Historia flet për psikologun Uilliam Molton Marson dhe marrëdhënien e tij shumëpalëshe me gruan dhe të dashurën e tij që frymëzojnë krijimin e super heroinës Gruaja e Mrekullive.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.
Historia e Mark Felt i cili nën nofkën ''Informatori'' ndihmoi gazetarët Bob Uduard dhe Karl Bernstein të
zbulonin skandalin e Uatergeit në vitin 1972.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta. Erno Blaskoviç humbi gjithçka pas revolucionit hungarez të 1848-ës. Kincsem, një kalë mahnitës, i jep kuptim jetës së tij të shkatërruar. Ernos i jepet mundësia të marrë gjithçka që ka dashur: hakmarrjen, dashurinë dhe famën.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Abdul Karimi vjen nga India për të marrë pjesë në jubileun e artë të Mbretëreshës Viktoria. Çuditërisht, të dy krijojnë një marrëdhënie të ngrohtë dhe aleancë të fortë, që familja mbretërore përpiqet ta shkatërrojë. Ndërsa miqësia e tyre thellohet, mbretëresha fillon ta shohë botën me sytë e gëzimit, që e kishte humbur prej kohësh…
Bazuar në një ngjarje të vërtetë
Revolta për demokraci e qytetit të Guang-Zhusë së Koresë së Veriut parë nga këndvështrimi i gazetarit gjerman Hinzpiter dhe taksistit të tij.
Dramë e bazuar në fakte të ndodhura gjatë trazirave të Detroitit në vitin 1967 në të cilat një grup policësh jo të ndershëm iu përgjigjën një ankese me ndëshkim nga mendja e tyre dhe jo me drejtësi.
"ISHIM USHTARE" : Historia e betejës së parë masive ne fazën amerikane te Luftës së Vietnamit dhe e ushtarëve që e luftuan në të dy anët. Ndërkohë, gratë e tyre prisnin me ankth në shtëpi per lajmin e mire apo lajmin e keq.
Rusi, fundi i shekullit të 10-të. Pas vdekjes së të atit, princi i ri, Vladimiri i Novgorodit, detyrohet të mërgojë larg shtëpisë së tij, nëpër Detin e Ngrirë.
Historia e vërtetë e jetës së Paul Rusesabagina, menaxheri i hoteleve që strehoi mbi një mijë refugjatë gjatë luftës së tyre ndaj ushtrisë së Hutu-së në Ruandë.
Një film mbi ngjarjet e 11 shtatorit. "United 93" falë shpirtit heroik të pasagjerëve ishte i vetmi nga katër avionët e rrëmbyer që nuk e goditi shënjestrën.
Gjatë shekullit të 16, piratët japonezë zbarkuan në vijën bregdetare kineze. Më 1557, piratët pushtuan Cengang në Zhejiang. Pas shumë muajve me përpjekje të kota, Komandant Yu i mund nën udhëheqjen e Gjeneralit të famshëm Ki. Megjithatë, piratët ia dalin të arratisen.
Tre turistë amerikanë ndjekin një hartë misterioze në drejt një xhungle në Japoni në kërkim të një tempulli antik.
Kur shpirtrat u zënë kurth, aventura e tyre kthehet në një mankth të tmerrshëm...
Kur ambasada iraniane në Londër sulmohet nga njerëz të armatosur, i takon një grupi ushtarësh shumë të trajnuar të përgatiten për një bastisje si asnjë lloj tjetër.
Ky film është frymëzuar nga ngjarjet e vërteta, në vitin 1939 ndodhi vala e fundit e emigracionit nga
Afrika e Veriut, për t'i ikur varfërisë, punëtoret nga Algjeria dhe Maroku u tërhoqën ne Paris
për të punuar neper fabrika dhe neper kanotierë ndërtimor, lufta dhe pushtimi Gjerman i
dhanë fund këti emigrimi, shumica u kthyen ne shtepi dhe shume pak veta mbeten pas të papune
dhe të pa shprese, ne Parisin e pushtuar...