Një thriller psikologjik që flet për shtatë miq që bashkohen për një fundjavë pas disa vitesh me shumë pak ose aspak kontakt. Ata janë ftohur, kanë vazhduar me jetën e tyre. Por sekretet e së kaluarës janë kthyer për t'i përndjekur, këtë herë me një kërcënim shumë real, gati për t’u ekspozuar në çdo moment.
Dy vëllezër Vibhooti dhe Chiraunji, tantrikë, që meren me gjuetinë dhe zhdukjen e fantazmave për para, u caktohet një detyrë në një fshat të largët ku përballen me një fantazëm Kichkandi.
Një mama e vetme zhvendoset në një fshat irlandez me djalin e saj. Ajo nis të dyshojë se ai nuk mund të jetë djali i saj dhe frika rritet për shkak të disa ngjarjeve të frikshme dhe misterioze që lidhen me një gropë në pyllin afër shtëpisë së tyre.
Leah,10, jeton në një famull të madh, plotë me shpirtra dhe I varfër. Ditën që shtëpia është e mbushur me njerëz; natën është errësirë, bosh, një hapësirë për makthet e Leahs të futen brenda. Një vizitore e vogël, nate I sjell Leahs ngushëllim, por para se ajo të kuptojë se vizitorja e saj e vogël të ofrojë dije që mund të jenë shumë, shumë të rrezikshme.
Në ditët e sotme, një dekadë pasi kullat e fundit të Kabrinit u rrëzuan, AntonI dhe partnerja i tij transferohen në një papafingo, në Kabrinin e transformuar. Një takim i rastësishëm me dikë, ekspozon Antonin ndaj historisë së vërtetë të Njeriut të Karameleve. I nxitur për të përdorur këto detaje makabre si frymëzim për piktura, ai pa vetëdije hap deren e një të kaluare komplekse që lëshon një valë të tmerrshme dhune.
Kristina, një gazetare me origjinë meksikane, udhëton në shtëpinë
e paraardhësve të saj në Veracruz për të hetuar një histori të
magjisë dhe shërimit. Atje, ajo rrëmbehet nga një grup vendasish
që pretendojnë se ajo ka një demon brenda vetes.
Medison është e paralizuar nga vizionet shokuese të vrasjeve tmerruese, dhe torturimi I saj përkeqësohet teksa zbulon që këto ëndrra janë në fakt realitete tmerruese.
Një ish-veteran lufte përpiqet të jetojë një jetë të qetë, por e gjitha kthehet përmbys kur një grup kriminelësh përpiqen të rrëmbejnë vajzën e tij të adoptuar.
“Shoqëria e ujqërve ëhtë më e mirë se e njeriut.” Një herë e një kohë gruaja takoi burrin.
Gruaja kërcen me burrin. Burri puth gruan. Burri mbërthen gruan. Gruaja arratiset nga burri. Burri përndjek gruan… S’ka asgjë të re, apo ka?
Biznesi i një nëne beqare në një fermë karkalecash nuk po shkon aq mirë. Ajo zbuloi rastësisht se gjaku i bën ata të lulëzojnë dhe bën çmos për të fshehur sekretin e saj.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
U RREGULLUA! Dëshpërimi bën që një çift të ndërmarr një pakt me djallin dhe të rrëmbejnë një grua të re më qëllimin për të rikjtyer në jetë nipin e tyre, por ujdit me djallin nuk janë asnjë ashtu siç duken.