbëdhjetë të huaj zgjohen në një fushë të hapur. Ata nuk e dinë se ku janë, ose si kanë mbërritur atje. Gjithashtu nuk janë në dijeni që ata janë përzgjedhur (për një arsye mjaft specifike) për lojën e Gjuetisë.
Për të konstatuar situatën aktuale, një oficer i supozuar mjekësor dhe një ekip i GEO hyjnë brenda në ndërtesën e banuar dhe fatkeqe, tashmë të karantinuar.
Pasi organizon vetëvrasjen e tij, një shkencëtar i çmendur përdor fuqinë e tij për t'u bërë i padukshëm dhe për të përndjekur ish-të dashurën, Sesilian. Kur policia nuk pranon ta besojë historinë e saj, Sesilia vendos t'i marrë vetë gjërat në duar për t'u mbrojtur.
Një çift i ri planifikon një fundjavë larg qytetit me shpresën për të ndrequr lidhjen e tyre të paqëndrueshme. Por një fundjavë në pamje e pafajshme, kthehet në makth kur djali zbulon një videokasetë, e cila pëwrmban një vrasje të shumë viteve më parë, pikërisht në dhomën e tyre të hotelit.
Kur një familje e re zhvendoset në rezidencën Hilshajër, djali i traumatizuar, Xhudi, zbulon një kukull të quajtur Brams, që duket të jetë tërësisht e gjallë.
Kur njëri prej tyre humbet gruan dhe vajzën e tij në duart e një vrasësi serial, një skuadër që merret me gjueti fantazmash është e vendosur të kapi shpirtrat e të dashurve të tyre. Në këtë mënyrë shpirtrat e tyre më në fund mund të prehen në paqe. Por sa më shumë që skuadra kërkon në shtëpi, fantazmat bëhen më armiqësore dhe skuadra zbulon sekretet e vërteta të shtëpisë dhe vrasjes.
Një grua e re, shtëpiake, në dukje lumturisht e martuar, zhvillon një çrregullim psikologjik, të njohur si "pica" ose ndryshe, dëshira e pashmangshme për të konsumuar objekte apo materiale jo të ngrënshme.
Një psikiatre mjeko-ligjore zbulon se një prej pacientëve të saj, vuan nga probleme të shumta personaliteti. Fakti shqetësues është se të gjitha personalitetet e këtij njeriut duket se kanë qenë viktima të vrasjeve brutale...
Një çift të sapomartuarish blejnë një shtëpi të bukur me një sipërfaqe të madhe toke, vetëm për të zbuluar që njeriu të cilit ia kanë blerë refuzon të heqë dorë nga prona.
Një vit pas zhdukjes së mistershme të një vajze 8-vjeçare, ngjarje të çuditshme fillojnë t'i ndodhin familjarëve të saj. Shkëputje energjie, drita në qiell, qënie jo njerëzore, që duan të tregojnë çfarë?
Vite pasi një fatkeqësi shkatërron planetin dhe e kthen pjesën më të madhe të njerëzimit në kafshë të uritura në gjak, një udhëtar ndihmon një grup të mbijetuarish të shpëtojnë veten.
Një shkrimtare e re punësohet si asistente e shkrimtarit të saj të preferuar të romaneve horror. Ajo do ta gjejë veten si pjesë e një eksperimenti psikologjik të tmerrshëm i cili do të sjellë një fund tragjik për romanin e saj.
Një grup vajzash studente po përndiqen nga një i panjohur gjatë pushimeve të fundvitit. Kjo vazhdon derisa grupi i motrave të përbetuara zbulon se vrasësi është pjese e një komploti të fshehtë në universitet.
Pas vrasjes së familjes nga vetë i ati, një vajzë e re dërgohet të jetojë në një manastir. Por pas e ndjekin demonët që shkatërruan babanë e saj, duke rizgjuar makthin e së kaluarës.
KUPIDI - Fei, një nxënëse gjimnazi, që praktikon magjinë e zezë, thërret Kupidin, vrasësin e dashurisë, për t'u hakmarrë ndaj bashkëmoshatarëve, të cilët i punuan një rreng tmerrësisht turpërues.
Disa veteranë lufte bëhen bashkë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Gjërat marrin të tatëpjetën kur një vajzë hyn në bar dhe me vete mban "diçka"që i përket dikujt tjetër. Gjithë bari do të kthehet në një betejë të përgjakshme lufte, ku veteranëve do tu duhet të kujtojnë aftësitë e vjetra.
Një fermë e izoluar është goditur nga një meteorit i çuditshëm i cili ka pasoja apokaliptike dhe vdekjeprurëse për familjen që jeton atje dhe ndoshta për të gjithë botën.