Pasi ndërron trupin me një vrasës serial, një vajzë e re në shkollë të mesme zbulon se ka më pak se 24 orë kohw, para se ndryshimi të bëhet i përhershëm.
Dy vajza jetojnë në kohë të ndryshme.
Seo Jeoni jeton në të tashmen dhe Jong Suku jeton në të kaluarën.
Një telefonatë i lidh të dyja, dhe jeta e tyre ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.
Një çift së bashku me djalin e tyre 9-vjeçar, shpërngulen në një shtëpi të re pa e ditur që vendasit e quajnë atë "shtëpia e zërave". Djali i tyre, Eriku, është i pari që fillon të dëgjojë zhurmat e çuditshme në çdo vend të shtëpisë.
Josh Hutcherson, Dane Cook dhe Spencer Locke luajnë te DËNIMI, një komedi-horror adoleshentësh ku nxënësit vendas të Liqenit të Përhimët duhet të mbijetojnë vitin e tyre të fundit të shkollës së mesme. Pengesë në rrugën e tyre është Hirushja, një vrasëse filmash që duket se ka ardhur në jetë dhe po gjuan nxënësit e shkollës. Ndërsa koha kalon dhe trupat bëhen pirg, të dyshuarit përfshihen në një garë kundër kohës për ta ndaluar Hirushen dhe të shpëtojnë botën - vetëm nëse arrijnë të shpëtojnë nga DËNIMI.
Një adoleshente e paralizuar, që shkollohet në shtëpi, fillon të dyshojë me kalimin e kohës se nëna e saj obsesive po fsheh disa sekrete që nuk mund t’ia thotë kurrë askujt.
Bjeshkë madhështore, një liqen i qetë dhe tradhëti helmuese gllabërojnë një çift femrash të martuaraqë përpiqen të festojnë përvjetorin e tyre të parë.
Faye, një ish-aktore që humbet shikimin për shkak të një operacioni lazer sysh, lufton për të vendosur në vijë jetën e saj, ndërsa jeton vetëm në shtëpinë e saj të ëndrrave në Hollywood Hills. E shtyrë nga shoqja e saj Sofia, ajo fillon të hapet me Luk, një trajner personal që është memec dhe mund të komunikojë vetëm përmes telefonit të tij celular. Kur shfaqet një i panjohur i maskuar me emrin djali i bukur, Fej kupton se nuk është aq e vetme sa mendon.
Një përbindësh me emrin Leri shfaqet përmes pajisjeve telefonike dhe teknologjike. E vetmja gjë që kërkon është një mik të vërtetë. Preja e tij e radhës është një djalë autik, i cili gjithashtu kërkon një mik të vërtetë.
Një djalë nuk di të flasë me femrat. Shoku i tij e ndihmon të njihen me dy vajza të cilat janë dy motra që vrasin burra të cilat kërkojnë te sakrifikojnë një burrë të virgjër në mënyrë që të kthejne babanë e tyra nga të vdekurit.
Në prag të pensionit, një sipërmarrës për ceremoni varrimi, tregon disa nga historitë më të çuditshme, që ka hasur në karrierën e tij të gjatë. Por gjërat marrin një kthesë tjetër, kur ai mëson se historia e fundit - është e tija.
E torturuar nga halucinacione misterioze, një grua shtatzënë dyshon, se familja e të dashurit të saj të ndjerë, ka qëllime për fëmijën e saj ende të palindur.
Një çift refugjatësh bëjnë një arratisje tronditëse nga Sudani i Jugut i shkatërruar nga lufta, por më pas mes shumë vështirësive përpiqen të përshtaten me jetën e tyre të re në një qytet anglez, i cili ka një të keqe që fshihet nën sipërfaqe
Pesë mutantë të rinj, sapo zbuluan aftësitë e tyre ndërsa mbaheshin në një institucion sekret kundër vullnetit të tyre, luftojnë për t'i shpëtuar mëkateve të tyre të kaluara dhe për të shpëtuar veten
Tasya Vos, një vrasës elitar, i korporatave, merr kontrollin mbi trupat e njerëzve të tjerë duke përdorur teknologjinë e implantimit të trurit për të ekzekutuar objektiva të profilit të lartë.
Një largim romantik për dy të dashuruarit e kolegjit kthehet në një luftë për mbijetesë kur të ftuarit e papritur dhe mjedisi përreth shfaqin shenja të një infeksioni misterioz.
Duke udhëtuar me avion drejt Apalaçias rurale, një familje rrëzohet në një zonë të humbur. Ndërkohë që një pjesë e saj nuk dihet ku është, Markus T. Uds, kryefamiljar, zgjohet në papafingon e një çifti të moshuar magjistarësh. Ai dëshpërimisht përpiqet të shkëputet nga magjia që po i bëjnë dhe të shpëtojë familjen e tij nga një ritual i lig, para lindjes së Hënës së Përgjakur.
Një ish-bankier, gruaja e tij aktore dhe vajza e tyre rezervojnë pushime në një shtëpi moderne të izoluar në një fshatrat e Uellsit, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.