Bazuar në katastrofën e vitit 2000, kur në nëndetësen “Kursk” K-141 vdiqën 118 marinarë rusë. Nëndetësja u mbyt gjatë një stërvitjeje detare ruse në Detin Barent, pas shpërthimeve brenda saj. Njëzet e tre marinarë mbijetuan pas përplasjes dhe pritën me dëshpërim ndihmë, ndërsa oksigjeni i tyre shteronte minutë pas minute.
Ngjarjet e vërteta në jetën e Francisko Bosit, një fotograf i shtypit spanjoll, i cili në fillim të Luftës së Dytë Botërore u dërgua në kampin famëkeq të përqendrimit Mauthauzen. Nëpërmjet një kthese të çuditshme ngjarjesh, Bosi bëhet i besuari i një oficeri SS i cili po dokumenton vdekjen e të burgosurve në kamp...
Historia e ekipit të Nottingham Forest që bëri histori, duke fituar Kupën Evropiane në vitet 1979 dhe 1980, të udhëhequr nga trajneri Brian Cloughu dhe asistenti i tij Peter Taylori.
Mbretëresha e Francës Mary Stuart 18 vjeçe, sfidon presionin për t'u rimartuar. Ajo kthehet në Skoci, në vendlindjen e saj për të kërkuar fronin e saj të ligjshëm. Megjithatë, Skocia dhe Anglia janë në sundimin e Elizabetës I. Rivale në pushtet dhe në dashuri, regjente femra në një botë mashkullore, të dyja duhet të vendosin se si të luajnë ndeshjen e martesës kundrejt pavarësisë.
Bazuar në histori të vërtetë. Fushata presidenciale e senatorit Amerikan Geri Hart në 1988 merr një rrjedhë tjetër kur ai kapet mat në një lidhje dashuriejashtëmartesore.
Në momentet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar i ri gjerman që lufton për mbijetesë, gjen një uniformë të kapitenit nazist. Duke u paraqitur si një oficer, ai shpejt merr identitetin monstruoz të autorëve nga të cilët po përpiqet të shpëtojë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një artiste 16-vjeçare lituaneze dhe familja e saj dëbohen në Siberi, ndërsa Stalini brutalisht shkatërron rajonin e Balltikut. Jeta në internim i vë ata përballë vuajtjesh, mes të cilave, qëndron edhe një ushtarak ruso-ukrainas...
Roja perandorake dhe tre miqtë e tij tradhtarë të fëmijërisë, të urdhëruar për ta ndjekur, varrosen aksidentalisht dhe mbahen të ngrirë në kohë. Pas 400 vjetëve shkrihen për të vazhduar betejën që lanë pas. A mund ta ndryshojë njeriu fatin e tij, kur ka në dorë një rruzull kohor magjik?
Një vështrim në jetën e astronautit, Neil Armstrong dhe misionin legjendar hapësinor që e bëri atë të bëhet, njeriu i parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.
Pasi martohet në Paris, jeta e Koletës nga fshati, ndryshon rrënjësisht. Ajo njihet me shoqërinë e lartë dhe pranon të shkruajë një roman që botohet nën autorësinë e bashkëshortit të saj batakçi. Suksesi, e frymëzon atë për të kapërcyer kufizimet shoqërore të shekullit të 20-të.
Në vitin 1987, Koreja është nën një regjim shtypës ushtarak. Marrja në pyetje e paligjshme dhe vdekja e një studenti ndezin qytetarët e thjeshtë për të luftuar për të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi.
Një histori e sulmit më të rëndë terrorist që ka pësuar Norvegjia, në të cilin u vranë mbi 70 njerëz. "22 Korriku" na tregon për vetë fatkeqësinë, të mbijetuarit, sistemin politik të Norvegjisë, si edhe për avokatët që punuan me këtë çështje të tmerrshme.
Filmi Hakmarrja e Bardhë tregon historinë e dy vëllezërve që pretendojnë për titull gjatë rënies së dinastisë Kin, që sundonte Kinën në vitet 201-206 BC. Ndërkohë që rebelët ngriheshin, qytetet binin në kaos.
Një film historik rreth rrethimit të kullës së Ansit dhe betejës epike tetëdhjetë e tetë ditore që Yang Manchuni dhe trupat e tij Goguryeo luftuan kundër 500,000 pushtuesve të dinastisë Tang.
E vendosur në periudhën e tre mbretërive kineze, historia fokusohet te Cao Cao në moshë të vjetër, duke eksploruar fushat e taktikave ushtarake, dashurinë dhe marrëdhëniet midis babait dhe djalit.
Në shtratin e vdekjes, mbreti në fuqi shpall si trashëgimtar të fronit një person që nuk e pristeasnjë njeri.Mbreti i ri i Semigalisë, duhet të gjej forcën përtë bashkuar fiset e mbretërisë, kundër kryqëzatave të dhunshme që rrezikojnë lirinë e tyre.
Në këtë film Idris Elba nominohet si aktori më më i mirë në një film dramë! Ky film tregon aventurën e Nelson Mandelës nga fëmijëria, deri në inaugurimin e tij si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.