Një artiste shkon për të jetuar ne luginën Hudson me familjen e saj. Ajo fillon të dyshojë se martesa e saj ka diçka të fshehtë dhe të errët, gjë të cilën ajo e zbulon në shtëpinë e saj të re.
Në Venezuelë shpërthen një epidemi me një virus tërbimi, dhe një baba përpiqet të shpëtojë djalin e tij nga infektimi.Në Venezuelë shpërthen një epidemi me një virus tërbimi, dhe një baba përpiqet të shpëtojë djalin e tij nga infektimi.
Një infermiere që punon me orë të tëra shtesë kthehet në shtëpinë e saj për të gjetur një maniak që fshihet me një peng të rrahur keqas. Diçka e papritur ndodh dhe situata kthehet në një luftë të mirëfilltë mbijetese.
Sekretet e errëta të një spitali dalin në pah kur një infermiere e re fillon punën e saj aty dhe përballet më të fshehta të tmerrshme të fshehura në hijet e ndërtesës.
Një prift dhe një oficer policie po përpiqen të zgjidhinnjë sërë vetëvrasjesh misterioze.Ndërsa hetimi i tyre mbyllet,ata zbulojnë një krim tjetërme pasoja edhe më të largëta.
Një grup gjeologësh dhe një eksploruese shkojnë në Shukum Hills, një qytezë e humbur në malet Apalakia që është braktisur disa dekada më parë nga një zjarr misterioz në minierë.
Gjatë një stuhie të furishme dëbore, Stivi kthehet në shtëpinë e tij.
Kur ai ofron t'i shlyejë një borxh të vjetër një banakieri të thinjur, duke i treguar një histori,
ngjarjet e natës shumë shpejt kthehen në dyshime dhe identitete të dyfishta.
Një grup studentësh të diplomuar përjetuan më shumë se sa mendonin, duke kërkuar për legjendarin, Këmbëmadhi. Jo vetëm që ai është i vërtetë, por ka diçka edhe më të madhe që fshihet pas hijeve. Ajo është, Wendigo.
Një grua e trazuar në prag të divorcit kthehet në shtëpi tek motra e saj e vogël pas viteve të ndara. Por kur motra dhe kunati i saj tradhtojnë besimin e saj, ajo fillon një kryqëzatë të egër hakmarrjeje.
Një ekzorcist i sapo emëruar bashkohet me një prift fillestar, për ditën e tij të parë të trajnimit. Teksa hulumtojnë thellë për ferrin në tokë, kufinjtë mes të mirës dhe së keqes, zbehen, dhe vetë demonët e tyre, fillojnë të shfaqen...
Pesë pacientë të rrezikshëm, që vuajnë nga fobi ekstreme në një institucion testimi qeveritar, vihen në provën përfundimtare, nën mbikëqyrjen e një mjeku të çmendur dhe përpjekjen e tij për të armatosur frikën.
Një taksist social dhe i çuditshëm dhe një pasagjere e lodhur, mundohen të arrijnë në destinacionin e tyre, ndërsa bien pre e një kërcënimi të mbinatyrshëm.
Një burrë që specializohet në zbërthimin e dukurive paranormale kontrollon në dhomën përrallore 1408 në Hotel Dolphin. Shpejt pasi u vendos, ai përballet me një terror të vërtetë.
Kleirë dhe Ana janë dy motra besnike, që jetojnë së bashku. Kleira vuan nga disa kriza, ndërsa Ana, mes punës dhe të dashurit të saj, gjen kohën të kujdeset për të. Megjithatë, kur Kleira fillon të ketë vegime, Ana e ka të vështirë ta besojë. Por vegimet përkeqësohen dhe shëndeti mendor i Kleirës vihet në dyshim, kur ajo gabimisht sulmon Anën, duke menduar se ishte një prej fantazmave...
Një adoleshente e arratisur merr pjesë në një studim të gjumit,
që bëhet një makth në thellësitë e mendjes së saj
dhe një ekzaminim i frikshëm i fuqisë së ëndrrave.
Rikthehet kukulla terrorizuese Çaki, që pushtuar nga shpirti i një vrasësi famëkeq serial! Kur një pako misterioze mbërrin në shtëpinë e Nikës, ajo nuk e vret shumë mendjen. Megjithatë, pas vdekjes misterioze të mamasë së saj, Nika fillon të dyshojë se kukulla kokëkuqe që flet me të cilën ka luajtur mbesa e saj mund të jetë fajtore për gjakderdhjen dhe kaosin. Kthimi i lodrës së preferuar të Amerikës, përsëri me zërin e Brad Dourif, është plot me emocione dhe drithërima të përgjakura.
Në mbrëmjen e diplomimit, një grup miqsh që nga fëmijëria, marrin të njëjtin mesazh në telefon: “Pas tre ditësh, do të vdesësh”. Ata mendojnë se është një shaka pa kripë, derisa njëri prej tyre, gjendet i vdekur në liqen.
Një biznesmene e pamëshirshme rrëmben gra të reja si pjesë e një eksperimenti të tmerrshëm biologjik për të përmbysur procesin e plakjes. Kur Mia shkon për të hetuar, ajo e gjen veten të bllokuar, të markuar dhe të torturuar në një laborator mjekësor nëntokësor.