Zhenya vuan nga të qenit e dashuruar me burrin e saj që e ka lënë. Ajo vendos ta rikthejë atë duke bërë një magji të quajtur "Dasma e Zezë", që është një ritual magjik i njohur për fuqinë e tij të madhe dhe pakthyeshmërinë. Pas ritualit, burri i saj kthehet, por dashuria e tij bëhet më shumë si një mani. Ai madje është gati të vrasë Zhenyan, në mënyrë që të mos ia japë askujt. Kur burri i çmendur vdes, magjia nuk ndalet, sepse as vdekja nuk i ndan ata që u fejuan nga demoni i dasmës së zezë.
Një grua me një sëmundje misterioze kalon një tmerr kur nxjerr në pah anën e saj të rrezikshme teksa një grup terroristësh rrëmbejnë avionin dhe e marrin nën kontroll gjatë një fluturimi transatlantik natën.
See-jin, një grua e re që jeton në një apartament të vjetër në një periferi të Seulit, zbavitet duke përgjuar dritaret e komshinjve të saj. Një ditë, ajo vëren se dritat e disa prej këtyre apartamenteve fiken në të njëjtën kohë. Ajo fillon të dyshojë se kjo ka lidhje me një seri vdekjesh misterioze në lagje. Ajo përfshihet gjithnjë e më thellë ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin.
Një grua merret peng dhe lidhet me pranga me bashkëshortin e saj të vdekur si pjesë e planit të tij hakmarrës. E pamundur që të lirohet, ajo duhet të gjejë një rrugëzgjidhje për të mbijetuar teksa vijnë edhe dy vrasës për ta vrarë.
Një endacak i vetmuar që vuan nga humbja e pjesshme e kujtesës pranon një punë për t'u kujdesur për një grua me probleme psikologjike në një shtëpi të braktisur në një ishull të izoluar.
Shejdisajd, 1978. Shkolla ka mbaruar dhe aktivitetet në kampin "Krahët e Natës" janë gati të fillojnë. Por, kur një tjetër anëtar i Shejdisajdërit pushtohet nga dëshira për të vrarë, argëtimi nën rrezet e diellit kthehet në një luftë të tmerrshme për mbijetesë.
Një vajzë e re, puna e të cilës është të censurojë filmat më të dhunshëm horror, fillon të ngatërrojë fantazinë me realitetin kur një nga filma që shikon i ngjall kujtimet për zhdukjen e motrës së saj të vogël.
Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
Një grua e re mbahet e zënë rob në një institucion mjekësor nëntokësor, ku individët e përzgjedhur gjymtohen dhe më pas shërohen duke përdorur një serum të fshehtë.
Një detektiv dhe një mjek bashkëpunojnë për të gjetur një vrasës në rrugët e Londrës së epokës viktoriane, por njeri prej tyre ka një sekret vdekjeprurës.
Një rojtar i lënduar i pyjeve në një mision rutinë shpëtohet nga dy mbijetesa jashtë rrjetit. Ajo që fillimisht është një shpëtim i mirëpritur bëhet më e dyshimtë ndërsa djali dhe babai i tij renegat zbulojnë një devotshmëri fetare ndaj pyllit.
U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
'Bad Hair' tregon historinë e Ana Bludso, një vajzë e thjeshtë që luton të arrijë majat.
Por edhe pse ka inteligjencën, nuk ka pamjen e duhur. A do mundet Ana të ndryshoj pamjen por pa harruar
indetitetin e saj të vërtetë?
Kur një palë xhinse të magjepsura fillojnë të vrasin stafin e një dyqani mode, i mbetet Libit, një shitëseje të re idealiste, të kuptojë arsyen dhe të ndalë tërbimin e tyre gjakatar.