Një inxhiniere robotike e një kompanie lodrash përdor inteligjencën artificiale për të krijuar Meganin,
një kukull e programuar për tu lidhur emocionalisht me mbesën e saj.
Por kur programimi i kukullës funksionon shumë mirë, ajo bëhet tepër mbrojtëse ndaj shoqes së saj të re,
gjë që sjell pasoja të tmerrshme.
Pas një grabitje në dyqan që shkon keq, grabitësit vendosin të fshihen në një shtëpi fshati, derisa të qetësohen gjërat, pa e ditur se aty i priste diçka shumë më tepër kërcënuese.
Dy shoqe kolegji vendosin ta kalojnë bashkë karantinën në një shtëpi buzë liqenit, por përndiqen nga një person i maskuar që tenton t'i vrasë për shkaqe që ato nuk i dinë.
Një detektiv i lodhur nga bota punësohet për të hetuar vrasjen e një kadeti të West Point. I penguar nga kodi i heshtjes së kadetëve, për zbardhjen e çështjes bashkëpunon me një prej tyre që do ta njihnin si Edgar Allan Poe.
Një grua e moshuar që lufton me sëmundjen e Alzheimerit pranon të lejojë një ekip filmimi të dokumentojë gjendjen e saj, por ajo që ata zbulojnë është diçka shumë më e keqe që po ndodh.
Një çift i ri udhëton në një ishull të largët për të ngrënë në një restorant ekskluziv ku shefi i kuzhinës ka përgatitur një menu luksoze, me disa surpriza tronditëse.
Një stiliste po vuan nga një sëmundje misterioze që shqetëson mjekët e saj dhe acaron burrin e saj, derisa ndihma arrin në formën e një kujdestareje Filipineze, e cila përdor shërimin tradicional popullor për të zbuluar një të vërtetë të tmerrshme.
Dramatizon përpjekjet e një familjeje bashkëkohore amerikane
për t'u marrë me konfliktet e zakonshme të jetës së përditshme
duke u përballur me misteret universale të dashurisë, vdekjes dhe mundësisë së lumturisë në një botë të pasigurt.
Pasi guvernatori lëshon një urdhër ekzekutiv për të arrestuar fëmijët e emigrantëve të paligjshëm, të rinjve të sapo arrestuar u ofrohet një mundësi për t'u hequr akuzat duke u bërë vullnetarë për t'u kujdesur për të moshuarit.
Ish komandati Kang Do-jong nderohet si një hero kombëtar, por ai është torturuar nga një tragjedi nëndetëse. Ai merr një telefonatë të fshehtë për një bombë të vendosur në një stadium futbolli që do të shpërthejë kur zhurma e turmës arrin një decibel të caktuar. Pas një shpëtimi heroik, terroristi synon gruan dhe vajzën e Do-jong ndërsa disa sekrete të errëta fillojnë të rishfaqen.
Një vrasës serial sjell një viktimë të re që nuk dyshon në një arratisje fundjave për të shtuar një trup tjetër
në numrin e tij gjithnjë në rritje. Ajo po mashtrohet nga hijeshitë e tij të rreme dhe ai dëshiron gjak. Çfarë mund të shkojë keq?
Dadoja emigrante Aisha, përballet me një jetë të re në qytetin e New York-ut ndërsa kujdeset për fëmijën e një familjeje të pasur, detyrohet të përballet me një të vërtetë të fshehur që kërcënon të shkatërrojë ëndrrën e saj të pasigurt amerikane.
Njëzetë vite pas zhdukjes së vajzës së saj, një ish alkolike po përgatitet të organizoje një festë Krishtlindjesh për familjen e saj, kur ish-kunati i saj vjen papritmazi , duke sjellur dhurata nostalgjike por dhe sekrete të mëdha.
Mes një vajze që kërkon nënën dhe një djali endacak, lind një dashuri e pastër, teksa ndërmarrin një udhëtim të gjatë nëpër gjithë vendin. Megjithatë, e shkuara dhe e tashmja e tyre prej kanibalësh janë më të tmerrshme se shpresa për një jetë të qetë.
Kur Xhoni dhe Levi dëshmuan diçka të mbinatyrshme në apartamentin e tyre,menduan se do bëheshin të famshëm dhe jeta e tyre do ndryshonte nëse do bënin një dokumentar për ngjarjen.
Një vajzë adoleshente është e bindur se i dashuri i ri i nënës së saj është vrasësi serial që terrorizon qytetin dhe nuk do të ndalet para asgjëje për ta vërtetuar këtë.
Një stiliste e lojës në arrati nga vrasësit duhet të luajë krijimin e saj më të fundit të realitetit virtual me një praktikant marketingu për të përcaktuar nëse loja është dëmtuar.
Është Vigjilje Krishtlindjesh,Tori do të festojë dhe të dehet,por kur një Santa Klaus robotik nga një dyqan lodrash i afërt ka virus dhe fillon të vrasë njerëzit në qytet,ajo do të detyrohet të luftojë për mbijetesë.
Në 1918, një vajzë e re që është në prag të çmendurisë ndjek udhën e tu bërit një yll kinemaje, në një tentativë të dëshpëruar për ti shpëtuar izolimit dhe mërzisë së të jetuarit me prindërit e saj në një fermë.