Në ditëlindjen e saj të 50-të, një aktore e kthyer në trajnere fitnesi i ofrohet një "substancë" për të nxjerrë një version të përmirësuar të vetes, duke qenë se famës së saj po i vinte fundi. Kjo substancë riprodhon qelizat dhe krijon dy versione që duhen ndërruar çdo shtatë ditë. Por çfarë do ndodhë kur versioni i saj i përmirësuar të mos i bindet rregullave?
Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Një grua e re shtatzanë kërkon strehim në një manastir për t'u kujdesur për të deri sa të lindë fëmijën. Por gjëra të errëta fillojnë të ndodhin dhe e bëjnë atë të dojë të arratiset. Por sa e mundur do jetë kjo?
Kolonizatorët e hapësirës përballen me formën më të tmerrshme të jetës në Univers, ndërsa përpiqen të gjejnë shpëtim në thellësi të një stacioni hapësinor të braktisur.
Teksa një e keqe pushton botën përtej derës së tyre, mbrojtja e vetme për një nënë dhe djemtë e saj binjakë është shtëpia e tyre dhe lidhja mbrojtëse e familjes.
Pas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen
në shtëpi në Lumin Dimëror. Lidia has vështirësi në komunikimin me të bijën,
e cila i kërkon të flasë me të atin e vdekur. Ende e përhumbur nga Bitëllxhusi,
jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente,
Astridi, hap aksidentalisht Portalin për jetën e përtejme. Astridi bën një ujdi për të shkëmbyer jetën e saj me
jetën e një të vdekuri, por pa dijeninë e saj. A do ia dalë Lidia të shpëtojë të bijën?
Djali djall dhe një agjentëtfillestar B.P.R.D.dërgohen në vitet 1950 në Appalachians, ku ata zbulojnë një komunitet të largët të dominuar nga shtrigat dhe të udhëhequr nga demoni i keq vendas, Njeriu i Shtrembër.
Një shkrimtar kthehet në qytetin e tij të lindjes, Jerusalem Lot, për të kërkuar frymëzim për librin e tij të ri,
por zbulon se banorët e qytetit po sulmohen nga një vampir i etur për gjak.
Një seri vrasjesh të një qyteti të vogël mbërrijnë në derën e një restoranti rural, ku një kameriere e re duhet të luftojë për jetën e saj gjatë një nate tepër të gjatë.
Pasi një udhëheqës misterioz imponon ligjin e tij në një sistem brutal burgimi me qeli vertikale, një e burgosur e re, e sapoardhur lufton kundër një metode të dyshimtë të shpërndarjes së ushqimit.
Disa minatorë duhet të shoqërojnë poshtë në minierë një profesor për të marrë disa kampione, por gjetja e një varri të lashtë, zgjon nga gjumi shekullor një krijesë gjakatare që ka në plan të shkatërrojë botën.
Familja e Kërtisit është zgjedhur për të testuar një pajisje të re në shtëpi:
një asistente digjitale të quajtur AJA. AJA mëson sjelljet e familjes dhe fillon të parashikojë nevojat e tyre.
Dhe ajo do të sigurohet që asgjë dhe askush të mos e pengojë familjen e saj.
Një familje që jeton në një shtëpi në Indiana, zbulon disa ndodhi të çuditshme dhe djallëzore që i bind ata dhe komunitetin përreth, që ajo shtëpi është një portal ferri.
Në një kasolle thellë në pyll, një fundjavë gjuetie kthehet në kaos dhe në luftë për mbijetesë, kur një tufë ujqërsh sulmojnë një burrë, shoqen e tij më të mirë dhe të fejuarin e saj.
Në një të ardhme të afërt, Necropolisi është një qytet i mbipopulluar nga zombi të quajtur si "Të gjallët e dëmtuar" dhe tri shokë të ngushtë përpiqen të përfitojnë nga kjo gjendje kaotike për të fituar sa më shumë para.
Agjentja e FBI-së, Li Harker, caktohet në një rast të pazgjidhur të vrasësit serial që merr një kthesë të papritur, duke zbuluar prova të magjisë. Harker zbulon një lidhje personale me vrasësin dhe duhet ta ndalojë atë përpara se të godasë përsëri.
Në një fshat të vogël anglez të shekullit XVI, gruaja e pafajshme e një farkëtari akuzohet padrejtësisht për shtrigëri dhe farkëtarit i duhet të gjejë shtrigën e vërtetë për të shpëtuar gruan.