Ukrainë, 1918. Ndërsa një ushtri Bolshevike rreth 4.000 burrash, e komanduar nga gjenerali Muraviov, përparon drejt Kievit, me synimin për të pushtuar qytetin. Një njësi e vogël ukrainase prej 400 ushtarësh që rreth 300 prej të cilëve ishin studentë, rezistojnë pranë stacioni të Krutit. Tërbohet përplasja mes forcave të kundërta dhe atyre të pabarabarta, me furi të tmerrshme. Të rinjtë, si ushtarët spartanë, sakrifikojnë veten në një luftë kundër agresorëve.
Janë muajt e fundit të luftës 20-vjeçare të Amerikës në Afganistan. Një gjeneral i ri afgan dhe trupat e tij mbrojnë atdheun, pasi Bideni jep urdhër që forcat e operacioneve speciale të SHBA-së të tërhiqen nga Afganistani...
Shin është një djalosh që ëndërron të bëhet gjenerali i madh i botës. I cili luftoi me trimëri kundër dinastisë Wei. Mbreti Ying Zheng pas fitores së luftës ka si qëllim bashkimin e gjithë dinastive.
Reporteret e New York Times Megan Toui dhe Xhodi Kantor hetojnë disa histori të rëndësishme të një gjenerate të tërë- histori të cilat ndezin një lëvizje dhe shkatërrojnë dekada heshtje kundrejt temës së abuzimit seksual në Hollivud.
E përhumbur nga e kaluara e saj, një këngëtare e talentuar me një karrierë në rritje përballon presionin e suksesit, përbuzjen e një nëne dhe zërat e dyshimit brenda saj.
Një grua e martuar me një shtatzëni të padëshiruar jeton në një kohë ku në Amerikë nuk mund të bëjë një abort të ligjshëm dhe punon me një grup grash në periferi për të gjetur ndihmë.
I vendosur në Fazën e Dytë Ofensive të luftës koreane,”Beteja në liqenin Changjin”, tregon një përrallë historike: 71 vjet më parë,Ushtria e Njerëzve Vullnetarë hyn në Korenë e Veriut për betejë. Në kushtet ekstreme të të ftohtit,trupat në Frontin Lindor luftuan armikun në Liqenin Changjin me vullnet të hekurt. Beteja ishte një pikë kthese në Luftën Koreane dhe demostroi kurajon e Ushtrisë Vullnetare.
Një epikë historike e frymëzuar nga ngjarje të vërteta që ndodhën në Mbretërinë e Dahomey-it, një nga shtetet më të fuqishme të Afrikës në shekujt 18 dhe 19.
Gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, snajperi i fundit i mbijetuar
i një njësie sovjetike dërgohet në një mision vetëvrasës për të thyer një fortesë gjermane
në mënyrë që të shpëtojë shokët e tij ushtarë.
1402. Mbretëresha Margrete po sundon Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën përmes djalit të saj të birësuar, Erik. Por, pasi bëhet një komplot, Margrete e gjen veten në një dilemë të pamundur që mund të shkatërrojë veprën e saj të jetës: Unionin Kalmar.
Dramë rreth zhvillimit të teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit dhe marrëdhënies së Ajnshtajnit me shkencëtarin britanik Sir Arthur Eddington,
fizikani i parë që provoi eksperimentalisht idetë e tij.
Në shtator të vitit 2012 militantë islamikë sulmojnë konsullatën amerikane në Libi, ku vritet ambasadori Stivens. Që nga ky moment, ushtarët dhe personeli do të luftojnë për 13 orë të gjata për të shpëtuar nga vdekja. Bazuar në histori të vërtetë.
Nga një takim krejt rastësor në një grindje tragjike, lidhja e jashtëzakonshme mes Malkolm X-it dhe Muhamed Alisë vihet nën presionin e peshës së mosbesimit dhe idealeve të ndryshme...
Një film biografik që përshkruan 2 dekadat që kaloi revolucionari Sikh nga Punxhabi Udham Singh duke planifikuar vrasjen e njeriut përgjegjës për masakrën e Jallianwala Bagh.
Në Amerikën e pasluftës civile, kur një ushtar i Unionit supozohet i vdekur, fëmijët e tij i dërgojnë gabimisht në Trenin e Jetimëve. Kjo është një histori e perëndimit të egër, të njerëzve që bashkohen për të mirën më të madhe dhe fëmijëve të detyruar të rriten shpejt.
NASA duhet të hartojë një strategji për të kthyer shëndoshë e mirë në Tokë anijen Apollo 13, pasi ajo pëson dëmtime masive duke vënë në rrezik jetët e tre astronautëve në bord.